“Autoriteti” i humbur i albanologjisë zyrtare, apo identiteti fallco i saj?

06
Jun
2023

Shkruan: Prof. Agron dalipaj
Në videon dy minutëshe poshtë këtij shkrimi do shihni e dëgjoni prof. Xhevat Lloshin të japë alarmin për autoritetin e rrënuar të albanologjisë e gjuhësisë zyrtare dhe të këshillojë për rivendosjen e këtij autoriteti.
Nëse albanologjia zyrtare ka patur autoritet, si dhe pse u shkërmoq ai, sa tani të flitet për mungesë autoriteti?! A është e mundur që “ca sharlatanë” (siç po na quan drejtuesi i emisionit Ilir Yzeiri) të rrënojnë kaq lehtësisht autoritetin e një shkence kombëtare?! Logjikisht, shkenca e vërtetë as mund të ceket nga sharlatanizmi i një sharlatani të vetëm apo e një grupimi sharlatanësh. Thjesht profesor Lloshi përdor një aludim për të fshehur të vërtetën e për të mos treguar hapur sëmundjen e albanologjisë dhe të gjuhësisë zyrtare.
Më duhet t’i drejtohem publikisht profesor Lloshit dhe ti kujtoj se zemra e albanologjisë mbahet të gjuhësia shqipe dhe studimet në fushë të saj. Më duhet ti rikujtoj se albanologjia nderon si më të madhin albanolog prof. Eqrem Çabejin si dhe veprën e tij “studime etimologjike në fushë të shqipes”, por për këtë vepër në gjallje të tij dhe deri më sot nuk ka patur kurrë një recensë apo oponencë shkencore zyrtare dhe a është serioze kjo për një autoritet zyrtar si shkenca e albanologjisë?!
I kujtoj prof. Lloshit se autori i këtij shkrimi është dhe autori i të vetmes oponencë shkencore që i është bërë veprës etimologjike të Çabejit më 2012 dhe që është botuar në dy gazeta të shtypit qendror në Tiranë, ku faktonte shkencërisht se Eqrem Çabeji me atë vepër kishte bërë shkombëtarizimin e shqipes fjalë për fjalë dhe në thelb vepra e tij ishte një punë antishqiptare. Ju heshtët profesor Lloshi e bashkë me ju edhe “autoriteti albanologjik” si shkencë zyrtare dhe kjo vetëm sa i tregoi opinionit shqiptar se askush nuk mund ti dilte për zot veprës antishqiptare të Çabejit. Nga heshtje juaj opinioni publik kuptoi se vepra e Çabejit ishte vërtet joshkencore dhe antishqiptare. E vetmja “përgjigje shkencore” aso kohe ishte udhëzimi për ta përjashtuar përjetësisht nga universiteti autorin e oponencës ndaj çabejit duke e përndjekur me arrestime e gjyqe penale e civile, akuzuar si antikombëtar e si njeri që hidhte poshtë gjuhën shqipe e denigronte figurat e mëdha të albanologjisë.
Ju prof. Lloshi dhe shkenca juaj institucionale albanologjike edhe pse media televizive gjëmonte, bënit të painformuarin kur një njeri i shkencës përndiqej njësoj si nga inkuizicioni pse kish guxuar të prekte autoritetin fals të Çabejit me një oponencë shkencore të qartë e shterruese. Dhe kjo ishte edhe një tjetër shkalafëndje e autoritetit fals të albanologjisë suaj.
Ju mendonit se autoriteti juaj si shkencë albanologjike mbrohej duke përndjekur autorin e një oponence ndaj veprës së atit tuaj të albanologjisë zyrtare, porse publiku kuptonte edhe më mungesën e identitetit shkencor të albanologjisë zyrtare dhe paaftësinë e saj për debat shkencor.
Profesor Lloshi, ju e dini se në themel të çdo shkence qëndron parimi i diversitetit të mendimit dhe ky është edhe parimi moral i shkencës në përgjithësi dhe i çdo shkence në veçanti, por ju dhe albanologjia zyrtare, për të cilën ju flisni se duhet të rivendosë autoritetin e humbur nga sharlatanët, as që e respekton këtë parim dhe kjo do të thotë se “shkenca juaj albanologjike” nuk ka të bëjë fare me shkencën si shkencë.
Ju dhe albanologjia juaj treguat publikisht se jeni të paaftë për të bërë debat shkencor kur ju cënohet “autoriteti juaj shkencor”.
Edhe pse e kam të qartë se “albanologjia juaj” zyrtare është më së shumti një institucion sllav antishqiptar, i sjell librat e mi për oponencë të rreptë shkencore në akademitë e Tiranës, por kreu i ASH më thotë gojarisht se “do të ta bëjmë një oponencë shkencore, porse kemi dy probleme: së pari akademikët e gjuhës nuk duan të të bëjnë oponencë dhe së dyti ata nuk munden të të bëjnë oponencë”. Vetëm një shkencë e vdekur mund të përgjigjet kështu. Por albanologjia juaj nuk është aspak një shkencë e vdekur. Ajo është e gjallë dhe shumë aktive sepse në thelb është antialbanologji dhe punon hapur për interesat e antishqiptarizmës.
Ju prof. Lloshi ini koshient se kur ndodhi gjenocidi mbi shqiptarët e Kosoves në vitin 1999, as ASH e as ASA e Tiranës nuk shkruan një artikull në mbrojtje të gjysmës së kombit shqiptar dhe kjo kuptohet në publik se këto dy akademi nuk mund të shkruanin kundër Serbisë që i krijoi. Nëse do ishte ndryshe, për çfarë u duhet shqiptarëve shkenca e albanologjisë zyrtare kur ajo nuk mund të shkruajë dy rreshta në dalzotje të kombit të saj?! Ku ishte atbot autoriteti i albanologjisë së Tiranës?! Ku?!
Ju prof. Lloshi e dini mirë (edhe si dhëndër i familjes Kapo që jeni) se, kur më 1944 erdhi xhinsi i kuq në pushtet, e nisi punën duke përndjekur patriotët e intelektualët shqiptarë e duke djegur publikisht bibliotekat e tyre të pasura vetiake dhe shumë arkiva i çuat në Beograd dhe nisët të bëni “albanologjinë zyrtare”, ku si baba të albanologjisë keni pranuar sllavin Miklosich e gjithë “albanologët” sllavë.
Ju ua fshehët shqiptarëve veprën filologjike e albanologjike të De Radës (botuat vetëm dy vepra letrare të tij) sepse vepra e tij shkencore binte ndesh me tezat sllave.
Albanologjia juaj nuk shkroi kurrë pse shumica e kombit shqiptar gjendet ende sot në Turqi, sepse po të shkruanit do u duhej të tregonit se ata janë atje për shkak të gjenocideve serbe e greke dhe ju do zemëronit padronët tuaj në Beograd. Tashmë shqiptarët e dinë këtë fakt që e keni fshehur tash sa kohë dhe ju mund ta merrni me mend se ç’mund të mendojnë për autoritetin tuaj…
I nderuar prof. Lloshi, nuk po dua të zgjatem edhe më për të folur për “autoritetin” e rrënuar të albanologjisë suaj dhe mendoj se ai nuk është rrënuar nga ca sharlatanë si A. Dalipaj, por u shkërmoq nga dalja e të vërtetave që u keni fshehur shqiptarëve si dhe nga demaskimi i pseudoshkencës suaj albanologjike, apo më mirë të themi i shkencës suaj antialbanologjike.
Përsa ju i jepni çmim të parë një vepre antishqiptare e antishkencore si “fjalori etimologjik” i Topallit (që e pranon abuzivisht shqipen si gjuhën me më shumë huazime në botën e gjuhëve) dhe i bëni buste shkombëtarizuesit të gjuhës shqipe E. Çabejit, jeni dëshmuar botërisht si antikombëtarë dhe nuk ndryshoni aspak nga qëndrimet ideologjike të Akademisë së Shkencave të Serbisë për shqiptarët.
Prof. Lloshi, e thënë më qartë është se ALBANOLOGJIA ZYRTARE NUK KA PATUR KURRË IDENTITET SHQIPTAR E AS SHKENCOR dhe ajo është ngritur e ka funksionuar më së shumti kundër kombit shqiptar dhe kjo duket pastër edhe nga qëndrimi që albanologjia juaj ka mbajtur ndaj autorëve të vërtetë shkencorë si Z. Manjani, S. Konda, P. Zheji, N. Stilo etj. dhe nga mospërkthimi e mosbotimi në shqip i shumë autorëve albanologë të huaj që kanë hedhur dritë mbi të vërtetat e gjuhës e të kombit shqiptar.
Z. Lloshi, albanologjia juaj zyrtare është një plehurinë sllave që shqiptarët e kanë kuptuar tash sa mot dhe presin të demontohet. Personalisht Ju, me mbrojtje që i bëni albanologjisë suaj zyrtare, vetëm se tregoni se jeni një vidhë e ndryshkur në krahun e rrenës antishqiptare.
Përsa albanologjisë suaj zyrtare iu zbulua identiteti antishqiptar, nuk bëhet më fjalë për rivendosje autoriteti, por për rivendosje të ligjit dhe gjykimit e dënimit të veprimtarisë antikombëtare të saj.
Një shkencë quhet e vdekur kur ajo i fshihet debatit shkencor dhe albanologjia juaj është tashmë një vdekësirë që i duhet bërë ceremonia e fundit.
E vërteta kur zbulohet çliron energji të madhe dhe populli e kombi shqiptar do rivendosë autoritetin e tij të cënuar rëndë nga antialbanologjia sllave e instaluar si “albanologji shkencore” në zemër të atdheut tonë.
Prof. Lloshi, Ju uroj jetë të gjatë e të lumtur e gjithashtu uroj të shihni edhe efektin e së vërtetës që u keni fshehur shqiptarëve ju si albanologji zyrtare!
E vërteta mënon, por nuk harron.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 06/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk