ATHINA /A-THINE, QYTETI I LASHTË I PARTHINËVE (THINËT-THUNATËT), QË STRABONI THOTË SE JANË DARDANË

14
Aug
2023
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Shpalime
Dëshmi në lidhje me këtë çështje:
1. Në lashtësi kanë ekzistuar së paku tre qytete me emrin Athinë – Atinë, njëri në rajonin e Atikës, shteti i sotëm e Greqisë, një në Colchida, Armenia e sotme dhe një me emër të latinizuar, Aetna (Atena-Aetna), në Sicili;
2. Edhe Straboni e lidh popullin e lashtë të Thinëve-Thunatëve-Parthinëve me popullsinë e lashtë të Italisë Jugore të sotme, përkatësisht me emrin mesapik të fisit të Daunëve-Daunoi-Dauni në Pulia (Italia juglindore).
3. Emri i qytetit me këtë emër të latinizuar Aetna* – Atina – Athina më vonë është njohur me emrin e lashtë Atina/A-Thina dhe lidhet me emrin e Zeusit Parthin, i cili gjithashtu është nderuar si krye perëndi edhe nga Parthinët (Thinët-Thunatët) në viset ku ka jetuar ky popull gati në gjithë hapësirën gjeografike të Anadollit (Azia e Vogël) dhe në Gadishullin Ilirik.
4. Në territorin e Greqisë së sotme njihen disa qytete nga periudha parahistorike dhe antikiteti me emrin Parthini, dhe së paku dy male Parthini (Mali i Parthinëve), si edhe qyteti-shteti i lashtë i Spartës gjithashtu ka prejardhje nga ky emër: Sparta/S-Partha (qyteti i Parthinëve, qyteti i “të parëve tanë”, i Ilirëve-Dardanëve – Parthinëve, i shqiptarëve të lashtë).
Nga këto dhe dëshmi të tjera, etimologjia e emrit Athina nuk ka si të shpjegohet ndryshe, përveçse si emër i pastër dhe kuptimplotë nga gjuha e lashtë shqipe, të cilën e kanë folur edhe populli i Parthinëve: A-THINA; a (është) e Thinëve – e Parthinëve; qytet i shqiptarëve të lashtë.
Në këtë rast bëhet fjalë për të tre qytetet me këtë emër, të cilët ndodhen në një hapësirë të gjerë gjeografike, nga brigjet lindore të Detit të Zi, në rajonin e Atikës në Greqinë e sotme dhe në Sicili (pjesa më jugore e gadishullit të Apenineve, shteti i sotëm i Italisë).
* “Aetna (Ancient greek: Αἴτνη, Aítnē), was an ancient city of Magna Graecia in Sicily, situated at the foot of the mountain of the same name, on its southern declivity. It was originally a Sicelian city, and was called Inessa or Inessum.” (burimi i cituar nga autorë të huaj)
** Një qytet i ri në shtetin Indina të SHBA-ve, emrin Aetna e ka marrë prej banorëve (arbëreshëve) të shkuar atje nga Sicilia.
* * *
Ja se çfarë kanë thënë studiuesit e derisotëm në lidhje me fisin ilir të Parthinëve, Thinët –Thunatët e Dardanisë:
Thinët – Thunatët (greqishtja e vjetër*: Θουνᾶται, lexo: Thunatae) ishin një fis dardan, së bashku me Galabrit, të përmendur nga Straboni. Thunatët përmenden si fqinj të Medëve, një fis trak, sipas disa studiuesve.
Emri
Fisi përmendet nga autori i lashtë grek Straboni në Gjeografinë e tij si Θουνᾶται Thunatai. Emri fisnor Thunatae/Thunatai ka qenë i lidhur me emrin mesapik Daunioi/Dauni në Pulia (Italia juglindore).
Gjeografia
Sipas Strabonit, Thunatët ishin një fis dardan që kufizohej me thrakasit Madhët (Maedi) në lindje.
Është sugjeruar nga disa studiues se, Thinët/Thunatët mund të kenë qenë një popull thrakas ose ndoshta të ndikuar fuqishëm nga trakët fqinjë. Megjithatë Straboni shprehimisht i konsideron Thunatët si popull dardan, duke i ndarë edhe nga fisi trak* Maedi (Madhi, banorë të Emadhisë së lashtë), pra nga trakët*. Shkrimi i Strabonit jep dëshmi se në territorin e tyre lindor dardanët kufizoheshin me trakët.
* Ky konstatim i Strabonit nuk duhet të kuptohet si shumë i saktë, përderisa disa rajone (krahina të lashta) lidhen me emrin e Parthinëve-Thunatëve: Thini-a në pjesën evropiane të Turqisë së sotme; Bythinia (Prej -Thinëve); Medobithinia (Medo-BY-Thini, në pjesën aziatike të Turqisë së sotme, Anadolli veriperëndimor: Medobythinia; Prej Thinëve të Emadhisë. Këtë konstatim e dëshmon edhe emri i një qyteti parahistorik në pjesën e Bullgarisë së sotme jugperëndimore me emrin Parthini – Parthinium.
(13 gusht 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk