ALBANOLOGU MILAN SHUFLAI (1879 – 1931)

21
Feb
2023

Shkruan: Dilaver Goxhaj
Si sot, 92 vite më parë, më 20 Shkurt 1931 vritet albanologu kroat MILAN SHUFLAI nga njerëzit e mbretit të Serbisë, ALEKSANDËR KARAGJOGJE, për të mos e lejuar të vijonte më tej veprimtarinë e tij albanologjike. SHUFLAI u vra kur Ai iu qas historisë sonë, në ato vite kur shkenca shqiptare e historisë porsa kishte nisur të hidhte shtat.
SHUFLAI goditet në kokë më 19 shkrurt 1931 përpara një ndërtese në “Dalmatinska ulica” në Zagreb, asokohe nr.4/a, sot nr.6. Vdes të nesërmen më 20 shkurt, nga plaga e rëndë që i kishte shkaktuar çarja e kafkës. Policia jugosllave bastisi menjëherë shtëpinë e tij. Studjuesit janë të mendimeve të ndryshme në këtë pikë, sepse disa pohojnë se u mor dhe dorëshkrimi i vëllimit të tretë të katërt së Shqipërisë (Acta et Diplomata), por kjo nuk dihet me siguri. Dihet se gjatë bastisjes u grabit edhe një shumë e madhe të hollash, të cilat ia kishte dhënë qeveria shqiptare, e cila e kishte ftuar në vitin 1929, ku Ahmet Zogu i shprehu dëshirën për ta bështesë për studime të mëtejshme albanologjike, dhe në vitin 1930 i jepet pasaporta për në Shqipëri, por jo për në Itali. Qeveria shqiptare i dërgon edhe 3.000 franga zviceriane për shpenzimet e udhëtimit.
“Shuflai arriti të nxirrte një histori të plotë e të vërtetë fillim e mbarim e cila do të tregonte të kaluarën e ketyre territoreve shqiptare dhe jeten e atyshme”, sikundër shprehet Pr. Stanoje Stanojeviç, Beograd, 12 shtator 1925.
Albert Ainshtajn dhe Heinrik Mann nënshkruan memorandumin dërguar Lidhjes për të Drejtat e Njeriut ku protestohet për vrasjen e tij “kundër pushtetit absolut të mbretit të Serbisë si edhe kundër frikës dhe terrorit që ushtron kjo qeveri kundër popullit kroat”.
Për atentatin do të akuzoheshin Branko Zuerger, Ljubomir Belosheviç dhe Stevo Veçerinac, të cilët kishin vepruar me urdhër të shefit të policisë së Zagrebit, Janko Bedekoviç dhe ky i fundit kishte vepruar sipas porosisë së Beogradit.
Urdhërdhënësi për vrasjen e SHUFLAIT, mbreti i Jugosllavisë Aleksandër Karagjorgje vritet më 9 tetor 1934 me atentat në Marsejë bashkë me ministrin e jashtëm frances Louis Barthou. Dorasi ishte maqedonasi Vlatko Çernozemski, anëtar i VMRO-së, por pas tij qëndronte kryetari i Partisë Fashiste të ustashëve në mërgim Ante Paveliç, avukati mbrojtës i MILAN SHUFLAIT në gjyqin e 2 qershorit 1921 me akuzën se kish dashur të ringjalli shtetin kroat të Tomislavit.
Avokati Ante Paveliç në vitin 1941 do të drejtonte qeverinë e ustashëve kroatë nën pushtimin e nazistëve.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 21/02/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk