Shkruan: Medai Shaholli
Një draft popozim për një Asociacion të komunave serbe në Kosovë të inicuar nga Edvin Rama si ofertë zgjidhjeje për ta, ku vetë kryeministri i qeverisë shqiptare e ka shpërpallur dje këtë sihariq duke u kapërdisur si ngahera ‘si më i zoti’ në rajon por edhe për t’i ardhur pranë në ditë të vështira vëllamit të tij Vuçko.
Një draft propozim për Asociacionin serb është vepra më e ndyrë e tradhtisë së lartë kombëtare nga një kryeministër me origjinë të dyshimtë shqiptare (por gjithsesi si përfaqëues i arumunëve të Shqipërisë) që godet shqiptarët e Kosovës përmes një propzimi me një ‘Republika Srpska’ brenda.
Të bësh një palo propozim të tillë duhet të jeshë një palo burrë i takllaisur dhe i pacipë, tradhtar i atdheut dhe i kombit shqiptar që me proçkën e radhës i vë Kosovës shpatullat pas murit për llogari të vëllamit Vuçko dhe regjimit të tij fashist.
Kjo nismë e qelbur e një batakçiu dhe serbofili si Edvin Rama do të shënohet në analet e historisë më të re, si premiri intrigant që plandosi përtokë Kosovën për shkak të misionit prej tradhtari, si një ‘Hamza Kastriot’ i dytë në momentin kur i duhej më së shumëti mbështetja e nënës Shqipëri.
Ndërsa opozita e Kosovës tashmë është rreshtuar me fashistët e Beogradit po akuzojnë qeverinë si përgjegjëse dhe provokatore e destabilizimit të veriut përmes shtrirjes së sovranitetit atje, që sipas tyre nuk duhesh bërë pa kordinim me ndërkombtarët por duhej pritur ditë më të mira.
Shqipëria nën udhëheqjen e të përhënurit Edvin marrëzia nuk është më nëna por është njerka që flirton hapur me armiqtë e kombit për inat të Albinit!
Abini nuk është Kosova, por administrator dhe menaxhues i zgjedhur i qeverisë së Kosovës nga populli!
Marrëdhëniet mes kryeministrave të dy shteteve shqiptare nuk kushtëzohen nga simpatia apo antipatia personale por nga pozita e bashkëpunimit vëllazëror mes dy kryeministrave të një kombi të ndarë.
Hakmarrja e hapur e Edvinit ndaj Albinit nuk është vetëm ndaj tij por edhe ndaj Kosovës së pavarur, ndaj asaj copë pavarësie të kontrolluar dhe të dhuruar nga ‘miqtë ndërkombëtarë’, me të cilën duan të thonë se ‘ne u çliruam ne ju ndajmë’, ku në këtë rast rrufjani nga Tirana e ka pritur momentin e duhur për t’i dhënë goditjen e fundit Kosovës si një angazhim personal për ta kryer misionin e tij të ngarkuar nga armiqtë e kombit shqiptar.
Ndaj, ne shqiptarët e të gjitha trojeve shqiptare dhe nga diaspora duhet ta denoncojmë këtë stisje të Edvin lemerisë si vepër e tradhtisë së lartë kombëtare!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!