“BALLKANI I HAPUR” – MODIFIKIM I PLANIT SEKRET “NAÇERTANIA” PËR ZHBËRJEN E KOMBIT DHE SHTETIT SHQIPTAR

29
Dec
2022

Shkruan: Akademik.Abdulla Mehmeti
A k t u a l e
“BALLKANI I HAPUR” – MODIFIKIM I PLANIT SEKRET “NAÇERTANIA” PËR ZHBËRJEN E KOMBIT DHE SHTETIT SHQIPTAR
Më në fund, më vjen mirë që edhe një pjesë e shqiptarëve të mashtruar e kuptuan se çfarë domethënë projekti serbomadh “OTVOREN BALKAN”* – Ballkani i hapur kah Rusia.
Ky projekt serbo-rusomadh është modifikim për vazhdimësinë e planit sekret rus-francez “Naçertania” (1843), për zhbërjen e kombit dhe shtetit shqiptar, që është përkthyer nga origjinali në sllavishte edhe në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze “Open Balkan”, si ambalazh i rrejshëm.
P o r o s i
Secili kryetar i Shtetit dhe i Qeverisë, i Shqipërisë dhe i Kosovës, duhet së pari të mësojë nga historia tragjike e shqiptarëve në të kaluarën, të mësojë se asnjëri nga pararendësit e tyre në udhëheqjen e shtetit, të Shqipërisë apo të Kosovës, deri më sot nuk ka mbijetuar pa shkelur në këtë minë të kurdisur nga armiqtë e kombit shqiptar në rajon dhe Evropë, ndërsa gjakun e kanë derdhur si lumë, janë masakruar e dëbuar me dhunë vetëm banorët shqiptarë përmes këtyre planeve, jo edhe udhëheqësit e tyre dhe të shtetit!
O njerëz, ka kaluar koha e atyre “pobratimëve” me vetëdije të ulët kombëtare dhe politike, kur mbretit të Serbisë, shtabit të ushtrisë armike, që kishte kryer masakrat të tmerrshme mbi shqiptarët (1912/1913), vetëm dy vite më vonë (1915) ushtrisë barbare serbe dhe mbretit të Serbisë të ndjekur nga ushtritë e Austro-Hungarisë dhe të Bullgarisë, ishin disa Bajraktarë shqiptarë, të uritur për para dhe pushtet, që ua hapën dyert e shtëpive të tyre, u shtruan bukë në sofër dhe i mbrojtën me besë (pak ishin ata patriotë shqiptarë që u zunë prita me pushkë në grykat e maleve shqiptare).
Nëse atëherë nuk është “shëruar” egërsia e pushtetit të Serbisë, nga ajo mendësi barbare ndaj shqiptarëve, vështirë mund të qytetërohet, evropianizohet e demokratizohet sot, me “Festivale të birrës”, me drejtues shteti të shqiptarëve, kozmopolitë dhe diletantë, si dhe me “Kishën e Janullatosit”!
(28. XII. 2022)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 29/12/2022

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk