BATALIONI “HAKMARRJE”, DHE VËLLAVRASJA E PARË, MIDIS LANÇ-it dhe BALLIT KOMBËTAR

18
May
2024
Shkruan: Dilaver Goxhaj


Më 20 maj 1943, në fshatin Vodicë të Kolonjës, mbi bazën e çetës së Kolonjës, u krijua batalioni “Hakmarrje”. Ditën e inaugurimit batalioniu pati 120 partizanë.
Komandant i batalionit “Hakmarrja” u emrua nga SHP i LANÇ-it, Heroi i Popullit Petrit Dume. Data e inauugurimit të batalionit “Hakmarrje” përkonte edhe me ditelindjen e komandantit të atij batalioni, i cili atë diteëishte plot 23 vjeçar.
Zona të veprimeve luftarake të batalionit “Hakmarrje” kanë qenë kryesisht krahinat e Kolonjës, Leskovikut dhe Dangëllisë.
Disa prej veprimeve luftarake më të rëndësishme të batalionit “Hakmarrje” kanë qenë:
• Në ditët që po përgatitej formimi i Brigadës Parë Sulmuese e
UNÇSH, e cila u inaugurua më 15 gusht 1943, këtij batalioni iu ngarkua nga SHP i UNÇSH detyra për të mos lejuar asnjë depërtim të forcave fashiste italiane dhe të Ballit Kombëtar të afroheshin në drejtim të Vithkuqit. Për këtë batalioni u vendos në kryqëzimin e rrugës Lavdar-Gjergjevicë dhe forcat fashiste nuk mundën të depërtonin.
• Më 24 Gusht 1943 në fshatin Blush të Kolonjës forcat e
batalionit “Hakmarrje” janë ndeshur për herë të parë me forcat e Ballit Kombëtar. Ky është luftimi i parë i mirëfillt vëllavrasës midis forcave të UNCSH dhe atyre të Ballit Kombëtar. Ka pas edhe më parë provokime, vrasje aktivistësh, por ky rast ka qenë luftë e mirëfilltë, sikundër tregon ish-kuadri komandues i batalionit “Hakmarrje”, Elami Hado :
“ Fashti Blush ishte bazë e forcave partizane të Kolonjës. Ndërsa forcat balliste kishin bazë fshatin Luaras. Ditën e datës 24 Gusht 1943 partizanët e batalionit: “Hakmarrje” e bënë ditë profilajksie trupore, duke u larë teshat dhe trupin në lumë. Lamë roje të përforcuara në bazë dhe zbritëm në lumë. . .
Papritur krisi lufta në fshat! Ballistët sulmuan bazën partizane dhe u ndeshën me skuadrën e rojeve tona. Partizanët, gjysëm të zhveshur , rrëmyen armët dhe iu drejtuan fshatit. Luftimi zgjati rreth një orë. Ballistët u tërhoqën, por një grup ballistësh prej 6 vetash nuk u tërhoq dot dhe u dorëzuan. . .
Pati të vrarë e të plagosur nga të dy anët. Një prej partizanëve të vrarë ishte Baki Dume, vëllai i komandantit të batalionit partizan “Hakmarrje”, Petri Dume. Kjo ngjarje shkaktoi tek partizanët një indinjatë dhe revoltë edhe më të thellë. . .
Pasi pushoi zjarri, partizanët u mblodhën në një shesh pranë fshatit. Aty sollën edhe 6 ballistët e çarmatosur, të shoqëruar me roje. Disa partizanë bënin thirrje për hakmarrje, të tjerë qanin për ish shokët e tyre që ishin vrarë.
Ka qenë një moment sa burrëror aq edhe fisnik që mbajti Patrit Dume, komandanti i batalionit, vëllai i partizanit të vrarë Baki Dume. Kur i sollën Petritit edhe klufomën e vëllait të vrarë, duke ia vendosur përballë, partizanët vazhdonin thirrjet për hakmarrje ndaj ballistëve. Ballistët robër rrinin të strukur aty pranë të rrethuar nga rojet tona. Petri Dume qëndronte në këmbë i vrenjtur dhe shikonte në heshtje vëllanë e vrarë. Duke marrë parasysh moshën e Petritit dhe temperamentin e papërmbajtur të tij, të gjithë prisnim se do të ndodhte ndonjë dramë me ballistët që kish aty pranë.
Por jo. Pëtriti u kthye në drejtim të ballistve, u afrua drejt tyre dhe urdhëroi rojet t’i linin të lirë. Ballistëve ai j’iu drejtua me fjalët: “…Shkoni në shtëpitë tuaja dhe herë tjetër mos i dëgjoni më ata që j’iu drejtojnë të vrisni vëllezërit tuaj”.
Ndërsa zërave për hakmarrje, ai j’iu përgjegj:
“U bë luftë! Ne nuk dimë plumbi i kujt e vrau Bakinë. Këta mund të jenë të pafajshëm. Kur të gjejmë fajtorin do ta dënojmë. Nuk kemi dalë të vrasim njerëz kot. . .”
Ballistët, që ndoshta nuk e prisnin një qëndrim të tillë, për një çast mbetën si të hutuar, pastaj u larguan në heshtje. Më vonë mësuam se disa prej tyre ishin bashkuar me rradhët partizane.
Opinioni e dënoi atë sulm dhe vrasje të ballistëve, dhe prej asaj kohe Balli Kombëtar morri të tatëpjetën në Kolonjë” (Elami Hado “Vlera të LANCSH”, Tiranë 2005, f.21-23)
• Më 13 shtator 1943, komanda e batalioni “Hakmarrje” organizoi
pritën kundër forcave fashiste në qafën e Qarrit, në afërsi të fshatit Helmës. Në këtë luftim forcat fashiste pësuan rreth 40 të vrarë e të plagosur, ndërsanga batalioni asnjë humbje.
• Më 29 Tetor 1943, forcat e këtij batalioni ranë në pritën e
forcave kolaboracioniste të Ballit Kombëtar, përmbi fshatin Kurtes, të komanduara prej agjentit të hershëm të fashizmit, Myslim Kodrasi. Pas luftimesh të ashpra ballistët u larguan me humbje.
• Më 12 Nëntor 1943, forcat kolaboracioniste të Ballit Kombëtar,
të përkrahura edhe nga forca hitleriane, rrethuan në befasi një grup partizanësh të batalionit “Hakmarje”, në fshatin Blush. Megjithëse në kushte të vështira dhe jo të barabarta, forcat partizane zhvilluan një luftë të ashpër në rrethim, prej shtëpive ku ishin vendosur, duke i thyer disa herë me rradhë sulmet balliste. Më në fund armiku u detyrua të tërhiqej, duke lënë 17 të vrarë, ndërmjet të cilëve disa krerë të organizatës së ballit kombëtar për rrethin e Kolonjës: Myslim Kodrasin, Hysen Psarin (Caco), Shefqet Butkën etj.
Luftme të tjara batalioni “Hakmarrje” i ka zhvillua ne bashkeveprim me Brigaden 1-rë, te 4-të, të 5-të, te 2-te, të 15-të e të 20-të, derisa u inkuadrua në Br.9 S
• Më 16 tetor 1944 forcat e batalionit “Hakmarrje”, së bashku me
ato të batalioneve “Fuat Babani”, Reshit çollaku”, “Skënder Çaçi” dhe “Tomorri” u inkuadruan në Br 9 Sumuese Partizane, inaugurimi i së cilës u bë në fshatin Lozhan.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 18/05/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk