E pra! Aspak nuk është çudi që Serbia, përmes BIA-s, të ketë njerëzit dhe operativët e saj në Tiranë e në Prishtinë. Por për mua është e tmerrshme që gjndja të dyshuar për lidhje me struktura të tilla të jenë pranë qendrave të dijes, në akademi, universitete dhe media.
E pra, të nderuar lexues, 100 e njëmilionë herë ju kam thënë, e po ju them: kujdes nga propaganda! Kujdes nga mediat shqiptare, nga profesorët universitarë dhe nga analistët që, me vetëdije apo pa vetëdije, përsërisin retorikën që i shërbejnë propagandës së Serbisë së 2878-ës. Për vite me radhë i kanë ra Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes me një gjuhë që dukej sikur ishte marrë nga goja politike e Beogradit. Në këtë mënyrë, nuk sulmohej vetëm Albini, por edhe vullneti politik i një pjese të madhe të popullit të Kosovës.
Po, mund të ketë gazetarë të mashtruar, të painformuar, të lajthitur apo thjesht të dobët në arsimim dhe analizë. Por nuk mund të pajtohem kurrë me faktin që kryetarë të partive politike ta përdorin propagandën e Serbisë; “Albin Serbia” apo “Albini është spiun i Serbisë”, pra përmes Serbisë me dobësu Kosovën; Kjo është një retorikë e rrezikshme dhe, pavarësisht se kush e prodhon, duhet analizuar me shumë kujdes: ku lind kjo propagandë, kush e ushqen dhe kujt i shërben?
Dhe këtu përgjegjësia e mediave është e madhe. Media nuk është pasqyrë e politikës; media formëson opinionin, krijon perceptime dhe ndikon në sjelljen politike të qytetarëve. Prandaj, kur gazetarë, analistë e profesorë universitetesh përsërisin akuza të rënda pa prova, ata nuk janë më thjesht komentues: por bëhen pjesë e mekanizmit serb që mund të manipulojë opinionin publik shqiptar të Kosovës.
E krejt në fund: a po e kuptoni pse po BLLOKOHET Kosova dhe pse nuk po formohet Qeveria me fituesin e zgjedhjeve? A duhet të pyesim edhe për ndikimin që mund të kenë fushatat e dezinformimit dhe operacionet e ndikimit në formësimin e opinionit politik në Kosovë? Gjithsesi po.
Sepse, nëse media është një nga armët më të fuqishme për të formësuar mendimin e qytetarëve, atëherë lufta për Kosovën nuk zhvillohet vetëm në Kuvend e në parti politike; zhvillohet edhe në ekranet tona, në studiot televizive, në portale dhe në mendjet e qytetarëve.
Ju rekomandoj të lexoni trajtesat e mia që nga viti 1999 e deri më sot; ju ftoj të lexoni librat hulumtues: “Mediat dhe Politika” dhe “Fjalimet që përgjakën Ballkanin”.
Mos e the ekranin e televizionit e as të mobilit; sall ndërro programin. PIKË!


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
