Atdheu, ushtari i UCK-se DRITAN GOXHAJ, dhe”ligji”?!

09
Oct
2023
Shkruan: LUAN BACI

“Terrorizmi serb ne veri”, titullohet nje shkrim i sapobere nga burgu i Tiranes, nga trimi i UCK-se, DRITAN GOXHAJ.
KY BURRE SHQIPERIE, edhe pse i burgosur, perseri mendon, punon e lufton per atdheun.
Atdhetarizmi eshte ne gen te atdhetarit, eshte po ashtu i trasheguar, i edukuar nga paraardhesit tek krijesa e tyre, tek femijet. Eshte i kultivuar te çdo familja. Eshte pikerisht kjo cilesi e larte morale, qe i ndan atdhetaret, nga tregetaret e shume flamujve, te atyre qe jane te afte te bejne, sic bejne biznes deri edhe ne tregetimin e territorit apo pasurive kombetare.
Le te bejme nje krahasim, midis labit trim, qe edhe pse i burgosur padrejtesisht nga pusht-teti i vendit te tij “demokratik”, per fjalen e tij “te lire”, ne mbrojtje te atdheut e te vertetave historike te UCK-se, heroit DRITAN GOXHAJ, dhe mercenarit ne sherbim te Greqise, fatkeqesisht edhe ky i lindur po ne LABERI, ne Progonat te Tepelenes, qe nuk ka aspak prejardhje greke, por qe biznesi “e beri” grek, duke u vetedeklaruar “minoritar grek”, kllounin politik Fredi Bejleri.
Ndersa i pari, bashke me te atin, kolonelin e nderuar Dilaver Goxhaj, bashke me te gjithe familjen, morren armet, e luftuan ne lufte per clirimin e Kosoves, padrejtesisht aspak te respektuar per kontributin e tyre atdhetar, si nga shteti ame, po ashtu dhe ai ne Kosove, e ca me teper te sulmuar nga te gjitha anet, duke i krijuar deme materiale e morale familjes Goxhaj, biri I tyre, ushtari i atdheut Dritan Goxhaj, pa u terhequr aspak nga mosperfillja dhe shkopinjte e vete nen rrota te aktivitetit te tyre atdhetar, me qendrimin stoik te nje HEROI, qe te paren e mbi te gjitha ka atdheun, dhe ekzistencen e mbrojtjen se popullit te cilit I perket, nuk e pushoj lufte edhe pas clirimit.
Dritan Goxhaj, si nje intelektual i vertete atdhetar, ashtu si edhe babaji i tij, Dilaver Goxhaj, shkruan pa u lodhur, ne ruajtje te se vertetes historike, perfshire epopene e lavdishme te UCK-se, e te dy, babe e bir, nuk pushuan se beri analiza profesionale ushtarake ne sherbim te edukimin te gjithaneshem, ushtarak, politik dhe atdhetar te asaj lufte.
Shperblimi ndaj kesaj familje, mosnjohje e kontributit te cuar gjate luftes, mosnjohje e statusit te veteranit, dhe mosdhenien e pensionist te veteranit, sepse organet kompetente jane re zena me dhenien e statusit te veteranit dhe e pensionit te tij veterane te rrejshem?!
Edhe pse nje trajtim aspak dinjitoz, te pamerituar nga organet perkatesie, perfshire ato shteterore, te Shqiperise e te Kosoves, keta burra te familjes Goxhaj, pa ju trembur syri, e pa ju ligeshtuar zemra nga padrejtasia, vazhduan t’i sherbejme kombit ne paraqiten e tyre ne mediat elektronike dhe ato te shkruara.
Eshte pikerisht kjo pozite atdhetare, qe “e detyron” Dritan Goxhajn, qe edhe ne qeline e burgut, krahas se mbrojtjes se vetevetes dhe mbrojtjes se ligjit, qe shkelet me te dyja kembet nga pushteti, te punoje ne poziten e gazetarit atdhetar, duke bere analiza profesionale ushtarake dhe analiza politike, udherrefyese edhe per organet shteterore te Kosoves, per sulmin e agresionin e hapur te Serbise ne daten 24 Shtator 2023.
Ky burre shteti I SHQIPTARISE, qe lufton te mbroje kete atdhe burgoset, ku keqtrajtohet nga “ligji”, sepse keshtu e duan dhe u intereson grupeve te interesit, nga ana tjeter, ne burg, eshte edhe Fredi Bejleri, i akuzuar per vrasje te ushtareve shqiptare dhe vjedhje te votave.
Ky “minoritar grek”, trajtohet mjaft mire, sepse pas ka shtetin grek qe kujdeset per te, ndersa shtetet “shqiprare”, ne Shqiperi e Kosove, mundohen ta varrosin Goxhajn qe luftoj per atdhe?!
Paradoks me te madh se ky nuk mund te gjesh askund ne bote!
Qellimi i burgosjes se zotit Goxhaj, qe nuk eshte cudi, mund te shkoje edhe tek i ati, eshte nje kalkulim teper i kujdesshem, kunderkombetar, nga njerezit e nentokes, “shqipetare” e te huaj, qe tani mundohen te paralizojne frymen atdhetare shqiptare ne popull.
Nenebetoka, kerkon qe shqiptaret, pasi u lane pa mjete jetese nga shkaterrimi i eger e i plote i ekonomise dhe i gjithckaje, tani te armiqesohen midis tyre, ku te arrihet qe shqipetaret e Shqiperise te urrejne ata te Kosoves, e ti shohin keta si te huaj e armiq, dhe e kunderta.
Armiqte e kombit kane frike e tmerrohen nga uniteti mbare kombetar shqipetar, ndaj edhe shpiken, organizuan dhe ngriten gjykaten njeetnike Speciale te “Kosoves”, pa asnje shtetas anetar te Kosoves ne prokurorie ne gjykate te Hages?!
Objektiv i gjykates speciale, eshte te cohet ne idene, se po vajte ne lufte per atdheun, ne se del i gjalle nga ajo lufte, ne te fusin ne burg, dhe ate qe fitohet ne terren nga lufta, ne ta marrim apo ta cungojme ne tavoline. Ky eshte akti me i rende i asaj gjykate, e cila tashme, edhe me kalimin e afateve ligjore qe kufizojne ne kohe veprimtarine e vet, edhe kunder objektit dhe kufizimeve se ku, kur , e ke mund te marrin ne gjykim, ne me shume se nje aspekt te punes se saj, akoma qendron “ne kembe” per te c’bere cdo arritje te luftes se UCK-se?!
Nderime per zotin Dritan Goxhaj, qe edhe pse i burgosur, perseri mendon e punon per atdheun.
Ata qe burgosim trima atdhetare si Dritan Goxhajn, do te mbulohen me turp nga historia, e ne te njejten kohe, do t’ja ngrene ne larte vlerat burrerore e intelektuale ketij luftetari te UCK-se.
E sa per anetaret e Prokurorise Speciale, dhe Gjykata Speciale te “Kosoves” ne Hage, me veprimin praktik te tyre, sidomos me Dritan Goxhajn, po tregohen se nuk po punojne ne baze te statusit te tyre e ne sherbim te drejtesise, por vetem sic urdherohen prejt dikujt nga jashte drejtesise!
Sado luftetare te UCK-se te burgosen. nga nentoka, e komanduar nga sllavet, vlera e UCK-se kurre nuk do te mund te deformohet e te tjetersohet.
Agresori nuk mund te dale i pafajshem dhe UCK-ja nuk mund te vihet ne poziten e kryerjes se krimit. Cdo tentative e tille, eshte jo vetem jashte realitetit, por eshte edhe paturpesi.

07 TETOR 2023

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 09/10/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk