AS ENGJËJ AS DJAJ !

24
May
2023


Shkruan: Ali Sh. Mehmeti

Datë 25.05.2023

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Së pari një anekdotë rreth ngjarjes, për të cilën thonë se vërtet kishte ndodhur në Armatën e Jugosllavisë socialiste (i kërkoj falje romëve, që do ta përdori gjuhën origjinale që është përdorur).

Për ta treguar barazinë mes popujve, një ushtari magjup i kishin propozuar që të bëhet anëtar i partisë komuniste. Paraprakisht duhej të përgatitej me disa njohuri elementare. E merr kapiteni në pyetje dhe fillon me pyetje më të lehta. Kush është Tito, Kardeli, Stamboliqi …. Magjupi, duke mos e njohur askënd e bën nervoz kapitenin, por edhe vet bëhet nervoz. Kështu i nervozuar, magjupi i kthehet kapitenit: a di ti kush është Xhango klarinetisti, Sandokan tupanxhia, Hasan hajni …. Natyrisht se kapiteni nuk i njihte. E sheh shoku kapiten, ti i njeh magjupt e tu, unë i njoh magjupt e mi!

Këtyre ditëve po vërshojnë komentet rreth vrasjes së një gruaje shqiptare, 28 vjeçare në Gjermani. Një ngjarje tragjike që meriton dënim publik dhe gjyqësor më të rëndë. Por, gatishmëria e jonë që ta përbaltim vetën duk ia atribuuar këtë dukuri (femicidin) kulturës sonë nuk qëndron. Kështu, veçse përcjellim një kompleks inferioriteti tek fëmijët tanë dhe i bëjmë që të ndihen me faj. Para se të bini këtë lloj konstatimi rrotullohuni rreth vetës, lexoni pak, informohuni dhe pastaj shkruani.
Femicidi, vrasja e grave dhe vajzave, është fenomen i pranishëm gjithandej dhe nuk na dallon shumë nga të tjerët, as për të mirë, as për të keq. Ndoshta për të mirë!

– Në Kroaci me 4 milion banorë, në 20 vitet e fundit janë vra 400 gra/vajza – 5 gra/vajza në vit për 1 milion banorë (burimi: večernji list)
– Në Serbi me 6,8 milion banorë, në periudhën 2010-2022 janë vra 379 gra/vajza – 4,28 gra/vajza në vit për 1 milion banorë (burimi: radio evropa e lirë)
– Në Zvicër me 8,7 milion banorë në periudhën 2009-2018 janë vra 246 gra/vajza – 2,82 gra/vajza në vit për 1 milion banorë (burimi: enti statistikës i Zvicrës)
– Në Shqiëri me 2,8 milion banorë në periudhën 2010-2021 janë vra 153 gra/vajza – 4,5 gra/vajza në vit për 1 milion banorë (burimi: euronews – policia e shteti shqiptar)
– Në Kosovë me 1,8 milion banorë në 12 vite të fundit janë vra 50 gra/vajza – 2,31gra/vajza në vit për 1 milion banorë (burimi: albinfo.ch)
Nëse bëjmë bashkë Shqipërinë me Kosovën del se vriten 3,6 gra/vajza në vit për 1 milion banorë.

Sigurisht që edhe vetëm një të vritet për shkak të përkatësisë gjinore, apo çfarëdo arsye tjetër është shumë, por mos harroni se gjithkush i ka “magjupt e vet”!

Pra kujdes, sepse me këtë lloj vet përbaltjeje nuk do bëheni “më katolik se papa” kudo që jetoni, por vetëm do i bëni fëmijët e juaj të ndihen keq, inferior dhe servil.

P.S. Referenca për numrin e banorëve është viti 2021

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 24/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk