ALARM KOMBËTAR! Një fushatë e errët po synon të përçajë shqiptarët kudo që janë – nëse sot heshtim, nesër do të jetë vonë!

05
Aug
2025
Shkruan: Rigels Seliman


Ka nisur një fushatë tinëzare, e organizuar dhe sistematike, për të përçarë shqiptarët kudo që janë! Nuk kemi të bëjmë me episode të rastësishme apo me individë të shpërfytyruar nga urrejtja – jo! Kjo është një strategji e qartë destabilizuese, që synon të godasë vetë boshtin e unitetit kombëtar shqiptar!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Profile false, fyerje të simboleve tona më të shenjta, përdhosje e figurave historike, thirrje denigruese dhe përçmuese – janë duke ndodhur me intensitet shqetësues! Kjo nuk është më një çështje për statuset në rrjetet sociale apo për polemika virtuale… kjo është çështje sigurie kombëtare!

Institucionet shtetërore në Shqipëri dhe Kosovë, veçanërisht Shërbimet Informative, duhet të ngrenë alarmin! Kjo është ora e reagimit të fortë, të koordinuar dhe të paepur! Nuk mund të lejojmë që fryma e përçarjes të helmojë shoqërinë tonë, të na e dobësojë shtetin, të na e ulë zërin në trojet tona!

Dhe ajo që ndodhi pak ditë më parë në Maqedoninë e Veriut është KULMI i kësaj fryme armiqësore: thirrje antishqiptare në zemër të një shteti ku shqiptarët janë popull autokton dhe shtetformues, të bëra në prani të drejtuesve më të lartë të atij vendi, pa asnjë reagim zyrtar, pa asnjë ndjesë, pa asnjë distancim!

Kjo nuk është thjesht një fyerje. Kjo është një kërcënim i drejtpërdrejtë!

Shteti shqiptar duhet të reagojë menjëherë, me nota zyrtare dhe qëndrim të qartë: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë autoktonë, kontribuues, themelues dhe të pazëvendësueshëm për stabilitetin dhe të ardhmen e këtij shteti!

Heshtja e Tiranës është mesazh i gabuar. Përsëritja e kësaj fryme ekstreme mund të çojë në skenarë të errët që historia i ka njohur dhe i ka dënuar me gjak! Nëse sot heshtim, nesër do jetë vonë!

Mjaft më me durim diplomatik! Tani është koha e qëndrimit burrëror, shtetëror dhe kombëtar!

Pa shqiptarët, nuk ka Maqedoni! Pa unitetin tonë, nuk ka komb!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 05/08/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk