Beqir Elshani: Akrobacioni politik
1. KUSHTRIMI
Duhet me u bashku krejt populli për fitoren e lirisë! – tha veterani i UÇK-së.
Pse, a nuk jemi të lirë, ne po hamë biskota të Serbisë dhe pufka të Turqisë, e ti flet për lirinë, – ndërhyri miku i tij me ironi.
2. AKROBACIONI
Çka domethënë shprehja “akrobacion politik”? – e pyetën analistin politik.
Akrobacion politike është kur në fillim vëllait ia dëshiron burgosjen, pastaj dëshiron të lirohet prej burgut, – u përgjigj analisti politik.
3. LAJMI KROAT
Qysh mund të dallosh lajmin kroat me lajmin serb? – njëri mikun e tij.
Shumë lehtë, nëse lajmi e lavdëron luftën çlirimtare të Ukrainës, është lajm kroat, nëse e lavdëron pushtimin rus në Ukrainë, është lajm serb, – u përgjigj i dyti.
4. SHKOLLA ME DRITARE
Kur një besimtar i flaktë që nuk dihet se cilës fe i përkiste, filloristin e pyeti se a më e bukur kisha apo xhamia, fëmija i zgjuar u përgjigj: – Më e bukur është shkolla me shumë dritare!
5. AKADEMIA E ÇMENDISË
Ku gjendet Akademia e Shkencave Serbe? – e pyeti njëri mikun e tij.
Ç’të duhet, mund të ngulfatesh me rrenat e tyre tradicionale, – u përgjigj i dyti.
Dëshiroj të di për baballarët e tyre filozofë, siç janë Sokrati, Platoni dhe Aristoteli me gjithë Lekën e Madh!
Kuku, ç’na gjeti, Akademia Serbe dijetarët e vjetër po i kapërdin si macja minjtë, – ia ktheu i dyti me shqetësim.
6. FARAONËT
A di të më përgjigjesh, çfarë gjuhe kanë folur faraonët në Egjiptin e vjetër? – e pyeti arsimtari i historisë studentin.
Serbishten, i nderuari profesor, – u përgjigj studenti.
Të lumtë, kështu mësohet historia jonë e shenjtë! – e miratoi arsimtari shovinist.
7. UDBASHËT
A besoni që Kosova në ish-Jugosllavi i ka pasur mbi 70.000 udbashë? – e pyeti gazetari veteranin e Drenicës.
Edhe po të kishin qenë 700 janë shumë, jo më 70.000… – u përgjigj veterani i Drenicës.
E tmerrshme, më shumë ka pasur udbashë, se mësues, – shtoi i pari.
8. VËRSHIMI
Zot, shiko ç’na bëri Albin Kurti, tërë vendin e vërshoi shiu, na e mori bukën me gjithë shtëpi, – u ankuan banorët para Zotit.
Jo, jo, nuk e bëri Albin Kurti, e bënë bacat e tij, që prej dy dekada vitesh e kanë mjelë Kosovën duke varfëruar popullin e shkretë, tani do t’i duroni pasojat, – e qortoi Zoti që i kuptonte hallet e popullit.
9. DITA ME NATËN
A kanë dallim dita me natën? – e pyeti njëri mikun e tij.
Patjetër, ditën mund të dallohet diplomacia e zezë, ndërsa natën… dallohet diplomacia e bardhë, – ia ktheu me ironi i dyti.
10. OTHELLO
Dimal, kush e vrau Desdemonën? – e pyeti nxënësin mësuesja e anglishtes pas leximit të dramës.
Nuk e di, mësuese, ishin vetëm në dhomën e tyre, – tha nxënësi në vend se të thoshte që e ka vrarë Othello.
11. NUMRI I PJATAVE
Gjatë larjes së 98 enëve në kuzhinë, i thyen tri pjata, sa pjata të mbesin? – ishte pyetja e shefit të komisionit, që ia parashtroi kandidatit për punësim.
Unë jam i kujdesshëm, asnjë pjatë nuk e thyej, – përgjigjet kandidati, pasi që ishte i dobët në matematikë.
12. MESOBURRI
Tani jam profesor, diplomova në histori-gjeografi, – tha një mesoburrë.
Çfarë pyetje të ranë në diplomim? – e pyeti miku kolegu i tij kureshtar.
Në pyetjen cila luftë botërore është më e vjetër – e para apo e dyta, u përgjigja për Luftën e Parë Botërore”, ndërsa në pyetjen se në cilën anë lind dielli, unë u përgjigja që dielli lind në anën lindore dhe perëndon në anën perëndimore, – kështu tregoi “profesori”.
Nuk do të ishte keq që edhe gjyshi yt të bëhet profesor, – ia ktheu me ironi miku i tij.
13. QORTIMI
Kërkoj një zdrukthëtar të ri, – u tha shefi ndërtimtarëve kur e pa një punëtor duke sharruar dërrasën së prapthi, prej nga mund të thyente qafën.
Zoti drejtor, nuk kemi nevojë për punëtorë tjerë, – kundërshtuan ndërtimtarët.
Po qe se punoni sikur Nastradini, do ta shkatërroni kompaninë ndërtimore, – i qortoi shefi.
14. ANALFABETI
Si bënë e kundërta e lajmit opozitar “Ata që e kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje, janë analfabetë”? – e pyeti arsimtari nxënësin.
“Ata që nuk e kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje, janë analfabetë”. – u përgjigj nxënësi.
15. ABETARJA
Kur një besimtare e pyeti fëmijën parashkollor se cilin libër e dëshiron, Kuranin apo Biblën, unë mendova se do të thoshte që e do “Kësulëkuqen” e Vëllezërve Grim, mirëpo fëmija i zgjuar tha Abetaren, prandaj prej gëzimit fëmijën e putha në ballë, – tregoi edukatorja.
16. DHËMBËT
Mama, kur të më dalin dhëmbët e qumështit, me siguri do të më ndalet qarja, – i tha vogëlushi mamasë.
Jo, im bir, do të qashë më shumë, sepse nuk të lënë hallet, – i tha e ëma të vogëlushit.
17. OPOZITA
Cili prej tyre vuan më së shumti, Lëvizja Vetëvendosje, apo opozita për mosvotimin e kuvendit? – e pyeti njëri mikun e tij.
Më së shumti vuan populli, – u përgjigj i dyti.
18. SHPËRDORIMI
Si quhet qytetari që vjedh rrymën dhe ujin? – e pyeti gazetari prokurorin.
Dihet, quhet hajn, – përgjigjet prokurori.
Kurse ministri që vjedh shtetin?
Eee, quhet shpërdorim, për shkak se nuk bën të fyhet ministri, – u përgjigj prokurori.
19. XHAKETA
Në pyetjen e gazetarit se çka do të thotë kopsitja dhe shkopsitja e xhaketës para kamerës, analisti politik përgjigjet: – Domethënë shqetësim për humbjen e opozitarëve në zgjedhje për qeveri.
20. BRENGOSJA
Doktor, babai e ka humbur kujtesën, sa herë që kthehem prej prindërve të gruas, në vend se të më pyes si janë miqtë, më pyet si e ke babën! – i tregoi i biri mjekut.
Përkundrazi, babai e ka kuptuar që ti më shumë i do prindërit e gruas se prindërit e tu, – ndërhyri mjeku që e kuptoi enigmën.
21. MALLKIMI
Psikolog, kërkoj një këshillë, kur gruas i them që po shkoj në bibliotekë, më uron, mirëpo kur i them që po shkoj në kafene, më mallkon, – u ankua djaloshi para psikologut.
Ti duhet të krenohesh me urimin dhe qortimin e gruas, – ia ktheu shkurt psikologu.
22. DEKLARATA FEUDALE
Çka mendoni për deklaratën e imamit me emër dhe mbiemër shqiptar, i cili dëshiron që Kosova të bëhet shtet islamik me sheriat e me kulturë fetare? – e pyetën analistin politik.
Deklarata e imamit është feudale, me anën e së cilës dëshiron sundimin e përjetshëm më keq se nën sundimin jugosllav, – u përgjigj analisti.
23. PËRCAKTIMI
Çka mendoni për deklaratën e shkrimtarit, Ben Blushi, se shkuarja e të rinjve në BigBrather është më edukative se shkuarja në kishë e xhami? – e pyetën pedagogen.
Unë mendoj se në mes dy fatkeqësive më mirë është që në bibliotekë të lexohet “Bagëti e bujqësi” e Naim Frashërit, pasi që me anën e leximit të rinjtë do ta njohin dhe do ta duan më shumë atdheun, – tregoi pedagogia.
24. LAJMËRIM
Ju lutem, më ndihmoni të ma gjeni djalin pesëvjeçar në qytet! – i telefonoi gruaja qendrës policore.
Mos u shqetësoni fisnike, nëse djali juaj është pa mobiltelefon, e gjejmë shpejt, pasi që mund ta dallojmë lehtë, – u përgjigj qendra policore.
25. DALLIMI I SYVE
Ku është dallimi në mes syve të shqarthit dhe syve të shqiponjës?
Dallimi është se shqiponja gjatë fluturimit sytë i mban në tokë, ndërsa shqarthi prej frikës sytë i mban në drejtim të qiellit.
26. GRAMATIKA
Shkruaje një shembull të fjalisë me kuptim arsimor, – i tha arsimtari nxënësit.
Prej mjekut të dobët vdes pacienti, prej veterinarit të dobët, ngordh bagëtia, prej arkitektit të dobët, rrëzohet ndërtesa, ndërsa prej arsimtarëve të aftë dalin kuadrot e afta, – befasoi nxënës me përgjigje të metaforike.
27. ARKIMEDI
Klerikut thotë se nuk quhet lexues, ai i cili e lexon librin e shenjtë pa i lëvizur buzët? – e hapi bisedën një qytetar.
Pikërisht Arkimedi nuk e ka lexuar Platonin dhe Aristotelin, megjithatë u bë fizikan i lavdishëm, sa që me anën e pasqyrave i digjte anijet romake, megjithatë është bërë i lavdishëm, – tregoi analisti.
28. GJEPURA
Kur studenti dëshiron të marrë notë kaluese pa e ditur lëndën, e vret ndërgjegjja, prandaj heq dorë prej provimit, – tha veterani i arsimit.
Gjepura, ministrat e qeverisë marrin diploma pa e shkelur derën e universitetit, e ju më flisni për ndërgjegjen.
29. SHTRËNGATA
I nderuari, hoxhë, nëse mësuesit i them që shtrëngatën me retë e zeza i ka formuar zoti, marr notë të dobët, – i tha filloristi hoxhës.
Ndërsa tek unë ke notën shembullore nëse shtrëngatën me retë ia lë Zotit, – ndërhyri me inat hoxha.
30. PROTESTA
Zotëri ministër, qytetarët po protestojnë në rrugë, kërkojnë që në vend të xhamive dhe kishave të hapen kafenetë, – tregoi sekretarja.
Shumë keq, po të kërkonin hapjen e bibliotekave, do të zbatoja menjëherë, – tha ministri i kulturës.
Suedi, 20 shkurt 2026