Arbëreshët e katundit (Greci) në italinë e jugut dhe përpjekjet e Athinës për Greqinë e madhe

09
Mar
2023

Shkruan: Genta Petrit Kaloçi
Propaganda e poshtër greke nëpërmjet kishës ortodokse për të aneksuar arbëreshët e italisë nëpërmjet katundit “Greci”.
Më kujtohet si tani sesi në vitet e para të emigrimit në Athinë 92-95 para afro tre dekadash në lajmet kryesore televizive (mega, antena, ert1,2,3, star) jepnin pamje të priftërinjve grek me rrasa të zeza si varrmihësa që shkonin në fshatrat arbëreshe duke i quajtur si minoritet grek. Nëpërmjet këtij katundit me targën “Greci” që jepej shpesh në tv dhe na pipilisnin, shplanin trurin se ishin minoritet ortodoks grekë. Kjo tabelë e fshatit Greci ishte qershia mbi tortë për ti treguar botës se aty është një Greqi e vogël, pjesë e Greqisë së madhe.
Përdorimi i fesë ortodokse kundër identitetit të popullsisë arbëreshe ishte një çmenduri e vërtetë. Si tani më kujtohet neveria, urrejtja që akumulohej nga mashtrimet e propaganda kishtare greke nëpërmjet shtetit dhe medias, duke pasur parasysh se ne ishim rritur, frymuar, mësuar në shkollat e Xhaxhit se arbëreshët ashtu si arvanitët janë nga i njëjti trung, shqiptar. Një fashizëm i egër e i tmerrshëm deri në palcë vitet e para të emigracionit. Kërkonin që nëpërmjet një etikete, emërtimi të abuzonin, manipulonin opinionin e gjerë për të ç’bërë origjinën e tyre dhe aneksiuar si greke edhe atë popullsi arbëreshe siç bënë me asimilimin e arvanitasve brenda 1 shekulli. Me pokitikat e tyre korruptuese, berishizmi antishqiptar ndihmuan planet e orekseve greke duke greqizuar me dokumenta greke mbi 1 milion shqiptarë emigrantë, shpërbënë kishën autoqefale të Nolit, ua falën kishën shqiptare grekërve dhe qershia mbi tortë erdhi me vendimin antikombëtar të pajisjes me pashaport shqiptare të janullatosit. Të gjitha këto vendime e politika çkombëtarizimi, shpopullimi, çkishërimi ndihmuan palën greke në ashpërsimin dhe këmbënguljen e oreksit të tyre me çamërinë, arvanitasit, himarën dhe arbëreshët e katundit (greci) në itali.
E si mund të shkosh mbrapa kishave ortodokse (grekorusoserbesllave), katolike (vatikanolatine), xhamive, teqeve (araboturko) qofshin në një kohë që mundohen natë e ditë të na zhbëjnë dhe zhdukin nga faqja e dheut.
E si mund ti ndjek e t’u besoj feve të tyre kur duan të më zhdukin me rrënjë e dhëmballë?
Duhet të jesh i marrë, pa gen, pa din e iman t’u shkosh nga prapa të gjitha përfaqësive fetare që kanë zhbërë kombin, trojet, gjakun dhe të parët tanë.
Të paktën ish kongresisti amerikan me prejardhje arbëreshe Xhozef Dioguardi është munduar të bëjë pjesën e tij për të ruajtur, mbrojtur popullsinë arbëreshe nga përpjekje të tilla dashakeqe, përvetësuese, shkatërruese ndaj origjinës sonë. Megjithatë kjo nuk është e mjaftueshme, duhet secili nga ne të bëjmë pjesën tonë që ti vijmë në ndihmë përpjekjeve të Tij dhe Lobit shqiptar në amerikë për çështjet e shqiptarizmës në rajon e në botë.
Një hap kryesor për të mbrojtur trashëgiminë tonë kombëtare është të shpërfillim të gjitha fetë që n’a kanë futur përçarjen, vëllavrasjen ndër shekuj dhe vazhdojnë t’a bëjnë me përkrahjen, mbështetjen e secilit prej jush brenda vetes dhe në vatrat tuaja për një thes me rroba, një tas supë, një vërtetim hasmërie për azil, një financim të dyshimtë, pension të pamerituar nga fondacione bamirësie fetare me bekimet politike në këto tre dekada të dhjerokracisë berishjane pa shtet të shqiptarizmit në rajon.
Është shumë e theshtë, nëse ndjek fetë nuk mund të jesh Shqiptar i mirë. Dhe një shqiptar i mirë nuk mund të jetë njeri e atdhetar i mirë, ashtu siç thonë edhe ato fetë tuaja, sepse nuk mund t’u shërbesh dy zotave (edhe zotit edhe parasë) në rastin konkret edhe feve edhe shqiptarizmit. Feja e shqiptarit ka qenë ndër shekuj vetëm Shqiptaria!
Historia e trojeve tona në mijëravjeçar na kanë treguar se gjaku i pastër e më i kulluar shqiptar ka qënë i heronjve që kanë luftuar të gjitha fetë. Ata që ne sot i quajmë “ateistë” e mbajtën gjallë shqiptarizmin dhe besuan si fe e kaluar fesë në të.
Kolazh fotosh, me të dhëna nga komuniteti arbëresh në itali dhe përvetsimi që i bën pala greke po të njëjtës zonë. Vetëm se kanë të njëjtën kishë të ritualeve ortodokse bizantine dhe jo atë katolike të vatikanit.
Shënim; Nga Greqia jam larguar përfundimisht në 2008ën dhe nuk jam njësoj e informuar si në vitet që jetoja me prindërit në Athinë. Jam e mendimit se në vitet e para të emigrimit të shqiptarëve në Greqi, ato kronika lajmesh për Katundin (Greci) përdoreshin më shumë nga shteti grek që të krijonin një pseudo presion ndaj berishës në pushtet dhe ky të justifikonte lëshimet e tija në favor të kishës ortodokse greke dhe kështu të futeshin në palcën e shtetit siç janë futur me agjentin Janullatosin. Për momentin s’di ç’bëhet, me siguri nuk përdoren më kronikat për Grecin në itali se i morën ato që deshën dhe më pas likja e bëri Janullatosin me pashaportë dipllomatike shqiptare.
Më shumë info kliko më poshtë;

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 09/03/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk