Anekdota: Kali i Trojës

14
Jul
2025
Shkruan: Eeqir Elshani


USHQIMI
Jemi në hallë, mishshitësi na këshillon të hamë vetëm mish, bukëpjekësi na këshillon të hamë vetëm bukë, kopshtari na këshillon të hamë vetëm ushqim bimor, ndërsa pemëtari na këshillon të hamë vetëm pemë, – u ankuan disa njerëz.
Këshilla e gjysheve është më e mirë, thonë hani nga të gjitha nga pakë, dhe mos harroni të pini ujë, – ndërhyri një grua.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

2. NGËRÇI POLITIK
Çka mendoni për disa deputetë, që kërkojnë ndihmën amerikane për zgjidhjen e ngërçit politik të Kosovës? – e pyeti njëri kolegun e tij.
Sipas urtisë kur nuk ke pula, deputetët nuk duhet të bëjnë ish, prandaj deputetët që nuk e kanë mandatën, nuk duhet të kërkojnë ndihmën e askujt, Kosova ka qeverinë, kryetarin dhe kryeministrin, prandaj deputetët duhet të heshtin, – u përgjigj i dyti.

3. FITORJA E SIGURT
Ç’po bëjnë partitë opozitare LDK, PDK dhe AAK? – e pyeti njëri mikun e tij.
Po i luten zotit që Lëvizja Vetëvendosje të humbë në zgjedhjet e ardhshme të Kosovës, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje, as nuk po lutet, as nuk po frikohet, pasi që fitoren e ka të sigurt, – u përgjigj miku i tij.

4. PËRGOJIMI
Për habi, Ramush Haradinaj me Sami Lushtakun Albin Kurtin e pandehin për rus, – tha një prishtinas.
Prandaj nëse Albin Kurti nuk është shqiptar, atëherë edhe Ramushi me Samiun nuk janë shqiptarë, – shtoi i dyti.

5. VLERËSIMI
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë që Albin Kurti është i paditur politikisht, Donika Gërvalla është e paedukuar familjarisht, ndërsa Fatmir Lima është i prapambetur shkencërisht, – deklaroi i pari i LDK-së.
Duhet të dëgjojmë masën popullore se ç’thonë për të parin e LDK-së së ngratë, – tha analisti politike.

6. DYFYTYRËSIA
A gjendet diplomaci dyfytyrëshe në botë? – e pyeti gazetari analistin politik.
Patjetër, dhe kjo është Serbia fashiste, e cila ndërkohë që i shet armë Ukrainës, Izraelit dhe shteteve afrikane, në anën tjetër vajton vrasjen e rusëve, palestinezëve dhe afrikanëve, – u përgjigj analisti politik.

7. DISFATA
Në pyetjen e gazetarit se a ka menduar ndonjëherë Hitleri që do ta humbë luftën analisti politik përgjigjet: – Nuk ka menduar, prandaj ngjashëm edhe Putini do ta humbë luftën.

8. DIKTATORI
Isha në Beograd, e pashë Adolf Hitlerin, – klithi një qytetar.
Nëse e ke fjalën për Sllobodan Millosheviqin, atëherë e ke parë Aleksander Vuçiqin, pasi që Hitleri është i gjermanëve, ndërsa Millosheviqi… i serbëve, – tregoi i dyti.

9. SHPATA E LEKËS
Kemi zbuluar shpatën e Lekës së Madh, – tregoi arkeologu para gazetarëve.
Shyqyr që nuk e keni zbuluar dorën e Lekës së Madh, përndryshe do të zhdukte kufijtë Bashkimit Evropian, – tha analisti politik.

10. KALI I TROJËS
Çka mendon për deklaratën e politikanit serb që thotë se keni gënjyer Titon që keni qenë komunistë, ndërsa tani po e gënjeni zotin që jeni besimtarë? – e pyeti gazetari politikanin shqiptar.
Pikërisht Tito ka gënjyer që është komunist, kur dihet që për intrigant s’e ka shokun, me anën e së cilës i ka shtyp shqiptarët dhe boshnjakët, pa harruar të përmend se po ky kalë Troje i ka vrarë komunistët e vërtetë, – ia ktheu flakë për flakë politikani shqiptar.

11. POLICI SERB
Ç’do të bësh nëse policia serbe ta sulmon vëllain në protestë? – e pyeti protestuesi serb mikun e tij.
Dihet, do ta mbroj, – tha i dyti.
Qenke budalla, duhet ikur, sepse polici i tërbuar ju mbyt të dyve, – ia ktheu miku i tij.

12. LUANI
Ku po e çon kafshën e sertë? – e pyeti qytetari kur e pa fshatarin duke ecur me luanin.
Nuk është i sertë, është bërë i urtë si dele, prandaj po e çoj në çerdhen e fëmijëve, – tha qytetari.

13. TESTIMI
Një djalë kërkon këshillën e psikologut si mund të dalë me certifikatë budalla.
Nëse sipas testit paraqitesh që je i zgjuar, mund të zbuloj që je budalla, përkundrazi, nëse paraqitesh që je budalla, mund të zbuloj që je i zgjuar, – tregoi psikologu.
Cili prej tyre është më i vështirë?
Më vështirë është zbulimi i të zgjuarve, pasi që këta shtiren që janë budallenj, – tregoi psikologu.

14. MATEMATIKA
A ka dallim matematika me diplomacinë?
Si jo, në matematikë dy plus dy bëjnë katër dhe dy minus dy bëjnë zero, ndërsa në diplomaci dy plus dy dhe dy minus dy bëjnë sipas forcës, – u përgjigj analisti politik.

15. ANËTARËSIA
Nuk e ke paguar anëtarësinë, prandaj kur të vdesësh nuk ka me t’la hoxha, as në xhenet nuk do të shkosh, – kështu iu kërcënua imami veteranit të arsimit.
O, sa mjeshtër të mëdhenj të artit e të muzikës janë varrosur nëpër ligatina, mirëpo në mbarë botën janë bërë të lavdishëm. Prandaj parajsa fitohet me punë, jo me kopalla, – ia ktheu veterani i zgjuar.

16. INSPEKTORI
Pse po e gjobit shoferen, në vend të caktuar e parkoi automjetin? – e qortoi inspektorja e trafikut kolegun.
Nuk po e gjobit për automjetin, e gjobit për veshjen e saj provokuese, sapo ta shohin shoferët tjerë në rrugë, do të shkaktojnë fatkeqësi, – ia ktheu kolegu.

17. ASFALTI
A ka dallim asfalti i Isa Mustafës me asfaltin e Albin Kurtit, – i pyeti gazetari fshatarët gjatë ndërtimit të rrugës.
Patjetër, asfalti i Isa Mustafës ka qenë më i bukur, mbinte bari, ndërsa asfalti i Albin Kurtit është i trashë, prandaj nuk mbin bari, – përgjigjën fshatarët.

18. GUXIMI SHKENCOR
A më e guximshme është shkenca kroate apo shkenca serbe? – e pyetën analistin austriak.
Vërtet Kroacia është më e vogël se Serbia, mirëpo shkenca kroate është më e guximshme se shkenca serbe, pasi që shkenca kroate e pranon që Bosnja është më e vjetër se Kroacia, ndërkohë që shkenca serbe mohon qenien boshnjake, – u përgjigj analisti austriak.

19. KAMERIERJA
Për habi, ndërkohë që myshteriun e shërbeva me kafe, ai më shikonte gjoksin, – i tregoi kamerierja shefit të kafenesë.
Duket se nuk e ke kuptuar vëzhgimin e myshteriut, ka kërkuar qumësht për t’i vënë kafesë, – i tregoi shefi kamerieres me gjoksin e fryrë.

20. ABUZIMI
Psikolog, si mund ta bind burrin tim për babain fierak që abuzon me bijën e tij buzëqumësht, thotë që është e pamundur? – kështu e pyeti një grua psikologun në tiktok.
Nuk ke faj, zonjë, edhe po të jetë vajzë e huaj dhe e rritur, nuk duhet të abuzojë, jo më me fëmijën e tij, – shkroi psikologu.

21. HOMOSEKSUALI
Çka do të thotë fjala homoseksual? – e pyeti arsimtari studentin e mjekësisë.
Homoseksual është kundërta e fjalës heteroseksual, – u përgjigj studenti.
Mirëpo nuk më the kuptimin, – ndërhyri arsimtari.
E, kuptimin e dinë dashnorët e komunitetit homoseksual, – tha studenti.

Suedi, 14.07.2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/07/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk