Baltosja e Tiranës nga profesor Xhemaili!

12
Aug
2025
Shkruan: Medai Shaholli


Prej shumë kohësh një profesor historie nga Tetova vazhdon të vjellë vrerë ndaj Tiranës dhe historianëve shqiptarë duke i quajtur pa të drejtë historianët e “Tiranës së kuqe”.
Por, ky alamet profesor i njëanshëm dhe mediokër ka botuar në paçavuret e tij histori sipas oreksit dhe orientimit të tij ballist dhe jo sipas argumenteve shkencore të metodologjisë dhe të historisë së paanshme.
Sipas tij historia shqiptarët e Maqedonisë kanë ditur “më mirë se Shqipëria t’i mbrojnë interesat kombëtare” dhe se historianët e Shqipërisë e paskëshin shkruar historinë me “metodologji komuniste”!
Ja pra ky është profesori që ngatërron periudhat historike me njëra-tjetrën sepse Ilindenin ata e paskan përshkruar si një lufte të përbashkët kundër robërisë Osmane dhe se lëvixjen xhonturke ky xhonturk i ri e quan si përparimtare.
Sot në shkencën e historisë opinionet janë të ndara dhe nuk shkruhet me “metoda komuniste” siç e ka zakon ta përkufizoj historiani ballist z. Xhemaili, por në bazë të fakteve dhe argumenteve sipas dokumenteve arkivore na pëlqen apo jone dhe jo sipas dëshirave personale.
Në temën që ai kishte shkruar për Ilindenin vë në bankën e të akuzuarit “Tiranën e kuqe” pasi ata paskëshin mbështetur tezën e luftës së maqedonëve me shqiptarët kundër Perandorisë Osmane si antishqiptare.
Edhe pse shqiptarët nuk e mbështetën Ilindenin profesori ynë i gjithëdijshëm nuk e ka hallin te lufta kundër pushtuesve Osmanë por te roli i nënshtruesit se i forti nuk duhet luftuar edhe pse pushtues dhe ngre lart lëvizjen xhonturke.
Por, problemi nuk qëndron te Ilindeni i maqedonëve por te Tirana pavarsisht kush është në pushtet ai e quan “Tirana e kuqe”, ndërsa për Shkupin e sotëm nuk thotë se sundohet nga komitët e djeshëm të Ilindenit.
Ky farë profesori që nuk e di ku ka doktoruar dhe me çfarë temë gjithë helmin e urrejtjes e ka me Tiranën jo me Shkupin, që i trajton sot shqiptarët si nomadë përmes shifrave si 20%.
Këtu hesht i gjithëdijshmi profesor i leshit që lëndën e historisë e shkruan sipas dëshirave të tij dhe jo sipas argumenteve shkencore.
Mbi shkrimin e tij unë komentova naryrshëm por pasi e pa komentin më bllokoi mua nga lista e miqve.
Ja pra ky është prof.dr Vebi Xhemaili, historiani i njëanshëm që shpërndan fletushakt e tij mbi shqiptarët e Maqedonisë si më të zotët dhe dalzotës të çeshtjes shqiptare në mbarë kombin.
Dhe pyetja është e thjeshtë jo se shqiptarët nuk e duan kombin siç i ndanë ai të Shqipërisë së kuqe dhe ata të Maqedonisë që si shpjegohet që kjo plejadë e shkolluar me intelektualë dhe shkenctarë nuk ia dolëm ta ngrejmë statusin politik barabartë me atë të sllavo-maqedonëve?
Mos janë pengesë partitë politike apo injoranca jonë që bedon në broçkullat e profesorëve sharlatanë që ky status ngeli inferior në raport me sllavët!
Ahere, z. Profesor ne na ka faj injoranca që zgjedhim liderë të dështuar politik dhe profesorë sharlatanë që historinë të tipit tuaj që shkruajnë sipas tekave dhe prandaj kemi ngelur në vendnumëro, ndërsa fqinjët tanë edhe pse shovenë me ne kanë ecur përpara.
Më poshtë kam shkruar komentin mbi temën e profesorit Xhemaili
Z. Xhemaili, nuk mund të thoni se “Trana e kuqe na falsifikon historinë”!!!
E para, Tirana me Edvin batërdinë nuk është e kuqe por blu dhe borgjeze antikomuniste sa vet borgjezia europiane!
Mos i ngatërroni sistemet nga e kaluara me të sotmen.
Kur thoni se historia nuk mund të shkruhet me ideologji komuniste jam dakord.por ama as nuk mund të shkruhet me ideologji fashiste të cilës po i referoheni në çdo ngjarje.
Sa i takon Ilindenit shqiptarët vërtetë nuk e mbështetën tek-tuk ndonje mercenar por janë pak ata historianë që vleresojne se Ilindeni ishte lufta e përbashkët me sllavët kundër Perandorisë Osmane dhe nuk duhet përgjithësuar.
Kur thoni se atdhetarët shqiptarë të asaj kohe kanë ditur më mirë se Tirana t’i mbrojne interesat kombetare dhe këtu ka një probem sepse Tirana ishte vetëm një fshat dhe jo kryeqytet i shtetit shqiptar ndaj kjo nuk të lejohet si historian.
Më 1912 shqiptarët çliruan Shkupin pas pak kohësh ia dorezuan sërish baba dovletit dhe kjo ishte turpi ynë kombëtar që pranuam se jemi valal te Sulltanit.
Nga ana tjetër juve ju vjen keq pse sllavet kanë ( luftuar) osmanët dhe e glorifikoni rolin e Nijazi Resnjës në kryengritjen e Ilindenit si xhonturk, gjë qe ne shqiptarëve nuk na shërbeu për asgjë livja xhonturke.
Urrjetja juaj qënka pse Tirana ka qënë komuniste dhe jo Shkupi i Gligorovit dhe i Kolishevskit?
Komunizmin nuk e shpikën shqiptarët por gjermanët dhe si ideologji u përhap në tërë botën ku nuk shpëtoi as Shqipëria.
Por kjo Shqipëri komuniste e zgjodhi të luftoj me Aleancën Antifashiste Botërore dhe rifitoi pavarësinë e bumbur gjatë pushtimit fashist, kur ata trimat e tu nacionalistë ia dërguan Italisë fashiste kurorën e Skënderbeut.
Puahtuesit fashist dhe ata nazist shpallën Shqipërinë e Madhe dhe ( jo etnike ) për disa vite po çdo bëhesh me Shqipërinë nëse nuk do kishte rezistencë por bashkohej me aleatët e boshtit siç u bashkuan nacionalistët…Shqiperia do ndahej me kufi shkumbinin për jugosllavët në veri dhe jugun grekët!
Ndërsa këta nacionalistet e tu të ballit kombetar me armët e Hitlerit do tia mbathnin për në Greqi siç ia mbathën ne të vërtetë.
Hitleri nuk mund ta bashkonte Shqipërinë e Madhe ku ajo ishte për disa vite po pastaj çdo bëhej sikur shqiptarët nuk do rreshtoheshin në krahun Antifashist Botëror?
Sigurisht që do ndëshkohej!!!
Ndërsa në ketë kohë kreu i ballit bënte marreveshje me grekët për nje konfederatë….si historian duhet t’i dini z. Xhemaili.
Si referencë merrni nacionalistët dhe kolaboracionistët si shpëtimtarë të kombit…ku ngelën ata si mëkembës të hitlerit dhe ajo politikë që ndoqën ata nuk na bën nder sot….sepse ata ishin të pa arsimuar, po ju sot me diploma Universiteti nuk do doni ta bëni dallimin mes atdhetarëve dhe atdhetarëve sepse jo te gjithë nacionalistet vetëm se vunë nje shkabë në kokë i bën “atdhetarë” pasi iu falën hitlerianëve dhe ketu bota e përparuar bën dallimin mes antifashistin dhe profashtistin edhe pse janë të gjakut tonë apo edhe ata që u gënjyen pas komunizmit…
Duket se keni mllef dhe urrejtje për të historianët shqiptare dhe për drejtuesit e saj që sot nuk janë komunistë por borgjezë me brirë njelloj si ti….por kjo urrejtje për Tiranën ua ka errësuar gjykimin për historinë e cila duhet korrigjuar dhe rivlerësuar por jo duke e parë me syze ballisti as komunisti, por me logjikën e shëndoshë të fakteve dhe argumenteve historike.
Faleminderit!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 12/08/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk