Anekdota: PESHORJA

25
Aug
2026
Shkruan: Beqir Elshani

 

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

1.    VETERANËT
A më shumë të lodhet dora duke shënuar emrat e veteranëve të vërtetë, apo emrat e veteranëve të rrejshëm? – e pyeti një mik referentin e OVL.
Edhe po të jenë mbi dhjetëmijë veteranë të vërtetë nuk më lodhet dora, sa më lodhet për veteranët e rrejshëm! – u përgjigj referenti i OVL-së.

2.    INTELIGJENCA
Si quhet deklarata e klerikut që thotë se besimtari i vërtetë shkon në parajsë? – e pyeti njëri mikun e tij.
Quhet inteligjencë artificiale, pasi që edhe në botën tjetër mund të lëvizë nga të dojë, – u përgjigj i dyti.

3.    BINDJA FETARE
Zot i madh, jam plakur dhe vdekja më afrohet; një hoxhë mjekërzi thotë se kush i bindet zotit, e fiton xhenetin, prandaj dëshiroj të di se me detyrimet e mia që i kam bërë, a e kam merituar xhenetin pas vdekjes, – e pyeti plaku zotin.
Dëgjo këtu, u binde s’u binde, xhenetin e ke të sigurt, – tha zoti, dhe plaku u qetësua.

4.    PESHORJA
Ç’të duhet peshorja e barnave… nuk je farmacist? – e pyeti miku, kur pa që po e blinte peshoren.
Më duhet për të peshuar fjalët, para se të flasë, – ia ktheu miku i tij.

5.    OFERTA
Pse e shet shtëpinë trekatëshe për tre baxhanakë dhe jo për tre vëllezër? – e pyeti njëri pronarin e shtëpisë.
Për shkak se baxhanakët kalojnë mirë, prandaj mund të shitet shpejt, – tregoi ofertuesi.

6.    TURKOSHAKU
Ku e ka vendin analiza e turkoshakut, që thotë se Skënderbeu nuk është hero kombëtar?
Si akademik nuk më lejon ndërgjegjja të shprehem me fjalor të pistë, prandaj them që vendin e ka në neuropsikiatri, – tha historiani.

7.    PËRVOJA
A mund të na tregosh se ku kanë punuar gjyshja dhe nëna në kohën e tyre? – e pyeti gazetari djaloshin.
Gjyshja ka qenë mësuese në shkollën fillore, ndërsa nëna ka punuar shefe në kombinatin e tekstilit, – u përgjigj djaloshi.
Me siguri motra ndjek shembullin e nënës në Kombinatin e Tekstilit?
Jo, motra ime “punon” në Dubai të Arabisë, – tregoi djaloshi.

8.    JETIMI
Cili prej deputetëve nuk e ka pranuar Gjykatën Speciale: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, apo Rexhep Selimi? – e pyetën avokatin e popullit.
Dihet, Rexhep jetimi, – u përgjigj avokati i popullit.

9.    ÇAKORRI
Kushdo që shkel Kushtetutën sonte, do të mbulohet me turp për jetë, – deputet Ramush Haradinaj.
Pse, a nuk u shkel Kushtetuta, kur Kuvendi i Kosovës ia dha Çakorrin Malit të Zi? – ndërhyri
deputetja e Vetëvendosjes.

10.   VEZËT NË KUVEND
A kanë dallim gjuajtja e vezëve të deputetes Kadriaj me vezët e kryeministrit në Kuvendin e Kosovës?
Patjetër, kryeministri me anën gjuajtjes së vezët e ka mbrojtur Çakorrin prej 8200 hektarësh, ndërsa deputete Kadriaj e ka mbrojtur karrigen burokratike.

11.   TABELA E ZEZË
I dashur, ç’ke në çantë, që nuk e lëshon dot prej dorës? – e pyeti gruaja bashkëshortin.
Kam tabelën e zezë me emrat e deputetëve fatkeq, që në dëm të Kosovës e votuan Gjykatën Speciale, – tregoi burri.
Me emër dhe mbiemër, apo?! – shtoi gruaja.
Natyrisht, me emër e mbiemër dhe këta janë 18 pakica, 30 PDK dhe 34 LDK, – tregoi burri i tronditur.

12.   ALBIN BABA
Çuditem, si mund ta thërrasë populli Albin Kurtin baba? – pyeti një burrë në kafene duke i rënë tryezës me grusht.
Atë ditë që Albin Kurti vendeve fqinje iu jep male e fusha, siç kanë dhënë qeveritarët e parë, populli nuk do ta thërrasë baba, – ndërhyri një tjetër.

13.   QENUSHI
Më falni, zotëri, mos e patë qenushin tim këtej pari? – e pyeti zonja një burrë në plazhin e detit.
E keni fjalën për të dashurin tuaj me dy këmbë, apo për kafshën me katër këmbë! – ia ktheu me habi qytetari.
Kuptohet, për të dashurin tim, – pohoi zonja dhe vazhdoi për të kërkuar të dashurin.

14.   GUXIMI
Çka mendoni për kritikën e deputetes që thotë të kesh emrin Guxim, dhe të mos kesh guxim ta mbrosh shtetin prej korrupsionit? – pyetën analistin.
Mendoj që emri guxim ka shkuar te personi i gabuar, – u përgjigj analisti.

15.   ANARKISTI
Si quhet kopshtari që lulet i mbjellë së prapthi me gjethe në tokë dhe me rrënjë në ajër? – e pyeti njëri mikun e tij.
Quhet përtacë, – tha i dyti.
Jo përtac, anarkist quhet, – ia ktheu i pari.

16.   POLITIKANI
Mjeshtër, më është prishur kompjuteri, politikani opozitar po shfaqet i trashë, – u ankua myshteriu tek servisi kompjuterik.
Dëshiron ta bëj më të hollë? – e pyeti mjeshtri.
Jo, dua të më hiqet qafet, është i mërzitshëm, – tha myshteriu.

17.   TRUS BISHTIN
A ka dallim frazeologjitë “Trus bythën” me “Trus bishtin”? – e pyetën analistin.
Për nga kuptimi janë të njëjta, e para përdoret në odën e burrave, e dyta në Kuvendin Republikan, – u përgjigj analisti.

18.   DËNIMI
Gomari është grykës i madh, me kullotjen e livadhit i ka marrë më qafë delet, prandaj kërkoj të shkurtohen veshët, – tha prokurori.
Jo veshët… kokën! – ndërhyri gjykatësi.

19.   ZHURMA E DEPUTETIT
Deputeti i pëdëkësë Albin Kurtin e quan hajdut, dëmtues, sabotues, shkatërrimtar e zullumqar, – tregoi një burrë.
“Fisnik” i madh deputeti, asnjë të zezë nuk e pranoi për vete, – shtoi miku i tij.

20.   LAPERI
A e dini si quhet deputeti që nëpër kafene kërkon votën e popullit? – i pyetën disa pleq që ishin duke ndenjur në park.
Si nuk e dimë, laper quhet, – u përgjigjën njëzëri pleqtë.

21.   PSIKOLOGU
Jam psikolog, mund të më gjeni ndonjë vend pune? – e pyeti psikologu referentin për punësim.
Natyrisht, shko në Kuvendin e Kosovës, deputetët kanë nevojë për kurim psikologjik, – tha referenti.

22.   BOKSIERI
Nëse në duelin e boksit ndeshen boksieri shqiptar me boksierin serb, cili prej tyre do të dalë fitues? – e pyeti gazetari stërvitësin e boksit.
Dihet, boksieri serb, qoftë edhe me hundë të thyer, – u përgjigj stërvitësi.

23.   ÇIFTET
Një djalosh tre çifteve prapa shpine u dhuroi lule, dy të parët ishin të mrekullueshëm, i treti ishte i tmerrshëm? – tha djaloshi.
Pse ç’të keqe kishte i treti?! – ndërhyri miku i tij.
Ishte çift i gjinisë mashkullore, – tregoi djaloshi.

24.   UÇK
E kujt është UÇK? – i pyeti arsimtari nxënësit në klasë.
E Partisë Demokratike të Kosovës, – u përgjigj nxënësi i parë.
UÇK nuk është e asnjë partie politike, është ushtri e lavdishme e mbarë popullit shqiptar, – u përgjigj i dyti.

25.   UZURPUESI
Çka do të thotë fjala “uzurpues”, – e pyeti arsimtari studentin.
Fjala uzurpues domethënë pushtues, të cilën vazhdimisht e përmend opozitari i PDK-së, mirëpo në vend se ta thotë në vetën e parë, e thotë në vetën e dytë, – u përgjigj analisti.

Suedi, 26.08.2026

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 25/08/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk