Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
(Me rastin e vizitës të Albinit me shokë në Leposaviq, Banjskë të Zveçanit, Zubin Potok, Mitrovicë të Veriut dhe në lagjen Kroi i Vitakut).
Shok e vëlla ideali dhe bashkëveprimtari im, shumëvjeçar, veprimtar për çështjen kombëtare Fevzi Beqiri!
-Përbesë, u gëzova shumë për vizitën e Kryeministrit Albin Kurti dhe Ministrit, Xhelal Sveçla në veriun e Kosovës.
-Njëkohësisht, e ndjeva një mallëngjim dhe dëshirë,-sikur të isha me juve, ashtu siç ishim në vizitë para ca vitesh në kullat -kala të vëllezërve Kadriut- dëshmor i atdheut dhe Ali Kadriu.
Atëbotë, me ne ishte dhe shoku ynë i ndjeri, Rexhep Ahmeti, me ç’rast pat diskutuar gjatë me Albinin dhe me pjesëmarrësit, duke i trajtuar problemet thellësisht dhe gjerësisht, për zgjidhjen e çështjes të Mitrovicës dhe më gjerë!…
-Vizita e udhëheqësit mendjendritur, Albin Kurti, me shokët e qeverisë të pushtetit vendor dhe të familjarëve të policëve dëshmorë të atdheut, është kurajë, është forcë, është vullnet, për popullin e atyre anëve, sepse jep porosinë që me qeverisjen e drejtë e të mirë të tyre, punët kanë ecur dhe po ecin për së mbari!…
Vëlla i dashur, Fevzi!
-E kupton tani më thellë, që ishte mendim i gabuar kur “dikushët” të nxitur edhe nga opozita zhurmuese, që kujtonin se punët e mira, bëhen shpejt, bëhen “brenda ditës” prandaj disa nga vëllezërit e motrat tona, banorë të atyre viseve thoshin: “Albini dhe Qeveria “Kurti 2”, nuk po na kujton,-pra, nuk po i bie në mend për ne?!!!
Nuk po na ndihmon?!!!
-Krejt, po na harron?!!!
Janë pak ato 100 euro që, familjeve tuaja ua ndau para ca kohësh, po tani çfarë do të thonë këta shkretanë dhe shkretane, kur Qeveria “Kurti 2”, po i ndanë 4 milion euro, për qytetarët andej.
Mos do të dëshironin t’jua jepte secilës shtëpi bile nga 400.000 euro, ndoshta do të ndalonin këto zhurma dhe keqkuptime që herë-herë vërtet merrnin dhe po marrin erë pesimizmi, me akuza gjepurash krejt të kota!…
Vëlla i dashur, Fevzi!
-Mësa më kujtohet, të pata thënë që prej dy
vitesh: “Albini dhe Qeveria “Kurti 2 “, nuk do ta harrojnë pjesën më të pasur dhe më vitale të veriut të Kosovës!
Ata, do t’i rikthehen Mitrovicës, do të bëjnë punë të mbara, si askush tjetër.
Nuk të fola ashtu, sepse unë jam ndonjë “parashikues” në filxhan të kafes, por unë e njihja programin, planet dhe premtimet e shokut, Albin Kurti që, kur ishte në opozitë, por në veçanti gjatë fushatës elektorale.
Unë i besoj Albinit, jo kot së koti, i besoj jo vetëm për fjalët por nga veprat e tij.
-Pa harruar të theksoj faktin që e tha Albini : “Pa durimin tuaj, pa rezistencën tuaj që nuk i shitët trojet as shtëpitë, as ne nuk do të kishim mundësi me dalë këndej”…
Unë them, jo veç Albini, por askush në krejt shqiptarinë, nuk do të kishte mundësi me vënë dorë për së mbari në ato Vise të bukura të atdheut.
-Kur jemi te kjo pikë kaq e ndjeshme që u sprovua populli ynë, këtu, pa dashur aspak të bie në subjektivizëm, (nepotizëm), gjegjësisht në lokalizëm, për të bërë qejfin ty, dua të theksoj një të vërtetë të patundur që, vërtet nga ky aspekt ke qëndruar fort familjarisht, por edhe më tej, ke bërë një punë të pandalshme, të palodhshme me banorët shqiptarë të asaj ane, që të qëndrojnë stoikë, të mos mashtrohen nga miliona euro që jepte qeveria e Beogradit për t’ua blerë të gjitha tokat dhe shtëpitë shqiptarëve autoktonë.
Mbase, në shumë raste ju keni pasur sukses, pa harruar të theksoj dhe faktin që në ndonjë familje labile e pavendosur edhe ju ka zhgënjyer, duke mos qëndruar unik dhe stoikë si shoku Ali Kadriu i cili paraprakisht i kishte refuzuar milionat e Serbisë Fashiste, pastaj, me ushtarët e UNMI-ut, ndeshej gjoks më gjoks e fyta-fytas duke mos i lëshuar kullat-kala!
Ju lumtë për Rezistencën!
Rroftë Albin Kurti!
Nderime shqiptare, shok e vëlla ideali, Fevzi Beqiri!
3 Prill, 2024, kjo datë historike, është 43 vjetori i demonstratës në Mitrovicë, në Pranverën e Kuqe studentore dhe gjithë popullore, 1981-2024
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!