A k t u a l e
Shkruan: Prof.dr.Abdulla Mehmeti
Shipkovicë. 18 mars 2023
Bashkimi Evropian (BE) nuk ka mundësi të ndikojë sa duhet në normalizimin e marrëdhënieve mes shteteve ballkanike fqinje, sidomos mes Kosovës dhe Serbisë, përderisa nuk ka fuqi t’i normalizojë marrëdhëniet mes shteteve anëtare brenda saj (si me Hungarinë etj.), nuk i ka normalizuar ende sa duhet as raportet mes BE dhe SHBA në planin strategjik, përderisa SHBA edhe sot është garantues i vetëm i paqes dhe mbrojtjes së Evropës nga kërcënimet ekspansioniste të Rusisë, duke qenë ende BE viktimë historike e kurthit të Francës dhe Rusisë (tani edhe Hungarisa), dy shteteve hartuese dhe zbatuese të planit sekret “Naçertania” (1843) për krijimin e Serbisë së Madhe në Evropë, përmes dëbimit me dhunë dhe shfarosjen në masë të shqiptarëve në Gadishullin Ilirik, me format më brutale të krimeve dhe gjenocideve.
Çfarë kuptimi dhe efekti mund të ketë ndërmjetësimi i BE për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje, Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përderisa pesë shtete anëtare të BE ende nuk e kanë njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës, pas Marrëveshjes së Kumanovës, shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe Vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (OKB), duke e lejuar dhe mos e dënuar shtetin e Serbisë, i cili ende e mban Kosovën pjesë të Serbisë në Kushtetutën e tij, ndërsa BE nuk e trajton këtë shtet agresor me tendenca terrorizmi ndërkombëtar, edhe si aleat i përbetuar i Federatës Ruse dhe i kriminelit të luftës – Putinit, përderisa Serbia edhe sot shpreh hapur pretendimet e saj territoriale ndaj shteteve fqinje të Ballkanit Perëndimor, si ndaj Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi etj.
***
“Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën ishte përgjigje zyrtare ndaj kërkesës për një opinion këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si organ i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara lidhur me Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Ky ishte rasti i parë në lidhje me një shpallje të pavarësisë që u paraqit para kësaj gjykate.
Vendimi
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, publikoi pasditen e datës 22 korrik 2010 opinionin këshilldhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, z. Hisashi Owada tha mes tjerash se:
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
— Hisashi Owada (Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë)
Me 10 vota pro dhe 4 kundër gjykata është e mendimit se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Sipas gjykatës nga të gjitha të dhënat del se Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur as rezolutën 1244, si dhe as Kornizën Kushtetuese të UNMIK-ut.”
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!