Argatët e Greqisë, Himara dhe e drejta jonë Kushtetuese

11
May
2023

Shkruan: Dritan Goxhaj
Me datë 7 të këtij muaji, kandidadi për kryetar bashkie në Himarë kryetari i organizatës OMONIA në Shqipëri, personi që ka marrë pjesë drejpërdrejtë në masakrën e Peshkëpisë në 1994-n Fredi Beleri, në një intervistë për gazetën greke Protothema deklaron “është jetike për helenizmin e Himarës që t’i tejkalojë pengesat që e ndalojnë të ketë mundësi. Prandaj dhe zgjedhja ime do të lehtësojë rrugën e helenizimit me mbështetjen e të gjitha forcave politike të Greqisë.”
Dhe diku më poshtë gjatë intervistës së tij ai deklaron “ Ne duam të shohim vendin tonë të përparojë dhe helenizmi i tij të përparojë në vend të tij.”
Këto deklarata të këtij gjakprishuri tregojnë se grekofilët tashmë me bekim e mbështetje të gjith spektrit politik në Greqi po cënojnë haptazi identitetin kombëtar, trashëgiminë kombëtare, bashkjetimin dhe mirëkuptimin e shqiptarëve me pakicat si dhe rendin kushtetues të Shqipërisë.
Deklarata e këtij gjakshituri cënon direkt kushtetutën e vendit e cila në nenin 3 të saj shkruan : Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë.
Dhe në bazë të këtij neni shteti ynë ka obligim që t’i mbrojë këto vlera. Ҫdo kush që i cënon këto vlera dhe këtë kushtetutë duhet më e pakta të ndiqet penalisht nga ana e organeve ligjzbatuese.
Por jo vetëm kaq, por edhe organizata të cilën ai e kryeson, organizata OMONIA duhet të shpallet e jashtëligjshme pasi neni 46 pika 3 e Kushtetutës e përcakton qartësisht : “Organizatat ose shoqatat që ndjekin qëllime antikushtetuese janë të ndaluara sipas ligjit”
Duke qënë se ky plera flet dhe kandidon në emër të shoqatës së tij në bashkpunim me PBDNJ dhe dukë qënë se deklarata e tij janë total në shkelje të kushtetutës, atëherë plotësohet totalisht neni 46/3 i kësaj Kushtetute.
Dhe në rast se shteti dhe organet e tija ligjzbatuese nuk e marrin aspak mundimin që të ndalojnë njerëz dhe veprime të tilla që na cënojnë identitetin tonë dhe pavarësinë, atëherë neve si qytetar e shtetas të këtij vendi, të obliguar nga kjo kushtetutë sipas nenit 2 pika 1 dhe 2 “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit. 2. Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti.”, na lind e drejta që të mbrojmë vetë atdheun nga kësi vemjesh, duke ushtruar kështu sovranitetin drejtpërsëdrejti.
Dhe në këtë të drejtë kushtetuese t’i tregojmë të gjithë paçavureve të këtij pellgut të qelbur politik, se Himara as ka qënë ndonjëherë, e as është, e as nuk do të jetë kurrë helene, greke e as minoritare.
Dhe këtë duhet t’ia tregojmë duke nisur me rradhë që nga ata fundërrinat të cilët vetëm për interesin e tyre politik, Berisha e Meta e pranuan kandidaturën e këtij gjakprishuri grekofil, duke shkelur mbi gjakun e dëshmorëve të atdheut, të vrarë nga ky e disa gjakprishur të tjerë grekofilë në Peshkopi të Gjirokastrës në 1994-n.
Por edhe ti tregojmë një argati tjetër të greqisë, kryeministrit aktual të Shqipërisë, Ed(vin) Ramës, i cili gjoja si i zemëruar nga deklaratat e vrasësit që kandidon në Himarë gjeti rastin që të bëjë një deklaratë tjetër akoma edhe më të poshtër se e Belerit, duke legjitimuar helenizmin e Himarës që kurrë nuk ka egzistuar, duke thënë në televizor “un kam bërë punë konkrete me komunitetin e himarjotëve që janë me origjinë të hershme greke në Amerikë “ , se kurrë Himara nuk ka pasur origjinë greke.
Kurrë në Himarë nuk ka pasur komunitet grek.
Këto përrallat e greqizimit e të grekëve në Himarë i krijoi Jorgo Zografi me republikën e tij autonome të Vorio Epirit.
Të tre këta argatë të Greqisë, Berisha, Meta e Rama, e çdo hijenë tjetër si tipi i Belerit, secili sipas mënyrës e marëveshjes së tyre me grekët e greqisë apo ata të amerikës është duke cënuar pamvarësinë dhe sovranitetin e Shqipërisë.
Duhet t’ju bëjmë me dije këtyre se atdheu është i yni e jo i tyre dhe herët ose vonë në rast se ata që e kanë për detyrë ta mbrojnë atdheun nga njerëz si puna e këtyre, nuk do e vënë ujin në zjarr, atëherë duhet ta bëjmë vetë atë që na obligon kushtetuta.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 11/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk