Beqë Cufaj: “Kosova ka kryeministër kokëfortë!

12
Feb
2023

Nga: Gëzim Mekuli

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

“Kosova ka kryeministër kokëfortë, por nuk ka tanke, aeroplanë dhe ushtri të madhe … Një problem tjetër është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”.
Vërejtje,
Ish Ambasadori Becë Cufaj, me shkrimin e tij të shkretë në media gjermane, ku më shumë kritikonte Kryeminsitrin e pakorruptuar të Kosovës, Albin Kurtin, sesa Serbinë mafioze e fashiste të 2023-tës, dëshmon se edhe ky njeri, pra edhe ky përfaqësues (Ambasador) është derivat i politikave çoroditëse të sunduesve mes zezonës 2000 – 2021.
– Sa kanë lexuar, nëse kanë lexuar, sa kanë kuptuar, e sa e kanë studiuar periudhën e Rilindjes Kombetare këta ambasadorë partiak? Ambasadori, diplomati, do duhej të jetë i lexueshëm, i ditur, i interesuar, jo vetëm në periudhën e Rilindjes të kombit shqiptar, por edhe të rilindjes së popujve ballkanik dhe europian, të paktën.
Të nderuar lexues,
Ambasador e Ambasadore të mirë e profesional, nuk të bënë partia, shoqnia, bukuria, botoksi, diploma e fakultetit, pra as magjistratura, as doktoratura e as biznesi; është shumë më e thëllë dhe më komplekse ky zanatë Atdhetar, e shumë, shumë, tepër shumë Idealist.
-Duhet me dashtë veten.
-Duhet me besu në tonden!
-Duhet me besu në Shqiptaren si politikë, si kulturë, si ekonomi, si turizëm e si vlerë.
-Me besu e me e dashtë përnime identitetin tënd e mos me e pasë kompleksin e “vlerave të vogla.
-Vendin tond, Kosovën, pra Shqipnin, duhet me dashtë ma shumë se partinë; me e dashtë ma shumë misionin diplomatik, sesa Shefin që t’ka qu në atë “mision!”

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 12/02/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk