Diplomacia.dk

Bahtiri: Jam takuar me Ramushin në shtëpinë e Radojçiqit në veri, pata menduar që e kanë kidnapuar!

Agim Bahtiri ka zbuluar në Politiko takimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, si dhe atij të Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën kur në Kosovë, po tentohej të formohej koalicioni PAN.
Bahtiri ka rrëfyer për herë të parë se pas asaj telefonate Rakiqit, kishte menduar se ky i fundit e ka kidnapuar Haradinajn.

“Është e padrejtë që Ramushi i kundërvihet Albinit. Haradinaj në kohën e PAN-iut. Kah ora nëntë e mramjes. Më ka thirr Ramush Haradinaj në telefon. Më ka thënë se po më duhesh me ardh, e kam pyet ku je, më tha: tash të thirr dikush edhe të tregon se ku jam. Edhe më ka thirr Rakiqi, aso kohe kryetar i veriut të Mitrovicës. Ai më tha, se nëse do të vish te ai person që të telefonoj, unë jam i gatshëm të dërgoj te ai. Unë me të thënë të vërtetën kam menduar që e kanë kidnapuar Ramushin. E kam thirr komandantin e Mitrovicës së Jugut, edhe ju kam treguar që po shkoj në veri, e nëse më ndodh diçka e dini se jam nalt. E kam pa për herë të parë shtëpinë e jaranit të tij, Radojçiqit. Kur kam zbritur prej kerrit, i kam parë disa persona me automata të moshës 30 vjecare. Kur hyna brenda e kam pa Ramushin bashkë me Radojçiqin”, ka deklaruar Bahtiri në Kanal 10.

Bahtiri ka deklaruar se pasi ka hyrë brenda i është kërkuar që AKR-ja, e cila atë kohë kishte katër ministri, t’ua jepte serbëve ministrinë e Bujqësisë.

“Unë i kam thënë z.Haradinaj që kjo punë nuk bëhet, sidomos në këtë vend. Flasim në Prishtinë. Unë nuk kam qenë në negociata që keni bërë kontratën, sepse kontrata me AKR-në është bërë në Zvicër. Kur jemi dal nga shtëpia, Haradinaj ka hipur në veturën e Radojçiqit, Mercedes, dhe ne kemi shkuar pas tyre deri kur ka dalë e ka hipur në veturat që e kanë pritur”, ka deklaruar Bahtiri.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

GJERGJ KASTRIOTI

Kategoria:

Botuar: 10/12/2022

© 2016 - 2023 | DIPLOMACIA.dk