…është Albin Kurti. Po të ishte ndryshe, nuk do ta sulmonin edhe mediat, edhe njerëz të “veçantë” të medias që i liston kryeministri Rama në Shqipëri e andej ndonjë zyrë underground.
Nuk është vetëm kroni, është edhe diakroni, strategji e vjetër që ku prej andej nis e nuk mbaron lufta ndaj Dardanisë, kreut të sajë gjakpastër dardan, Albin Kurtit. Serbia e do të vdekur Kurtin, e do të vdekur sepse Ai:
– I mbylli derën njè herë e përherë këtyre sllavo- khazarëve, por prapē të ngjeshur barbarshëm e zotër në trojet tona të etërve, të amave, si në Nish, Luginën e Preshëvës, Shkup…
– Ndaloi zgjedhjet serbe në Kosovë
– Hoqi dinarin dhe pagesat serbe në Kosovë
– Pezulloi ndêrtimin e qyteteve të reja për serbët në veri
– Shmangu Republikën serpska në Kosovë
– Eleminoi precedentin e “Gozhdës së Nastradinit” të Serbisë
– Ndaloi orën e Ndarjes së Mitrovicës
– Shtriu shtetin në çdo centimetër të teritorit kushtetues të Republikës së Kosovës.
– Ju tregoi serbofrancezëve se Minierat e Trepçes dhe ujëmbledhësi i “Ujmanit” janë prona të popullit shqiptar
– Luftoi pa ndêrprerje e kompromis bashkëpunimin Rama: Viçiç për krijimin e Jugosllavisë së fortë ekonomike *Open Balkan”
– Forcoi Ushtrinē Mbrojtëse të Kosovës dhe po e përgatit atë ta anëtarësoj në NATO
– Këputi fijet e të gjitha klikave Shqipêri Kosovë q’ prej matanë shekullit XXI
– Në syrin e gjithë shqiptarëve të mirë, shqiptarëve të urtë, të ditur e atdhetarë Albin Kurti është domozdishmëri kryeministrore deri në vitin 2030.
Si krahu i djathtë i Adem Demaçit, përfaqësuesit unik politik i UÇK-së Kurti duhet të ndjehet më i fortë, më i mbështetur, më i vendosur populisht!
Ata që mundohen të deprimojnë sot Albin Kurtin, janë të ata që e shkatërruan Dardaninë e mbetur për dekada, ata që e vodhën, e shitën dhe e përdorën si plaçkë tregu, motamo si ndodh edhe këtej në Shqipëri
Por ta dinë se lufta e kafeneve, lufta e gazetave, radiove, televizionëve, lufta e dollarëve të shitjes, ndaj kryeninistrit Kurti, është sulm ndaj vetë shtetit të dardanëve (Kosovës), e kjo luftë është e humbur.
Populli shqiptar këndej e andej i ka maturuar e provuar një nga një të gjitha partitë e bandave të vjetra politike koha e tyre ka vdekur.
Nuk ka kthim pas. Kthimi pas është kthim në vitin 1945…


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
