Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Lexojeni miq, është jo vetëm një kuriozitet. Këtu plotësohet fjala e urtë shqipe: ” Uthulla e fortë the enën e vet ”
______
GRUAJA E SOKRATIT !
Kush do ta kishte imagjinuar ndonjëherë se filozofi Sokrati,
i njohur për urtësinë, inteligjencën
dhe fuqinë e fjalës së tij,
jetonte në një mjedis të mbushur me britma, injorancë
dhe armiqësi nga ana e gruas së tij?
Kjo grua ishte e njohur për karakterin e saj autoritar,
gjuhën e mprehtë dhe forcën e saj,
deri në atë pikë sa e detyronte burrin të dilte nga shtëpia në agim
dhe të mos kthehej përpara perëndimit të diellit.
E megjithatë, Sokrati tha për të:
“Unë i jam borxhli kësaj gruaje.
Pa të, nuk do të kisha mësuar se urtësia qëndron në heshtje
dhe lumturia në gjumë.”
Ai shtoi gjithashtu:
“Jam prekur nga tre fatkeqësi:
1. gjuha,
2. varfëria
3. dhe gruaja ime.
Të parën e kalova me përpjekje,
të dytën me kursim,
por të tretën nuk e kam kapërcyer kurrë.”
Një ditë, ndërsa Sokrati ishte ulur me nxënësit e tij,
gruaja e tij filloi ta shante dhe t’i bërtiste,
siç ishte zakon i saj.
Kësaj here, për habinë e të gjithëve,
ajo shkoi aq larg sa i hodhi ujë mbi kokë.
Sokrati, duke u fshirë me qetësi në fytyrë, tha:
“Pas gjithë atij bubullimi, duhej të prisnim shi.”
Qetësia dhe heshtja e Sokratit në fund i shkaktuan vdekjen gruas së tij nga një infarkt.
Po, ajo vdiq pasi kishte nisur edhe një debat tjetër me të.
Ndërsa ai rrinte në heshtje, i qetë dhe i patrazuar,
ajo, përkundrazi, shpërthente si një vullkan në erusion.
Zemërimi i fortë i shkaktoi një dhimbje të mprehtë në zemër dhe në shpatull,
që e çoi në vdekje po atë natë.
Jamal Torquay
Nga Mariani Angelo (Info: Erezia)
Publik.05.Prill 2025
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!