ALBANOLOGJIA ZYRTARE E TIRANËS SI PERVERSITET NACIONAL.

05
Nov
2023
Shkruan: Agron Dalipaj


Përveçse në Tiranë, nuk gjen asnjë rast në historinë kombeve që një shkencë e ngritur me mision për të studiuar origjinën e gjuhës, historinë dhe përgjithësisht kulturën e një kombi të ketë funksionuar kundër vet atij kombi dhe me mision të fshehur për ta zhbërë atë komb.
Vetëm para pak muajsh, shkenca botërore konfirmoi shqipen si gjuhën më të vjetër i.e. (Universiteti i Lajpzigut dhe revista “science” në U.S.A.) dhe ata që u shqetësuan, sikur ky të ishte një lajm i kobshëm, ishin ca akademikë shqiptarë të gjuhës, që menjëherë dolën dhe bënë deklarata përgënjeshtruese (Xh. Loshi, R. Memushaj) dhe gjithë akademikët e tjerë heshtën duke shpresuar se lajmi do harroej. Por rrjetet sociale i amplifikuan lajmet për gjuhën shqipe me një krenari të ligjshme kombëtare.
Akademiku më aktiv në negativitetin dhe nihilizmin ndaj primordialitetit të gjuhës shqipe po tregohet Ardian Vehbiu, i cili emeton shkrime të njëpasnjëshme kundër albanologëve të pavarur, duke i etiketuar këta si “turboalbanologë”, “skizofrenë”, “albanologë alternativë”, “pseudologë” etj. Vehbiu njihet si admirues i tezave antishqiptare të akademikut sllav K. Resulbegoviç, i cili i quan shqiptarët si zaptues në tokat ku janë sot, populli më shovinist në botë dhe pa asnjë lidhje me ilirët e pellazgët. Porse inkursioni i kohëve të fundit, me një dendësi artikujsh kundër albanologëve jozyrtarë, nga një grupim profesorësh si Fatos Tarifa, Aristotel Spiro, Ardian Vehbiu, Xh. Lloshi etj., që nuk kanë asnjë lidhje me etimologjinë e nuk kanë asnjë botim etimologjik, na bën të mendojmë se ky është një sulm i kurdisur nga një organizëm që medoemos don të ndryshojë fytyrën e nxirosur të abanologjisë zyrtare të Tiranës.
Njëzëri këta profesorë pranojnë se autoriteti i albanologjisë zyrtare të Tiranës është rrënuar dhe për këtë fajin e ka “turboalbanologjia” që po merr vëmendje të madhe publike. Në fakt kjo është veç një akuzë boshe, me anën e së cilës duan të mbulojnë paaftësinë e tyre profesionale dhe titujt e pamerituar. Në shkencë nuk fitohet duke sharë publikisht rivalin, por duke e përballuar shkencërisht atë me argument. Kështu, Ardian Vehbiu, me asnjë prurje të spikatur më ndonjë shkencë konkrete dhe me titull prej akademiku të përfituar nga një listë e politikës, sado profesionist në sharjet e tij publike, nuk mund të mbrojë autoritetin pa autoritet të ASh-së së Tiranës. Akademiku në fjalë ka dhe respekton për kryeakademik të ASh-së një personazh pa asnjë vepër shkencore e që më shumë është një fytyrë e urryer e tranzicionit politik shqiptar dhe paqëtimi i Vehbiut me të, e tregon vet Ardian Vehbiun një kocklëpirës që nuk ka asnjë lidhje me shkencën dhe për të përligjur ofiqin e tij bën kuisjet e duhura për të rënë në sy të kryetarit të tij.
Nëse Vehbiu do ta meritonte titullin e tij, ai së paku do ngrinte një problem: pse ASH duhet të ketë një kryetar pa asnjë produkt shkencor? Sa i është rritur autoriteti i ASH me zgjedhjen në krye të saj të një njeriu pa asnjë autoritet shkencor? Mos vallë Gjinushin e votuan “turboalbanologët”?! Gjinushi nuk ka një libër të tij shkencor, porse edhe Ardian Vehbiu nuk ka shkencë në librat e tij dhe kështu nuk është se janë shumë të ndryshëm nga njëri tjetri…
Autoriteti i vërtetë shkencor nuk mund të cënohet kurrë. Edhe pse Njutoni ka mbi tre shekuj që ka ndërruar jetë, asnjë fuqi e përbotshme nuk mundet t’ja cënojë autoritetin shkencor. Një autoritet shkencor bie, kur vepra e tij, që është pranuar si shkencore, vërtetohet se nuk është e tillë dhe rrëzohet nga një tjetër autoritet që ka bërë një zbulim të ri e të pakundërshtueshëm në të njëjtën lëmi. Autoritetet e vërteta në shkencë janë si aksiomat. Rënia e autoritetit ndodh vetëm te autoritetet fallco.
Autoriteti i Çabejit, si albanolog i madh, filloi të bjerë sapo u bënë të njohura veprat e Petro Zhejit dhe u rrënua krejt kur u botua oponenca me titull “Eqrem Çabej, shenjtor apo djall i gjuhës shqipe?”. Autoriteti shkencor i Çabejit rezultoi të ishte fals dhe askush nuk mundi ta mbronte veprën e tij prej kritikës. Metoda etimologjike që ai aplikonte, rezultoi jo shkencore. E gjithë vepra etimologjike e Çabejit nuk përmbante asnjë recensë shkencore dhe ai qe pranuar si autoritet i lartë shkencor pa kaluar më parë në filtrin e oponencës. Përveçse joshkencor, Çabeji rezultoi të jetë edhe abuziv dhe me vulë prej akademiku bëri shkombëtarizimin e shumicës së leksikut të shqipes, duke e quajtur të huazuar. Mjaftoi botimi i një oponece etimologjike nga një student part-time dhe autoriteti i pamerituar i Çabejit u zhbë si të ishte kështjellë prej rëre. Në shkencë nuk ka autoritet për hir të miqësive a të interesave ideopolitike dhe herët a vonë e vërteta shfaqet për të vendosur rendin e gjërave. Me rënien e autoritetit fals të Çabejit, duhet të reformohej e gjithë albanologjia zyrtare, porse kjo nuk ndodhi. Nuk ndodhi sepse e gjithë struktura e albanologjisë zyrtare ishte ngritur e kish funksionuar si një antialbanologji dhe një organizëm i strukturual kriminal e antikombëtar e Çabeji ishte vetëm një nga dhëmbëzat e ingranazhit antishqiptar i atij aparati që e emërtojnë albanologji.
Nëse albanologjia zyrtare do ishte shkencë, pas denoncimit publik të veprës së tij si joshkencore e antikombëtare, do duhej të mbahej një konferencë shkencore për të. Kanë kaluar 11 vite dhe kjo jo vetëm nuk ndodh, por vendosën edhe një bust të tij para ASh për të treguar se akademikët që punojnë kundër kombit të tyre nderohen!
E gjithë vepra etimologjike e Çabejit, Omarit e Topallit është një perversitet albanologjik.
Nëse dikush dyshon në atë çka themi më sipër, sigurisht e me të drejtë do na kërkonte fakte. A kemi fakte të tilla?! Apo thjesht bëjmë një sulm verbal kundër institucioneve tona të identitetit kombëtar, duke i stigmatizuar ato si antikombëtare? Kjo e dyta do quhej prishje imazhi në përmasa të përbotshme dhe akuzuesi do përfundonte në gjykatë.
Dihet se gjuha është karakteristika kryesore e një kombësie dhe le t’i referohemi së pari se çka i është bërë identitetit të gjuhës nga organizmat shkencore që janë marrë me të:
Vetë akademikët shqiptarë të gjuhës shqipe e propagandojnë shqipen si gjuhën:
1. me më shumë huazime në botën e gjuhëve (93%) dhe krijuar prej mballomave gjuhësore të huaja.
2. shqipja me mbi 1000 huazime prej serbishtes dhe serbishtja asnjë huazim prej shqipes e rrjedhimisht ardhacaku huazon fjalët nga vendasi.
3. gjuha shqipe si gjuha më e re në Europë e Ballkan (1500 vjeçe) e krijuar pas ardhjes së sllavëve në Ballkan.
Çka themi më sipër janë fakte të pranura nga albanologjia zyrtare dhe në sinolikën e tyre e tregojnë shqipen si gjuhë pa identitet.
Pas zhbërjes zyrtarisht të identitetit të shqipes, që e ka bërë albanologjia zyrtare e Tiranës, pamundësisë për të mbrojtur veprën e Çabejit dhe pas konfirmimit prej shkencës botërore se shqipja është mbi 8000 vjeçare e gjuha më vjetër brenda familjes së saj gjuhësore e folur 6000 vjet pandërprerje, nuk mund të bëhet më fjalë për autoritet shkencor të albanologjisë zyrtare. Këmbgulja edhe më e akademikëve të ASh se shqipja është gjuhë e re e vetëm 1500 vjeçare, tregon më së miri se kjo albanologji nuk mundet kurrë ta ndryshojë kursin proserb e antishqiptar.
Akademikët Pëllumb. Xhufi, Ardian Vehbiu, Xhevat Lloshi etj., pas merakut të “rënies së autoritetit” të albanologjisë zyrtare, po kërkojnë hapur në median vizive që të ndalohen të dalin në studjo televizive “albanologët alternativë” dhe të merren masa për moderatorët që i ftojnë në studio. Këto monstra i bëjnë thirrje shtetit dhe AMA-s që “të vendosë rregull” dhe të mos kenë kurrë oponencë shkencore nga ekranet televizive.
Ndërkaq, akademiku Ardian Vehbiu (adhuruesi e përkrahësi i tezave të antishqiptarit Kapllan Resulbegoviç), për të njëjtat arsye që e quan Agron Dalipajn sharlatan e turboetimolog, nuk po guxon ende ta etiketojë edhe revistën “science” si turboalbanologji dhe universitetin e Lajpzigut si mbytur nga skizofrenia filoshqiptare.
Në momentin që bota shkencore e nxjerr shqipen si gjuhën më të vjetër i.e., ç’janë këta akademikë të Tiranës që këmbëngulin sikur shqipja është gjuha e fundit që u krijua mbi dhe?! Pse po këmbëngulin që opinioni publik shqiptar të besojë medoemos se shqipja u krijua në shek. VI fill pas ardhjes së sllavëve në Ilirik?! Pse ky qëndrim i ASh-së së Tiranës për moshën e gjuhës shqipe përkon kaq shumë me tezën serbe për vjetërsinë e shqipes?! Pse nuk ekziston një akademik i vetëm shqiptar qe të dalë e të thotë se revista “science” dhe universiteti gjerman kanë të drejtë kur e nxjerrin shqipen si më të parën gjuhë indoeuropiane? Ç’mund të na thotë turboserbologu Ardian Vehbiu lidhur me këtë çështje? A mundet akademiku Ardian Vehbiu ta quajë pseudolog e turboalbanolog presidentin francez Makron vetëm se deklaroi me siguri se: “ju shqiptarët keni themeluar Europën e keni qenë këtu që nga fillimi”? Pse ka kaq shumë perversë ASh e Tiranës dhe cila dorë ka përzgjedhur kaq shumë zgjyra antishqiptare për ta mbushur atë ASh?!
Për të instaluar tezat serbosllave në albanologji, albanologjisë zyrtare të Tiranës i është dashur shpesh të anatemojë Rilindjen Shqiptare, e cila u thoshte shqiptarëve se gjuha e tyre ishte më e vjetra. Rilindasit u treguan shqiptarëve se ishin raca më e vjetër në Europë dhe grekët e llatinët dolën prej tyre. Këtë pozicionim të qartë të Rilindjes Shqiptare albanologjia zyrtare e Tiranës e ka etiketuar vazhdimisht si të pavërtetë e propagandë për të krijuar e rritur frymën e ndjenjën e kombësisë te shqiptarët e për rrjedhim i ka quajtur rilindasit si romantikë e folklorikë, me nëntekst si gënjeshtarë. Kjo qe dhe arësyeja që vepra filologjike e De Radës u ndalua e ndalohet ende sot për publikun shqiptar, i cili njeh vetëm dy veprat letrare të De Radës, por jo edhe dhjetë vëllimet e tij shkencore në filologji ku mbron shkencërisht tezën se shqipja është gjuha më e vjetër i.e.
De Rada është rilindasi e autori më i censuruar nga albanologjia zyrtare e Tiranës vetëm se tezat e tij janë të njëjta sot me ato të revistës “science” dhe me ato të universitetit të Lajpzigut.
Kujdesi i madh i ASh dhe i albanologjisë zyrtare të Tiranës për t’u fshehur shqiptarëve veprat e De Radës dhe të gjithë autorëve të tjerë shqiptarë e të huaj, që si De Rada kanë shkruar të vërtetat historike e shkencore të origjinës së kombit shqiptar, është dëshmia më qartë se ASh dhe albanologjia zyrtare e Tiranës në të vërtetë janë një institucion antialbanologjik i kontrolluar nga politika e Beogradit dhe jo rastësisht në krye të albanologjisë zyrtare të sotme ndodhet një njeri i politikës që nuk ka asnjë lidhje me shkencën.
Në këto rrethana, kur albanologjia zyrtare e Tiranës nuk pranon konkluzionet e shkencës botërore se shqipja është më e vjetra gjuhë i.e., kjo albanologji zyrtare është thjesht një perversitet nacional i yni apo institucion ideologjik i Serbisë në Tiranë?
Nëse shteti do lejojë e do financojë edhe më, që në zemër të atdheut të kemi një institucion aq antishqiptar sa ASh e Tiranës, ky nuk mund të quhet as shteti ynë e as shteti shqiptar që e ëndëruan dhe e deshën rilindasit tanë të mëdhenj.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 05/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk