Anekdota: PREMTIMI
1. VITI I RI
Si bëhet e kundërta e fjalisë “Po shkon viti i vjetër me gjakderdhje dhe me pasoja të mëdha”? – e pyeti arsimtari nxënësin.
“Po vjen viti i ri pa gjakderdhje dhe pa pasoja të mëdha”, – përgjigjet nxënësi.
Uroj të jetë ashtu, djalosh, – e miratoi arsimtari.
2. PREMTIMI
Çka mendoni për deklaratën e kryetarit rus me përvojë 25-vjeçare, me rastin e Vitit të Ri premton se do të bëhet mirë? – e pyeti gazetari kryetarin e Ukrainës, Zelenski.
Të njëjtën gjë e ka thënë edhe Hitleri në kohën e tij, megjithatë e solli LDB, – tha kryetari ukrainas.
3. HEQJA E VOTËS
E tmerrshme, gazetar Matoshi kërkon që mërgatës t’i hiqet e drejta e votës, – tregoi një qytetar.
Edhe po t’i hiqet mërgatës e drejta e votës, prapëseprapë populli është me Vetëvendosjen, për shkak se prej dy dekada vitesh qeveritë e para popullin e kanë rrjeApur, prandaj zor e kanë që popullit t’i hidhni hi syve, – tregoi analisti politik.
4. DOBËSIA
A e dini pse gazetat tona janë të dobëta? – e pyeti arsimtari i vjetër kolegun e tij.
Janë të dobëta, sepse në kohën tonë redaktorëve u kemi dhënë nota kaluese, – e miratoi i dyti.
5. PADIA
Zotëri prokuror, e akuzoj fqinjin, për shkak se gomarin tim që ia huazova për bartje gjatë javës, e ka ushqyer me tagji tani kjo kafshë e krisur nuk e ha kashtën, – u ankua pronari i gomarit.
Të dytë jeni fajtor, duhej të merreshit veshë në fillim për shujtën e gomarit, – i qortoi prokurori.
6. KOMPROMISI
Ç´është kompromisi? – e pyeti arsimtari nxënësin në klasë.
Është marrëveshje e dy palëve, – u përgjigj nxënësi.
Megjithatë, në dëm të viktimës, – e përforcoi nxënësi tjetër.
7. DËSHIRA E VITIT
Dajë, shprehe një dëshirë për vitin e ri… – i tha nipi dajës gjatë festës së fundvitit.
Dëshiroj që Albin Kurti në mandatin e tij të dytë t’i lajë borxhet dhe ta përmirësojë gjendjen që me dekada vite i kanë shkaktuar opozitarët, – deklaroi miku i tij.
8. DREJTËSIA
Në pyetjen e gazetarit se a më shumë frikë kanë prej Bashkimit Evropian apo prej Drejtësisë, Komisioni Zgjedhor i Kosovës përgjigjet: – Më shumë i frikohemi Bashkimit Evropian.
9. SERVILIZMI
Në pyetjen e arsimtarit se a kanë dallim servilizmi me oportunizmin, studenti përgjigjet:
Kanë pak dallime, i pari di të puthë çizmen e pushtuesit, i dyti e ruan bythën e vet, megjithatë kalojnë mirë në dëm të popullit.
10. PËRVOJA PARTIAKE
Unë kam 34 vjet përvojë politike në Shqipëri, – tregoi Sali Berisha.
E pamundur, Partia Demokratike nuk ka më shumë se tri dekada, prandaj nga të dolën 34 vjet, – ndërhyri një gazetar.
Ehe, 4 vjet kam qenë sekretar partie në kohën e Enver Hoxhës, – shtoi Sali demokrati.
11. VDEKJA
A ka dallim vdekja politike me vdekjen biologjike? – e pyeti njëri analistin politik.
Vdekja biologjike është kur njeriu vdes, ndërsa vdekja politike është kur ministrit i qepet goja, – tregoi analisti.
12. MALLKIMI
A është më mirë të mallkohen tanket ruse, apo të sulmohen? – e pyeti gazetari i huaj ukrainasin.
Vetëm nëse je budalla, mund të mallkosh… përndryshe nuk ka më mirë se të sulmohen tanket ruse, – ia ktheu ushtari ukrainas.
13. MASA
A më shumë ka ujq apo dhelpra në pyll? – e pyeti njëri pylltarin.
Në pyll ka më shumë ujq, ndërsa në diplomacinë evropiane ka më shumë dhelpra, – u përgjigj pylltari.
14. GJAHTARI
Pse më ndjek me çifte? Ti e di që mishi i trupit tim nuk hahet, pasi që ushqehem me minj të fushës? – i tha dhelpra gjahtarit që po e vëzhgonte.
Nuk po të ndjek për mish, po të ndjek për lëkurën që e ke të shtrenjtë, me lëkurën tënde mund të blej dhjetë pula të majme, – ia ktheu gjahtari.
15. GALATEA
Psikologe, burri im është magjepsur pas fotografive të femrave në internet, frikohem mos po shndërrohen në Galatea dhe ma marrin burrin, – u ankua gruaja fatkeqe.
E nderuara komentuese, më vjen keq, jam psikologe, nuk jam hyjneshë… – iu përgjigj psikologja.
16. BIGAMIA
Çka mendoni për një studim që tregon se burrat e martuar me dy gra janë më të lumtur, – e pyeti njëri avokatin e popullit?
Broçkulla, më të lumtur janë martesat e çifteve burrë e grua, përndryshe gruaja e dytë mbetet skllave, – u përgjigj avokati.
17. NË MES DYVE
A më i keq është djali që vjedh, por që kujdeset për familjen, apo djali që nuk vjedh, por që nuk kujdeset për familjen? – e pyeti njëri mikun e tij.
Në mes dy të këqijave më i keq është djali që nuk kujdeset për familjen, – u përgjigj miku i tij.
18. KOMEDIA
Kush është autor i komedisë “Shumë zhurmë për asgjë”, – e pyet njëri arsimtari studenten.
Dikur ka qenë Shekspiri i madh, sot nuk numërohen, – u përgjigj studentja.
19. PËLQIMI
Edukator, djalit tim i pëlqejnë filmat shkencorë, ndërsa burrit tim i pëlqejnë filmat vizatues, – tregoi gruaja me fëmijën për dore.
Zonjë, tek unë duhet të vijë burri juaj, jo fëmija juaj, – ia ktheu edukatorja.
20. LEPURI
A është mirë me të hy lepuri në bark? – e pyeti në mënyrë metaforike mikun e tij.
Po, nëse vjen prej furrës së bukëpjekësit, – ia ktheu tjetri.
Suedi, 10.01.2025
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!