/ Nga Arkivi i Diplomacis.dk/
Shkruan: Genta Petro Kaloçi
Ballistat vendas përfitojnë nga vuajtjet e nacionalistave jashtë kufijve.
1 PRILL 2016
Dua të ndaj me ju një bisedë të shkurtër në lidhje me ballistat vendas dhe ballistat jashtë kufijve të vendit tonë. Bashkëbiseduesi është me origjinë nga Mali i zi dhe mundohet të më shpjegoj qëndrimin dhe pozicionimin e shqiptarëve të malit të zi, të cilët më pas u etiketuan nga historia botërore ballista për b/punimin e tyre me fashizmin gjerman. Ndër të tjera thotë se, pozicioni i tyre ishte shumë i vështirë duke shprehur mendimin e tij si më poshtë:
“Parardhësit tanë (flas konkret për ne në Mal të Zi) luftuan serbin as që donin t’ja dinin nëse serbi është komunist apo çetnik dhe dhanë jetën e tyre për bashkim kombëtar. Sado që tani ne i gjykojmë se zgjodhën krahun e gabuar, sikur të përsëritet 1941 jam më se i bundur se të parët tanë me zezakët do bënin aleancë kurse me serbët (sllavët) kurrë, edhe sikur në shën komunista të ishin konvertuar serbët.”
Unë mundohem të mbaj një qëndrim të qartë ashtu siç ka mbajtur historia e shkruajtur nga fituesit e luftës së dytë botërore.
Në përgjigjen time ndaj b/biseduesit tim (Gjonit), mundohem të bëj këtë diferencim dhe ta paraqes si një justifikim tendencioz i përdorur si argument nga ballistat vendas. Prandaj ky shëmbulli i ‘ballistëve’ jashtë kufijve u huazua nga studjues amatoresk dhe jo profesionistë, por vegla të përdorura nga pushteti qendror për përfitime politike. Ballistët, tradhtarët vendas nxorrën në pah këto elementë për keqpërdorimin e tyre me qëllim përfitimin duke larë mëkatet e së shkuarës nëpërmjet palës jashtë kufijve duke shpërdoruar vuajtjet e tyre. Historia në këto vite dhimokracie u shndërrua në një arenë amatorësh të cilët ishin shndërruar në dashnoret e epsheve politike. Gjithsesi një gjë është e sigurtë kurrë nuk mund të marrësh një element, një pjesë të historisë e t’a veçosh nga elementët, karakteristikat e veçoritë e asaj kohe, por duhet analizuar brenda atij konteksti dhe atij realiteti dhe jo me realitetin dhe të dhënat e një epoke tjetër, sepse është utile dhe pa llogjikë. Të gjitha janë copat e një mozaiku në tërësi dhe vetëm si të tilla ato kur bashkohen japin një pamje të plotë në varësi të përzgjedhjeve që përfaqëson secila copëz në veçanti.
Ky mini dialog është definues për të parë diferencimin dhe besimet tona për të njëjtën çështje që n’a ka përçarë dhe n’a ka ndarë për shumë vite në të kaluarën. Kolaboracionistët e fashizmit në të gjithë botën demokratike u dënuan, duke marrë atë dënim që vendosën unanimisht të gjitha shtetet fituese të bllokut çlirimtar.
Historia nuk njeh emocione, as ngjyra. Ajo nuk analizon sjelljen e personazheve, qëllimet, ose psikosintezën e tyre. Përkundrazi historia njeh fakte, data dhe rezultate, në bazë të përzgjedhjeve dhe vendimeve konkrete prandaj quhet shkencë ekzakte. Në këto vite dhimokracie u shkatërrua gjithçka, në përpjekje për të përfituar poste, buste, virgjërime historike me dekret presidencial dhe pagëzime me vkm kryeministror me sponsorizime e buxhet nga shteti me qëllim vjedhjen e pasurive kombëtare.
Pavarësisht këndvështrimeve tona të bazuara nga eksperienca të ndryshme të definuara nga paraardhësit tanë b/folësi nuk la pa përmendur se pavarësisht se kanë lindur larg trojeve dhe origjinës së të parëve të tyre janë mirënjohës ndaj gjysheve që i rritën me dashurinë për kombin dhe shtetin. Ndër të tjera donte të theksonte se ishte krenar për atë gjeneratë që s’donte t’ja dijë fare as për familje, as për pasuri, burra pa pika të dobta, por patriotë pavarësisht se,.historia ndërkombëtare i etiketoi si ballistë.
Pavarësisht qëndrimeve tona, ramë dakort edhe në një pikë tjetër se paraardhësit matanë kufirit ishin analfabetë dhe u quajtën ‘ballista’ nga padija dhe dëshira për bashkim kombëtar. Jashtë trojeve shqiptarët duhej që të çliroheshin, por ballistat brenda kufijve nga kush duhej t’a çlironin Shqipërinë kur rreziku dhe armiku ishte përcaktuar unanimisht dhe ndërkombëtarisht. Ajo që mund të them është se, ballistët vendas çliruan kotecet nga pulat dhe treguan se ishin viktima të arrogancës, dëshirës, etjes për pushtet, bajraktarizma, ambicje të egos të shfrytëzuara mirë nga pala tjetër.
Si mbyllje dua të them se, historia është e besueshme dhe ka vlerë kur nga informacioni dhe ngjarjet hiqet dhe nekroset elementi emocional duke e përjashtuar atë në analizat dhe tekstet historike që janë pjesë eshkencës ekzakte. Askush nuk ka përgjegjsi morale e juridike të bëj avokatin mbrojtës ndaj veprimeve dhe akteve të paraardhësve tanë. Secili nga ne duhet të kuptojë që jemi vetëm vegël për të mbartur idealin brez pas brezi pa e shndërruar ose konvertuar atë. Avokatia më e mirë për të gjitha brezat janë veprat dhe aktet, ato lënë gjurmë të përkthyera në mirëqënie, zhvillim e paqe për popullin, kombin dhe atdheun.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!