Arben Duka, shkrimtar me randsi për Shqiptarët

07
May
2023

Shkruan: Mihal Qosja
Arben Duka ka lindur në 5.12.1957 në Labovë të Gjirokastrës. Ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Ka ndoshta biografinë më të pasur letrare dhe artistike në vënd. Është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara gjer në pesë herë. Është bashkëautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanërve duke filluar qysh nga viti 1974. Ka dhjetra çmime si autor dhe bashkëautor në gjininë e këngës, ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radiot Televizionin Shqiptar. Është autor i mijëra e mijëra vargjeve humoristik dhe satirikë në shumë të përditëshme dhe periodike. Ka mbuluar për rreth shtatë vjet “Intervistat E Kaso Kosës” në gazetën “Intervista” duke qënë i spikatur dhe në prozë në këtë fushë. Por Arben Duka është më së shumti një poet lirik. Janë të shumta këngët hite në vite që mbajnë firmën e Arben Dukës, është e pamundur të shkruhet gjithë ajo listë e gjatë. Duka është autor i tekstit të Hymnit të Policisë së Shtetit.
Veprat
Nektari i këngëve
Njëmijë puthje
Ç’të bëj me fjalën?
Letra dashurie-në pesë libra të veçantë.
Unë isha një i vetëm
Intervistat e Kaso Kosës
Vetëm ty të kam
Gjiri i Virgjëreshë (i botuar gjashtë herë)
Ç’ja thoshte bilbili-humor e satirë
Pushtetarë dhe zagarë-humor dhe satirë
Grek o grek kokë goricë-satirë
Rroj se nuk vdes dot
Labovë moj Labovë-poemë.
Kristale të thyer
Dashuria është abstrakte
Aromë vajze
Heroi i dashurisë
Fisnikëria e ka një emër-kushtim për I.Hasanbelliun.
Vipa dhe rripa-humor dhe satirë.
Taksidarët e gjakut-satirë
Njeriu me bllok
Aliu dhe Saliu
Rebelohuni-satirë
Biri i shqiponjës-poemë për Heroin e Popullit-Jaho Gjoliku
Sa doli Xhuvelëria, plasi sheshit kurvëria-në dy volume,
Mirënjohje:
Arben Duka është “Nderi i Qarkut Gjirokastër”, “Nderi i Odries”, “Nderi i Lunxhërisë”, “Nderi i veteranëve të luftës”, “Qytetar Nderi i Gjirokastrës”.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 07/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk