AUTORITETI I BLOZËS EPISTIMIOLOGJIKE TË TIRANËS.

20
Sep
2024
Shkruan: Agron Dalipaj


Dje në revistën “Peizazhe të fjalës” më bëri përshtypje një shkrim i akademikut Ardian Vehbiu me titull “rreth autoritetit në dije”. Në këtë shkrim të prof Vehbiut, ashtu si në religjionet fetare, nuk vihet në diskutim dogma dhe askujt nuk i lejohet të dyshojë në ekzistencën e zotit.
Prej kohësh është ndezur një debat në distancë rreth dijes në fushën e albanologjisë dhe më dendur debati sillet rreth etimologjisë. Themi “debat në distancë”, pasi njëra nga palët, në pamundësi të mbrojë dogmën, i shmanget përballjes direkte dhe e zvendëson këtë me sulme të monologuara mortajash nga studio tv-je, revista, gazeta e rrjete sociale.
Në shkrimin e djeshëm, si dhe në shkrime të tjera të kotologëve , është pranuar rënia e autoritetit të shkencës së albanologjisë e më së shumti në fushën e gjuhësisë dhe fajin ua hedhin “turbologëve” që marrin më shumë kohë televizive.
Rënia e autoritetit të kotologjistëve është më drastike se rënia e monedhës së euros ndaj lekut. Monedha euro edhe mund ta rimarrë veten, por autoriteti i kotologëve nuk duket të ketë shpresë të rifronëzohet.
Dalja e një rryme të re në etimologji (teoria e embriomorfeve) bëri të zbardhet para opinionit publik një mashtrim i madh në dëm të identitetit të gjuhës shqipe. Mafia e albanologjisë në pushtet u alarmua dhe nxitoi të burgoste, denigronte e xhavaliste nëpër gjyqe autorin e kësaj teorie.
Autoriteti i rënuar i epistimiologjisë së Tiranës, që po synon ringritjen në opinionin shqiptar, vjen i pacënuar e i pandryshuar asnjë grimë e i trashëguar si autoritet i prodhuar nga një regjim diktatorial sllavokomunist. Këta që po kërkojnë autoritet janë po këta që çensuruan De Radën, ndaluan Fishtën, denigruan Mithat Frashërin, përndoqën sa e sa të tjerë. Përtallën Spiro Kondën e Manjanin. Përndoqën Pilikën e Petro Zhejin. Janë po këta që mbrojnë tezën sllave se shqipja është gjuha më e re në botë (vetëm 1500 vjeçe) edhe kur bota shkencore konfirmon shqipen si gjuha më e vjetër e gjallë i.e. dhe e para e shkëputur nga ajo.
Nëse bloza kërkon autoritet, ajo mund të mburret vetëm me shkëlqimin e të zezës së saj.
Akademiku Ardian Vehbiu, që u bë antar i ASh-së nga një listë politike prej mbi 30 emrash të shpallur nga Edi Rama, po kërkon nëpërmjet shkrimit të tij rivendosjen e autoritetit të blozës sllaviste në epistimiologjinë shqiptare, që më së shumti përfaqësohet nga ASh e Shqipërisë. Dhe për këtë kërkon ngritjen e ca institucioneve “meta – epistemike” e që sipas tij: “funksioni i tyre është të ndajnë shapin nga sheqeri dhe të garantojnë se ky apo ai specialist është i besueshëm”!!
Këto institucione, që Vehbiu kërkon të bëhen dhe ta detyrojnë publikun të besojë se cili kotolog duhet besuar, mund ta realizojë vetëm një shtet diktatorial. Vetëm se Vehbiu nuk e thotë dot troç …
Në albanologjinë zyrtare të Tiranës si kryezot nderohet Çabeji. Ka dhe një bust për të mu në hyrje të ASh-së. Bukuri fare! Sikur të riprodhonin e të vendosnin edhe ca buste të tjera të tij në oborrin e ASh-së, mbase psikologjikisht do bënte mirë për kotologët e ASh-së…
Asnjë prifti apo hoxhe nuk i lejohet të vejë në dyshim ekzistencën apo moralin e zotit, sepse kjo do quhej herezi e blasfemi. Në shkencë mund të vihet gjithshka e gjithkush në diskutim për tezat, idetë e veprat e tij. Kjo gjë nuk pranohet nga epistimiologjia zyrtare e Tiranës për rastin e Çabejit. Veprës së tij të jetës “studime etimologjike në fushë të shqipes” nuk iu bë oponencë shkencore as në gjallje të tij e as pas vdekjes së tij. U pranua apriori si shkencore dhe iu servir publikut si e tillë dhe e padiskutueshme.
Nuk ka normalitet më të madh në shkencë se sa oponenca shkencore për autorë e vepra. Diversiteti i mendimit është pranuar si parim moral i shkencës perëndimore. Është vënë në dyshim e në diskutim shumë herë teoria e relativitetit dhe pjesë të veçanta të saj e kjo ka sjellë zhvillim edhe më të madh në shkencë. Po u prek Çabeji përmbyset dynjaja! Pse?! Kush tjetër në shkencën botërore trajtohet i paprekshëm si Çabeji?! Pse vetëm ai duhet ta gëzojë një privilegj të tillë dhe Aishtajni jo?! Kujt i intereson dogmatizimi i Çabejit dhe pse nuk duhet diskutuar vepra e tij? Këtu, zor se merr ndonjë përgjigje nga ithtarët e tij, që në të vërtetë mbrojnë një ideologji, duke mbrojtur veprën etimologjike të Çabejit.
Nëse vepra etimologjike e Çabejit do ishte shkencore, natyrshëm do ta mbroja edhe unë. Porse, pikërisht pse vepra e Çabejit e damkos shqipen si gjuhën me më shumë huazime në botën e gjuhëve dhe gati pa identitet të saj gjuhësor, mbrohet nga një grup i caktuar i epistimiologjisë së Tiranës e Beogradit.
Identiteti i gjuhës shqipe është edhe identitet i kombit tonë shqiptar dhe kjo çështje nuk mund të lihet jashtë diskutimit. Identiteti i gjuhës shqipe varet nga përcaktimi i drejtë etimoligjik i etnicitetit gjuhësor të çdo fjale që shqipja ka në përdorim. Ja pse etimologjia shfaqet si një interes i shtuar edhe i masës së gjerë të popullit shqiptar.
Çështja shtrohet: pse anatemohet çdo kush që vë në diskutim etimologjinë e Çabejit? Në shkencë gjërat zgjidhen me debat shkencor. Do ishte e udhës, që ASh e Tiranës apo ajo e Prishtinës, të organizonin një konferecë shkencore për veprën etimologjike të Çabejit.
Nëse këto dy akademi, quhen shkencore, duhet ta ndërmarrin një hap të tillë. Por, me sa duket, janë çerdhe agjenturash dhe u intereson të ruajnë dogmën sllave se shqiptarët nuk kanë gjuhë të tyre e për rrjedhojë janë të ardhur e zaptues në tokat ku janë sot.
Edhe pse një ish zyrtar i UDB-ës (Çegrani) para pak muajsh doli dhe deklaroi se Agim Vinca, Rexhep Qosja etj. figuronin agjentë aktivë UDB-ës, asnjëra nga të dyja akademitë nuk i hoqi ata nga antarësia. Pse?! Sepse të dyja këto akademi, nëse do zbrazeshin nga agjentët që kanë, do ngeleshin pa antarë.
Z. Vehbiu, ju personalisht keni aq autoritet sa pranoni të votoni si kryetar të ASh-së një njeri pa asnjë prurje shkencore dhe në 35 vitet e fundit as dhe një artikull shkencor të botuar prej tij. Më mirë do ishte të bënit një studim se sa agjentë të Serbisë, Greqisë, Turqisë, Francës, Iranit e të shteteve të tjera gëlojnë në ASh-në ku jeni antar. A mund të na thoni për ç’merita e keni rizgjedhur Gjinushin kryetar. Po Agim Vincën a mund ta pyesni se ç’rol ka në zhdukjen e Ukshin Hotit?
Z. Vehbiu, kur të shkruani herë tjetër për rënien e autoritetit të blozës epistimologjike të Tiranës, ju lutem, kini parasysh se bloza nuk zbardhet me asgjë tjetër… Bloza do hequr një herë e mirë…

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 20/09/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk