Shkruan: Beqir Elshani
Një qen e ndoqi derrin e egër në fushë, të cilin më në fund e zuri dhe i hipi përmbi. Meqë qeni ishte më i lehtë se trupi i derrit, derri vazhdoi të vrapojë duke mbajtur mbi shpinë. Kalimtarët e rastit që e panë ngjarjen, thanë mendime të ndryshme. Një burrë tha që qeni po e pallon derrin egër, një grua tha se qeni është i uritur, prandaj do ta hajë, kurse një fëmijë tha që qeni po argëtohet me derrin e egër. Parashtrohet pyetja cili prej tyre kishte të drejtë? Një gazetar i vjetër që e njihte fjalorin diplomatik, tha: Kafsha përfundi është Evropa, ai përmbi… Rusia.
Sipas fabulës së Ezopit, një ditë mëzati gjen këlyshin duke fjetur, të cilin e shpon me brirë dhe e mbyt. E mbyt, pasi që me mbytjen e këlyshit grabitqar mbron kopenë e tij. Afër këlyshit gjendej e ëma, luanesha, e cila nis ta vajtojë të voglin e vet me hidhërim (oj, oj, medet). Kur e pa derri i egër luaneshën duke vajtuar, qëndroi pak më larg e i tha: – Oh, sa shumë njerëz ka në botë që ti ua ke mbytur fëmijët, e që tani duhej të vajtonin. Pikërisht kjo përrallëz përputhet me Serbinë Fashiste që një kohë të gjatë ka masakruar shqiptarë e boshnjakë, dhe tani, siç thuhet për një këlysh, vajton aq shumë sa me t’u dridh toka nën këmbë. Koha po tregon që Bashkimi Evropian më shumë kujdeset për Serbinë gjakatare, kurse për Kosovën e vuajtur nga lufta e përgjakshme serbe, bëhet njerkë.
Sipas shkrimit të analistit amerikan, Januzs Bugajski, “ShBA dhe BE ndezin fitilin e luftës në Kosovë” e kemi thënë edhe ne më herët, por na mungon mbështetja diplomatike! Lidhur me gjendjen diplomatike në Kosovë po tregoj një ngjarje. Një vrapues në olimpiadën e atletikës në ShBA kishte fituar vendin e parë dhe si kampion fiton të drejtën të puthë gruan e kryetarit amerikan, Ruzveltit, në stadium, të cilën edhe e realizon. Mirëpo pas puthjes zbulohet se gjatë vrapimit është fshehur në karrocën me sanë, disa njerëz që e kishin parë marifetin e atletit e demaskuan me kohë. Megjithatë kampioni i rrejshëm e puthi gruan e kryetarit amerikan.
Trepça dhe Menada e Prizrenit
Lidhur me lajmin e shtypit për mineralin e Trepçës në ish-Jugosllavi që gjendet në Muzeun e Vjenës. Trepça gjithmonë ka qenë e Shqipërisë Etnike, mirëpo gjatë luftërave të ndryshme ka qenë nën pushtimin e vendeve të ndryshme, siç janë: romake, turke, gjermane dhe serbe në ish-Jugosllavi. Tani Kosova është e lirë dhe e pavarur, prandaj TREPÇA është e Kosovës. Sot Serbia fqinje mundohet që me mjete diplomatike ta pushtojë Mitrovicën me gjithë Trepçën.
Sa i përket pakicës serbe në Kosovë, janë banorë të Kosovës, ashtu siç është jo pakica, por shumica shqiptare në Serbi. Kur është fjala për zënka siç ndodhi në Shtërpcë, Serbia nuk ka të drejtë ndërhyrje, sepse jemi shtet. Tekefundit Kosova nuk i torturon asnjë banorë serb, siç vepron Serbia me shqiptarët në Serbi. Para dy javësh Serbia e vrau shqiptarin në burg, përndryshe baba i familjes, që jeton në Norvegji, dhe Bashkimi Evropian mbajti heshtje diplomatike, me anenë së cilës u tregua njerkë për Kosovën.
Gabim të ngjashëm porsi Muzeu Britanik që Butrintin e lashtë në zemër të Shqipërisë e quan grek, të cilën tani me ndërhyrjen e anëtarit të Këshillit shkencor UNESCO, Auron Tare, është korrigjuar në “Buthrotum Epir – Albania”, me një faqe “Qytetërimi i lashtë helen” në internet për figurën e vajzës vrapuese të viteve 520-500 p.e.s, është fjala për Menaden, anglisht shkruan që është gjetur në Prizren të Serbisë (Bronze figure of a running girl, 520-500 BC. Spartan. Found in Prizren, Serbia), duhet të jetë në Prizren të Kosovës. Të shkruhet në Prizren të Serbisë është sikur të shkruhet sipas pushtuesve të ndryshëm: në Prizren të Italisë, në Prizren të Turqisë, në Prizren të Bullgarisë etj., kur dihet që Prizreni është qytet i vjetër shqiptar, prandaj me të drejtë duhet të shkruhet në Prizren të Shqipërisë. Gabim tjetër është se kur historianët shkruajnë për Ilirinë, Epirin dhe Greqinë në kohën e gjeografit – Straboni, në hartë nuk duhet të figurojë “Serbia (Yugoslavia)”, pasi që në veri të Ilirisë gjendej Dakia e lashtë.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!