Atddhetetari Pavli Kosta, per trimin e laberise Dritan Goxhaj.

22
Aug
2023
Shkruan: LUAN BACI

Shkruan i nderuari PavlI Kosta mbi arrestimin e paligjshem, absurd te Dritan Goxhajt, birit te laberise qe u vu ne vijen e pare te frontit, e qe vajti me luftime deri tek “Molla e Kuqe”.
Familia Goxhaj u angazhua e tera, me burra, gra e, vajza ne luften per clirimin e NENE LOKES KOSOVE, e t’i japesh nje trajtim te tille, aspak te merituar, eshte pak te thuash gabim, eshte faj i rende, eshte shkelje e te gjitha normave, morale, dhe juridike, shkelje e parimit te fjales se lire, shkurt eshte veprim armiqesor kunder vete ekzistences kombetare shqiptare, eshte pa e tepruar aspak, nje papergjegjshmeri dhe paturpesi ne emer “te ligjit”.
Ja se si shkruan i nderuari Kosta:
“Per mendimin tim, Gjykata Speciale Hages me zyra ne Prishtine eshte nje gjykate politike .Kjo duket tek akuza parafabrikate duke e paraqitur UCK “ nderrmarrje terroriste”, pra nga kjo rrjedh sipas serbeve dhe ndihmesve te tyre , qe LNC , drejtuesit, pjesemarresit ne UCK jane terroriste .
Qellimi eshte te lehtesojne Serbine nga akuzat, dhe t’i paraqitin shqiptaret, UCK nga viktima ne agresore.
Mbasi burgosen gjithe Shtabin e UCK me akuzat qe presim te vertetohen, u kujtuan se ju kish “shpetuar” zv Shefi i Shtabit te UCK ,ushtaraku vullnetar nga Re Shqiperise Dilaver Goxhaj .Sic duket nuk arriten te fabrikojne ndonje deshmitar, kunder tij prandaj per te goditur komandant Dilaverin ne vend te tij arrestuan te birin e tij luftetarin UCK atdhetarin Dritan Goxhaj me akuzen se paska demtuar hetimin dhe ka bere presion mbi deshmitaret e nje gjyqi te deklaruar dhe te mbaruar. Kjo akuze duket e pavlere edhe per ata qe nuk kane njohuri juridike.
Me kete arrestim kjo Gjykate ka mohuar te drejten e fjales dhe te shtypit te lire te qytetarit .
Prit nga kjo Gjykate te japi drejtesi te pavarur.
Ky quhet arrestim me paragjykim dhe paramendim!”

22 GUSHT 2023

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 22/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk