ALEANCA SHQIPTARE/E SHQIPTARËVE, JO ALEANCA PËR SHQIPTARËT

04
Nov
2023
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Gjuhësi
(Sikurse: aleanca ushtarake, jo aleanca për ushtrinë; aleanca politike, jo aleanca për politikën etj.)
Sipas mendimi tonë, drejtuesit e kësaj partie politike të shqiptarëve në Maqedoninë Veriore, në rastin e parë të mundur duhet ta ndryshojnë emrin e kësaj partie, nga Aleanca për Shqiptarët (2015), në Aleanca e Shqiptarëve ose Aleanca Shqiptare.
Politikanët shqiptarë të periudhës së transformimit demokratik dhe pluralizmit, nga mungesa e njohurive për rregullat e gjuhës shqipe, për kuptimin e fjalëve dhe pjesëve të ligjëratës që bartin ato, shpeshherë i gabojnë edhe emrat e partive politike me të cilat identifikohen një numër i madh i qytetarëve.
Ky është kuptimi i saktë që i jep parafjala PËR emrit Shqiptar, në shumës Shqiptarët, në rasën kallëzore, siç është aktualisht në emrin e kësaj partie politike të shqiptarëve, jo partie për shqiptarët.
Një emër në gjuhën shqipe, me parafjalën PËR tregon një veprim a synim nga të tjerët (i jashtëm) ndaj shqiptarëve ose për shqiptarët, në dobinë ose në dëmin e tyre, nuk shpreh një synim a një veprim të shqiptarëve për veten e tyre.
PËR
I. parafj.
Përdoret me një emër në rasën kallëzore për të treguar së bashku me të:
1. Qëllimin a synimin e një veprimi; qëllimin a sendin përse shërben a duhet diçka.
. . .
ALEANCË f.
1. Lidhje miqësore që bëjnë ndërmjet tyre dy a me shumë shtete për qëllime e veprime të përbashkëta politike dhe ushtarake; besëlidhje. Aleancë politike (ushtarake). Aleancë mbrojtëse. Aleancë dypalëshe (trepalëshe). Bën (lidh) aleancë, Hyn në aleancë.
2. Lidhje e ngushtë politike ndërmjet klasash ose grupesh shoqërore mbi bazën e interesave dhe të qëllimeve të përbashkëta. Aleancë luftarake. Aleanca midis klasave. Forcon (çelikos) aleancën.
. . .
Uroj të mirëkuptohet sugjerimi ynë dashamirës, nga miqtë tanë, drejtuesit e kësaj partie, anëtarët dhe simpatizuesit e saj!
(4. XI. 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 04/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk