ATDHEU MBROHET NGA UDHËHEQËS TË DITUR DHE TRIMA!

15
Nov
2023
Shkruan: Fadil Shyti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Zhurmaxhinjtë dhe zhurmueset politikanë dhe analistë-banalistët, në institucionet e Republikës së Kosovës, në studiot komode të RTV-“shqiptare” dhe në mediat tjera, çirreshin dhe po çirren gjer në qiell me piskamat si peshqit në tigan:
1.
Pse Albini dhe qeveria “Kurti 2” e ndaluan Referendumin e Serbisë në Kosovë?!!!
Koha e dëshmoi që kjo çështje qe shumë e drejtë.
2.
Pse Albini i ndaloi zgjedhjet e Serbisë në Kosovë?!!!
Kosova, është Shqipëri.
Kosova, nuk është Serbi.
Kjo që goditje e fortë ndaj Serbisë Fashiste, qe vendim dhe realizim shumë i drejtë.
3.
Pse Albini e turbulloi veriun e Kosovës, me votime, me pjesëmarrje jo aq me shumicë nga minoriteti serb, pastaj në votime fituan dhe u zgjedhën Kryetarët shqiptarë?!!!
-Kjo qe e drejtë, fort e ligjshme, përderisa serbët i bojkotuan zgjedhjet.
4.
Pse Albini e shtroi për zgjedhje çështjen e targave?!!!
-Tani, kjo çështje po kryhet me sukses, falë kësaj vendosmërie po zgjidhet drejt.
5.
Pse Albini, dërgoi tremijë policë në veriun e Kosovës?
Tani, atje policia mbanë rend dhe kryen punët në zbatim të ligjeve të Republikës së Kosovës.
6.
Grupet terroriste serbe në krye me Radojçiqin, armikun dinak të kombit shqiptar dhe mikun e ca shqipfolësve mafiozë, tregtarë flamujsh dhe biznesmenësh të nëndheshëm shqipfolës, nuk do të mund ta shporrnin me turp përtej maleve të Kopaonikut, lutjet e politikanëve të sojit, të Ibrahim Rugovës, as të të gjithë klerikëve shqipfolës, sikur t’i mblidhnin pesë mijë “xhematë”, të gjithë adhurues lutjeve pacifiste, me sy e duar kah qielli…
Ata gjakpirës kriminelë, ngordhën si qentë e zgjebosur, u shpartalluan dhe ikën “kah sytë këmbët”, nga qëndresa heroike komanduese e udhëheqjes, u goditën trupërisht dhe vdekshëm nga dora hakmarrëse e popullit me armën e sigurimit të policisë heroike të Kosovës.
7.
Tani, ende pa u përfunduar dialogu imponues, pa dalë në dritë drafti për Asociacion, poaq zhurma dhe KLITHJE, vajtuese kukumësh e kukuvajkash po shkumbojnë dhe po kumbojnë krejt pakuptimshëm, natyrisht, këto zhurma ishin dhe janë, krejt qëllimkëqija, kinse Albini e paska pranuar Asociacionin, siç po e quajmë ndryshe, “Zajednicën” një Etnike?!!!
Me gjithë këto marrëzira dhe fanatizma politike, duke iu bërë krah -ortakrie armiqve, nuk mbrohet atdheu.
KTHJELLOHUNI,
o njerëz!
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
Poshtë armiqtë!
Poshtë tradhtarët!
11 nëntor, 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 15/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk