Arbënorët e Bosnjës

13
Jan
2023

Shkruan: Xhelil Arifi
Bosnia historikisht ,njihet si një territor ku kanë jetuar Ilirët.Por edhe një territor ku në shekujt e mëvonshëm kanë jetuar arbënorët si pasardhës të ilirëve.Sllavizimi gradual dhe më i plotë ka ardhur tek në shekujt e vonë.
Në dokumentet që sjellin vet sllavët ,kuptohet me tendencë ,siç mund të jenë dhe me përshtatje e hipoteza që i përshtaten interpretimit të tyre të historisë së këtyre hapësirave,pranohet prania e madhe e arbënorëve në shekujt 15,16….Këta ,nga këto autor konsiderohen si të ardhur ,ose të sjellur nga osmanët që kishin futur nën sundimin e tyre këto troje,e që në fakt mund të mos jetë e vërteta e plotë,kur kemi parasyshë vazhdimësinë ilire.
Ja çfarë shkruhet nga autorë sllav për praninë e arbanasëve dhe vllehëve në shekujt e përmendur në territorin e asaj që sot njohim si Bosnie:
-Grupe të mëdha vllehësh dhe arbanasish ishin në Bosnjën veriperëndimore dhe perëndimore (Sanxhaku boshnjak), Bosnjën verilindore (Sanxhaku i Zvornikut) nga 1480/1481) dhe atë jugperëndimore (Sanxhaku i Klishit nga 1537) dhe Bosnjën perëndimore (Sanxhaku i Bihaçit dhe Bosnies nga fundi i shekullit XVI ), por tani nuk ishin më vetëm vllehët nga Hercegovina, por edhe ata nga viset e tjera si Maqedonia, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Vllehët grek nga Greqia dhe Arbanasit nga Malesia. Vllehët dhe Arbanasi atëherë, praktikisht, e vërshuan Bosnien dhe të gjitha tokat kroate të pushtuara nga osmanët.
Por kur flitet për Vllahë dhe arbanas,ju lirisht mund të mendoni se kemi të bëjmë me grup etnik që i përkasin të njejtes linjë etnike,që përcillet nga e njejta gjenezë që nga antika ilire e këtej.
Autorët që nga lashtësia si :Straboni, Eugjen Borene me studimin “Shënime mbi Vllehtë” në vitet 1869, dhe veçanërisht murgu francez, Zhan-Klod Faverial, me librin “Vllehtë e Pindit” në vitin 1864 dhe “Historia e Vllehëve” në vitin 1891, “Historia e Shqipërisë” (Histoire de l’Albanie) ,kanë shkruar se Pellazgët dhe Ilirët , ishin homogjenë, me prejardhje fisnore shumë të afërt. Në këto krahina që quhej Thesali dhe në veçanti në territoret e Pindit që quhej Maqedoni, kanë jetuar fiset shqiptarë e vllehë. Këta i përkisnin bërthamave të ndryshme, por ishin të së njëjtës rracë, Ilirë.*alinsweden.blog
Edhe emri i vendbanimeve të tyre thirret në gjuhën arbënore “Katun”,që i përket vetëm leksikut të shqipes.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/01/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk