ASNJË LIDER PARTIE POLITIKE NUK MUND TË JETË LIDER I NJË POPULLI TË SHTYPUR DHE SUNDUAR KEQ

16
Mar
2024
shkruan Akademik Abulla Mehmeti

Reflekse
Asnjë lider i ndonjë partie politike të shqiptarëve në Maqedoni nuk mund të konsiderohet lideri i të gjithë shqiptarëve në këtë shtet, Këtë qasje të gabuar ia imponojnë opinionit të gjerë vetëm gazetarët kopukë dhe mediet e paguara.
Secili lider partie mund të jetë vetëm përçues i zërit të atyre që e mbështesin atë lider, e votojnë dhe përfitojnë për interesa personale përmes liderit të tyre, por jo edhe shqiptarët e tjerë, shumica e të cilëve i vuajnë pasojat nga sundimi i keq në pushtetin ku bën pjesë partia politike dhe lideri i tyre, ose detyrohen ta braktisin vendin, duke u larguar sa më parë e sa më larg në botën e jashtme, në botën e lirë demokratike ku sundojnë ligjet, shteti i së drejtës, jo një klasë politike e korruptuar ose bandat e mbajtura në pushtet përmes agjenturave të huaja.
Sikur të kishin lider të tyre shqiptarët në këtë shtet, ata në nuk do të ishin popull i ndaluar, pa të drejta dhe liri, popull i trajtuar si pakicë, sikurse grupet etnike që nuk përbëjnë as 1% të banorëve të këtij shteti, i një popull i mashtruar për dekada me radhë, me shpresë se e ardhja e tyre do të jetë më e mirë, por në vende të huaja, jo vendin e dhe shtetin e tyre, në vatrat e të parëve, ku aktualisht sundon mashtrimi dhe kaosi, krimi i organizuar përmes kompanive zhvatëse dhe mafies politike, që i plaçkitin dhe varfërojnë qytetarët përditë e më tepër, sidomos shqiptarët, për fatkeqësinë e tyre pse nuk kanë arritur të krijojnë prijës të tyre vizionar, të denjë për ta merituar lavdinë dhe përjetësinë në historinë e lavdishme të këtij populli të shumëvuajtur.
(15 mars 2024)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 16/03/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk