ASKUSH MOS TË PROVOJË TË DEVIJOJË HISTORINË?!

22
Jul
2026
Shkruan: Fadil Shyti

 

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

 

Është e vërtetë që, gjeniu Enver Hoxha, PKSH edhe gjatë LANÇ-re, por edhe komunistët në Kosovë, në krye me Fadil Hoxhën, ishin JO për Republikën e Kosovës, por për RIBASHKIM të të gjitha trojeve shqiptare në Ilirik (Ballkan) në një shtet të quajtur, Shqipëri, dëshmi historike e kemi Konferencën e Bujanit, (31 Dhjetor, 1943 deri më 2 janar, 1944), pra, gjatë LANÇ-re.
Ishin fuqitë e mëdha, Ruzvelti,
-(Amerika), Çurçilli-(Anglia) dhe Stalini (Rusia); që, në Jaltë (1945) vendosën njëzëri që ish-Jugosllavinë e krajlive SKS, ta lënë siç ishte dikur të paprekshme dhe nën kontrollin e regjimit të Titos.
-Ishte aty e shkruar në atë dokument-vendim tragjik për popujt liridashës, për të cilin mendoj që; aty u hodhën farat e luftërave çlirimtare të fillim shekullit  21 në Rusi, në ish-Jugosllavi dhe më gjerë, gjer në Ukrainë, pra, qe fusnota apo një Neni mashtrues politik-ushtarak, që juristët e deshifrojnë më mirë; -për të mos u realizuar kurrë; që: “Me vullnetin e të dy shteteve kufijtë mund të ndryshonin”?!…
-Përkundër kërkesës nga RPSH pikërisht nga  shoku Enver Hoxha, që në surrat, i tha Titos gjatë vizitës në Beograd, (1945), “Kosova është e Shqipërisë dhe duhet t’i kthehej asaj”; Titoja dhe klika e tij dinake renegate e ideve m-ml, kjo shoviniste e tërbuar dhe fashiste, premtuan se, kjo do të  bëhej në një rast të përshtatshëm, por  këtë të drejtë legjitime shqiptare nuk e pranuan kurrë.
-Pastaj, ndodhën protestat e viteve 1968, 1981, në Kosovë në Tetovë, bile edhe një protestë qe në Ulqin.
Në vitin 1968 më e theksuar ka qenë parulla: Duam RIBASHKIM me Shqipërinë,-sesa, parulla Kosova Republikë.
Në ngjarjet 1968, vrull i kanë dhënë në veçanti kërkesat për Flamurin Kuqezi, për hapjen e Universitetin e Prishtinës, Lirojeni Adem Demaçin me shokë nga burgjet,- e, të tjera kërkesa politike…
Në ato demonstrata për Flamurin tonë kombëtar, u vra djaloshi trim, Murat Mehmeti.
-Dy kërkesat u realizuan:
1.
Flamuri u lejua më 1968 dhe
2.
Universiteti, u hap në Prishtinë, më 1970.
-Fatkeqësisht, nuk u realizua RIBASHKIMI kombëtar, me shtetin amë, Shqipërinë, bile as Republika, nga udhëheqja titiste, nuk u mor fare në konsideratë.
-Në protestat e vitit 1981 organizatorët janë fokusuar tërësisht vetëm për R.K.
Kjo, atëbotë qe kërkesë kompromisi, për mos ndryshimin e kufijve në rajon, që zakonisht nuk mund të ndodhin pa luftë.
Ishte rast unikal, i kënaqshëm për popullin gjerman dhe popujt liridashës,  vetëm RIBASHKIMI i Gjermanisë, pa luftë,-por, atëbotë për të mbijetuar Rusia socialimperialiste revizioniste, ajo kërkoi dhe nga Gjermania iu dhanë miliarda DM…
-Po i rikthehem çështjes së ngritur nga z. Daim Hiseni.
Demonstratat filluan në Prishtinë më 11 Mars, 1981, vazhduan më 26 Mars dhe deri më 1,2, 3 Prill, në shumicën e qyteteve të Kosovës.
Në këto demonstrata kërkesa kryesore qe, Republika e Kosovës, jo RIBASHKIMI me Shqipërinë.
Tirana zyrtare nuk doli me qëndrim  pro as kundër, deri më dat. 8 Prill, 1981, kur botërisht përmes “Zërit të Popullit” organ i PPSH-së, doli hapur, pa dorashka në mbrojtje politike dhe diplomatike të demonstruesve republikanë, kur shkroi: Kërkesa për Republikën e Kosovës, është e drejtë, kjo që mbanë autorësinë e shokut, Enver.
-Po, qe e vërtetë që shoku Enver Hoxha dhe PPSH-së nuk u nxituan që ta përkrahin kërkesën për Republikën e Kosovës, me idenë që, atëbotë Enveri dhe PPSH kishin përgatitur katër vite para se të shpërthenin demonstratat planin
“Shpërthimi’ për çlirimin dhe RIBASHKIMIN e të gjitha trojeve shqiptare që mbetën në robërinë jugosllave, jashtë kufijve të shtetit amë.
-Me rastin e një vizite që, pas LÇ-re të UÇK-së dhe të çlirimit të PJESËRISHËM të Kosovës, kujtoj këtu që, Kosova Lindore dhe pjesë të tjera shqiptare, përkundër tri LÇ-re, ende nuk i kemi të çliruara; isha në vizitë te Veteranja e LANÇ-re dhe Kryetarja e Frontit Demokratik të RPSSH, Nexhmije Hoxha; veç tjerash ajo më tha:
“Enveri, nuk e pëlqeu kërkesën për Republikë, ai gjithnjë ka menduar dhe ka punuar për RIBASHKIMIN e trojeve shqiptare me Shqipërinë, mirëpo, meqë shqiptarët e Kosovës, dolën me këtë kërkesë Enveri tha; do t’i përkrahim, nuk i lëmë vetëm”.
-Prandaj,- siç dihet, Enveri, Partia dhe pushteti popullor me të gjitha levat e shtetit dhe të shoqërisë socialiste shqiptare i kanë përvjelë mëngët, pa rezerva fuqishëm janë vënë në përkrahje të Republikës së Kosovës.
Z. Daim Hyseni!
Të krahasosh bllokadat e neo-fashistëve të Saliut dhe të Ramës me kinse, bllokadat, apo mospërkrahjen e Tiranës komuniste është gabim që ASPAK nuk i shkon të së vërtetës.
Mos harroni!
Ishte qeveria e Tiranës komuniste e vetmja qeveri në rajon dhe botë që e ka përkrahur popullin e Kosovës.
Atëbotë, veç pasqyrimit të shtypit në Evropë, Amerikë dhe gjetkë nëpër botë, ASNJË qeveri në Amerikë, Evropë dhe në botë nuk e kanë përkrahur Republikën e Kosovës.
-Kurrsesi nuk bën të harrojmë faktet që, edhe gjatë gjithë kohës edhe pas ndryshimit të sistemit socialist në sistem kapitalist; më saktësisht në rikthimin fatalist; feudal-kapitalist borgjez të sojit alla zogist; populli vëlla shqiptar, kurrë s’i ka përfillur liderucët sunduesit demonë-kratë si Berisha e të tjerë që bënin pazare me Serbi; kujtoj naftën…; -mirëpo, Nëna Shqipëri me vendosmëri të pashoqe, kurdoherë iu ka gjendur pranë bijës Kosovë, me emrin Kosovë, nënkuptojmë termin politik kombëtar shqiptar të të gjitha trojeve shqiptare.
-Dua të theksoj faktin që, pa ndihmat kolosale që nga ABETARJA, FLAMURI, RTSH , SHTYPI I SHKRUAR, dhe gjatë tri Luftërave Çlirimtare;-pushka TOPI i markës ushtarake shqiptare në Kosovë, në Tetovë dhe në Preshevë; Kosova me viset tjera shqiptare, nuk do të ekzistonin mbi faqe të dheut, por nga egërsirat me surrate “njerëzore” pushtuese sllavo-ortodokse; do të asimiloheshin e do të flisnin serbisht, maqedonisht, greqisht; ashtu siç janë asimiluar një pjesë e trojeve tona…
22. 07. 2026

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 22/07/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk