Alo, faktorit politik shqiptar në Maqedoninë Veriore!

14
Mar
2024
shkruan Akademik Abulla Mehmeti


FAKTORI POLITIK SHQIPTAR NË MAQEDONI DHE STATUSI JURIDIK-KUSHTETUES I SHQIPTARËVË, SI PAKICË DHE PËRQINDJE, NJË TRA-LA-LA E TRASHËGUAR NGA ISH REGJIMI KOMUNIST JUGOSLLAV
Palitikanët dhe pushtetarët shqiptarë në Maqedoninë Veriore, gjatë fushatave të zgjedhjeve, shqiptarët i përmendin me termin POPULL dhe KOMB.
Ndërkaq, në të gjitha paraqitjet publike pas fushatave zgjedhore këtë term e zëvendësojnë menjëherë me termin KOMUNITET ose ndonjë term tjetër që nuk e shprehin statusin juridik-kushtetues përkatës për shqiptarët në këtë shtet.
Asnjëherë të vetme deri më sot, nga miratimi i Kushtetutës së parë të shtetit të pavarur të Maqedonisë, në vitin 1991, edhe në ndryshimet dhe plotësimet mëvonshme të Kushtetukës (2001, 2019) faktori politik shqiptar nuk ka kërkuar që të ndryshojë statusi juridik-kushtetues i shqiptarëve, i përcaktuar si pakicë kombëtare, në disa ligje madje edhe si shprehje numerike prej 20%, si popullsi pa emër dhe identitet, ngjashëm si pakicat tjera në këtë shtet: turqit, romët, serbët, vllahët, boshnjakët etj.
Me çka dallon fakori politik shqiptar, i periudhës së demokracisë në Maqedoni, nga strategjia ekspansioniste serbomadhe dhe rusomadhe në këtë shtet, me pjesëmarrjen në pushtet për 34 vjet me radhë, përveç etjes për pushtet të një kalase politike të korruptuar dhe vasale, e kontrolluar nga pushteti dhe agjenturat e huaja?
Shqiptart në këtë shtet janë popull autokton, shumicë e banorëve të këtij vendi në vazhdimisë historike.
Edhe përkundër shpërnguljes me dhunë, asimilimit të dhunshëm, masakrave dhe terrorit të vazhdueshëm ndaj shqiptarëve autoktonë, shqiptarët aktualisht përbëjnë mbi 36% të popullsisë së këtij shteti, jo 20%, siç deklaron rrejshëm pushteti, ndërsa pjesën tjetër prej afër 50% e përbëjnë maqedonasit (sllavë, shqiptarë ortodoksë dhe vllahë), ndërsa pjesën tjetër e përbëjnë pakicat etnike, romët, turqit, boshnjakët, serbët, bullgarët dhe mbi 27 grupe të tjera etnike.
Pa ndryshimin me kushtetutë të këtij statusi juridik-kushtetues të popullit shqiptar në Maqedoni, pjesëmarrja në pushtet e faktorit politik të shqiptarëve në këtë shtet me asgjë nuk do të ndryshojë nga pjesëmarrja e shqiptarëve në organet e ish-pushtetit komunist në ish Jugosllavi, si dikur nga pjesëmarrja e shqiptarëve në Perandorinë Osmane, si edhe në pushtetet e tjerë sundues të huaj gjatë historisë.
Në bazë të këtyre fakteve shihet qartë se ja shumë ka investuar propaganda serbomadhe dhe rusomadhe për sjelljen dhe mbajtjen në pushtet të kësaj klase politike të korruptuar dhe vasale, e cila vetëm gojën e ka plot atdhetarizëm të rrejshëm, ndërkohë që, gjatë këtyre pak viteve të sundimit të kësaj klase politike të korruptuar dhe vasale, mbi 50% e rinisë shqiptare është shpërngulur në botën e jashtme.
(14 mars 2024)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/03/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk