Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
1. KËMBËNGULËSI
Flitet që je këmbëngulës, nuk e ke votuar Gjykatën Speciale në Hagë, – i thanë disa njerëz.
Ashtu është, një kohë të gjatë kam qëndruar mbyllur në shtëpi, nuk kam pranuar të votoj gjykatën e korruptuar. Po të më zënin PDK me LDK, do të më bënin sallatë, – ia ktheu i pari.
2. DEZERTIMI
Zoti ministër, a më takon statusi i veteranit; gjatë luftës duke ua çuar bukën ushtarëve, më ka sulmuar kali dhe sot eci me paterica?
Të takon, megjithëse mund ta kesh bërë me qëllim, në mënyrë që të mos vritesh në luftë, – ia ktheu ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
3. DISFATISTËT
Baba, po ta kishin vrarë serbët Albin Kurtin në burgun e Pozharvecit, çka do të thoshin disfatistët? – e pyeti i biri babain veteran të UCK-ës.
Kuptohet, do ta nderonin, siç po e nderojnë Adem Jasharin, – u përgjigj babai.
Kurse Adem Jasharin do ta quanin tradhtar, siç po e quajnë sot Albin Kurtin, – ndërhyri i biri.
4. E VËRTETA
Sa bëjnë një gjysmë gënjeshtër dhe një gjysmë e vërtetë? – e pyeti gazetari analistin politik.
Në matematikë bëjnë dy gjysma, ndërsa në etikë bëjnë zero, – u përgjigj analisti.
5. ZGJRDHIMI I VJEDHJES
Si bëhet zgjedhimi i foljes vjedh në kohën e tashme, në mënyrën dëftore? – e pyeti arsimtari nxënësin gjatë shëtitjes në kryeqendër.
Unë nuk vjedh, ti nuk vjedh, ai nuk vjedh, – kështu u përgjigj nxënësi, pastaj kthehet në drejtim të ndërtesës ku mbahet kuvendi republikan dhe tha: ne durojmë, ju heshtni kurse ata vjedhin.
6. DEKLARATA
A kanë dallim deklaratat e kandidatëve: dëshiroj ta mbroj vendin, dhe dëshiroj të bëhem kryetar i vendit? – pyeti në qytetar në tubim.
Patjetër, të parët kërkohen me fener, të dytët me vagon, – ia kthyen qytetarët.
7. VAJTIMI
Gjuhën na mësoi nëna që të flasim, por nuk dimë kush na mësoi vajin, që të qajmë?
Eee, vajin na mësoi Diplomacia Evropiane, duke ledhatuar Serbinë me vite e me shekuj.
8. DIKTATI FASHIST
Nuk ka nevojë të shkruhen emrat e udbashëve, njësoj janë, duhet shkruar porsi stili i Viliam Shekspirit: udbashi i parë, udbashi i dytë, udbashi i tretë, udbashi i katërt dhe kështu me radhë.
Ç’na duhet emrat e tyre të kalbur nëpër stallat e derrave, të gjithë kanë qenë vrasës me zanat nën diktatin e Serbisë fashiste.
9. TRYSNIA
Cili prej tyre po ia trus Evropës, Putini apo Vuçiqi? – e pyeti ministri i Parlamentit Evropian kolegun e tij.
Të dytë po ia trusin Evropës, – ia ktheu i dyti.
10. LUTJA FETARE
Rusët i luten zotit për gllabërimin e Ukrainës, ndërsa ukrainasit i luten zotit për mbrojtjen e vendit të tyre, cilët prej tyre do t’i mbrojë zoti?
Do të mbrojë atë që ka armatim, përndryshe zoti nuk mund t’i dallojë se cili prej tyre bën luftën e drejtë.
Pse nuk mund të dallojë zoti, kur krejt botën e ka në dorë?
Nuk mund të dallojë për shkak se prej tymit nuk e sheh dot Tokën, jo më popujt që po vriten, – u përgjigj analisti politik.
11. KONVERTIMI
A më keq është me ndërrue fenë apo partinë politike? – e pyeti një qytetar analistin politik.
Më keq është me ndërrue kombin dhe gjuhën, të tjerat janë rrush e kumbulla, – u përgjigj analisti.
12. PRANGAT
Çka mendoni për deklaratën e Gjergj Dedajt, se Albin Kurti nuk ka hyrë për dere në skenën politike? – e pyeti gazetari analistin politik.
Ashtu është, pasi që Albin Kurti në fillim është dashur të largojë veset e burokracisë afatgjate të Kosovës, – u përgjigj analisti politik.
13. SHTYLLA KURRIZORE
A ka ndonjë gabim në fjalinë “LDK e PDK janë parti pa shtyllën kurrizore”? – i pyeti arsimtari nxënësit në klasë.
Patjetër, fjalia duhet të jetë “LDK e PDK janë pa shtyllën e betonit”, pasi që janë ngritur me material ndërtimor, – u përgjigj nxënësi.
14. KAROTAT
Teze, kohët e fundit shpesh po blini karota të kompanisë BE-së? – iu drejtua nipi tezes së moshuar.
Ehe, me karotat e BE-së lepujt e mi e kanë shtuar peshën, – tregoi tezja.
15. MOSKOKËÇARJA
Mik, nëse nuk ma kthen borxhin, ka me t’vra zoti, – e qortoi njëri mikun e tij.
Për besë, më shumë tutna prej shkopit se prej zotit, – ia ktheu miku moskokëçarës.
16. TATËPJETË
Më pëlqen vrapimi i derrave të egër në pyll, – e hapi bisedën një mik.
Përpjetë, apo tatëpjetë? – e pyeti i dyti.
Tatëpjetë, pasi që rrokullisen, – ia ktheu i dyti.
17. KANDIDATI
Cilin prej tyre të pranojmë, kandidatin që di të luaj bixhoz, apo kandidatin që di të luaj shah? – e pyeti referenti shefin e kompanisë.
Pranoje kandidatin që di të luaj bixhoz, ky i fundit i mban në mend numrat e automjeteve në trafik, – tha shefi.
18. TURKOSHAKU
Ku e ka vendin analiza e turkoshakut, që thotë se Skënderbeu nuk është hero kombëtar?
Si akademik nuk më lejon ndërgjegjja të shprehem me fjalor të pistë, prandaj them që vendin e ka në neuropsikiatri, – tha historiani.
19. PËRVOJA E PUNËS
A mund të na tregosh se ku kanë punuar gjyshja dhe nëna në kohën e tyre? – e pyeti gazetari djaloshin.
Gjyshja ka qenë mësuese në shkollën fillore, ndërsa nëna ka punuar në kombinatin e tekstilit, – u përgjigj djaloshi.
Me siguri motra ndjek shembullin e nënës në Kombinatin e Tekstilit?
Jo, motra ime punon në Dubai të Arabisë, – tregoi djaloshi.
20. MODESTIA
Një vajzë kishte blerë tre fustane: të kuq, blu e të verdhë, të gjitha i provoi në prani të tre djemve, pastaj i pyeti se cili fustan u pëlqente. I pari tha që i pëlqente fustani i kuq, i dyti tha që i pëlqente fustani blu, i treti mendoi pak, pastaj tha që i pëlqente vajza. Prandaj vajza zgjodhi të tretin që ishte modest.
21. FEMRA E ZHVESHUR
Qysh mund t’i provosh nëse burrat janë të sjellshëm? – e pyeti njëri mikun e tij.
Vendoseni një femër me bikini për të pritur automobilin në rrugë, ai që ndalet për ta marrë, është i ligë, – tha miku i tij.
22. SHKURORËZIMI
Dua të ndahem prej gruas, frikohem se do ta pësoj sikur anglezi, të cilin gruaja e prishi me anën e tredhjes, – kështu iu drejtua burri gjykatësit.
Duket se po nxiton, a keni fakte se do ta bënte? – e pyeti gjykatësi fatkeqin.
Si nuk kam, sapo e pa lajmin e fatkeqit në shtyp, klithi “Mirë ia bëre!”, – tregoi burri.
23. TRAKTORI
Si thuhet në eufemizëm “Traktori është prishur”? – e pyeti arsimtari nxënësin në klasë.
Traktori ka pushuar së punuari, – u përgjigj nxënësi.
24. SHFAJËSIMI
Ti je albanolog, më trego si thuhet me eufemizëm ”Zajednicën serbe e kanë nënshkruar Hashim Thaçi me Isa Mustafën? – e pyeti deputeti kolegun e tij në parlament.
Zajednicën serbe e kanë nënshkruar kreu i PDK dhe i LDK, – u përgjigj i dyti.
25. LOKOMOTIVISTI
Cili është destinacioni juaj? – e pyeti doganieri lokomotivistin aziatik të ngarkuar me tanke.
Destinacioni im është Rusia, – u përgjigj lokomotivisti. Pastaj vazhdoi të pyes lokomotivistin tjetër, po ashtu të ngarkuar me topa dhe tanke luftarake:
Destinacioni im është Ukraina, – përgjigj shoferi.
E tmerrshme, në të dy vendet do të vritet djem e vajza pa e shijuar jetën e tyre të ëmbël, – tha doganieri.
26. NDOTJA E MJEDISIT
Në shembullin e lajmit “Edhe një dënim për ndotjen e ambientit” sa dënime duhet të zbatohen? – e pyeti arsimtari studentin.
Dy dënime, një për ndotjen e mjedisit, dhe dy për gabimin gjuhësor të lajmit, – u përgjigj studenti.
27. DISFATA
A ka ndonjë gabim në fjalinë e Isa Mustafës “Po të kisha shëndetin e mirë, do të dilja edhe unë në protestë”? – pyeti njëri miqtë e tij.
Gabime gramatikore nuk ka, por ka gabime logjike, pasi që duhet të jetë “Sikur të kisha fytyrë, do të dilja në protestë”, pasi që vetë e ka pranuar disfatën.
28. VESHJE DIPLOMATIKE
Si quhet veprimi kur femra brekët e brendshme i ndërron nën fustan në dallim me femrën e zhveshur?
E para quhet veshje diplomatike, e dyta zhveshje shtëpiake, pasi që veshje të tilla bëhen brenda në dhomë, – u përgjigj stilistja e rrobave.
29. PROSTITUCIONI
Cila kompani është më madhe, Kompania Bujqësore për shitjen e domateve e perimeve, apo kompania për shpërndarjen e femrave në prostitucion, – e pyeti gazetari analistin.
Dihet, kompania për shpërndarjen e femrave në prostitucion, – u përgjigj analisti.
30. DIAGNOZA
Një banor i Maqedonisë deklaron që nuk është maqedonas, thotë që është ose serb, ose bullgar.
Shumë mirë e paska gjendjen, të dy vende e pëlqejnë, edhe Serbia, edhe Bullgaria, – u përgjigj politikani.
31. DHELPRA
A e dini çka thanë qytetarët kur e panë dhelprën në metro të Stokholmit? – i pyeti një gazetar kolegët në redaksi.
Shyqyr që nuk gjendet në fermën e shpendarisë, – u përgjigjën të tjerët.
Jo, shyqyr që nuk është ujku, – ia ktheu i pari.
E tmerrshme, më shumë frikohemi prej ujkut të sinqertë, se prej dhelprës diplomatike, – ndërhyri një tjetër.
32. ÇUKSHI
Në tik-tok ishte shfaqur një foto humori i gomares me çukshin, në të cilin i vogli mamanë e pyet se çfarë do të bëhet kur të rritet. Mëma gomare ia kthen se do të bëhet deputet ose kryeministër. Unë shtova, pse jo edhe akademik me kravatë, – tregoi një qytetar.
33. EZOPI
Kur disa njerëz e pyetën Aristotelin se a duhet besuar fabulistin Ezop që thotë se dikur korbat kanë kënduar bukur, mirëpo duke u munduar të këndojnë si mjellmat, e humbën edhe këngën e tyre të bukur, Aristoteli u përgjigj: Fabulat e Ezopit nuk duhet besuar, por duhet kuptuar metaforën fabulave të tij.
34. NËN DORË
Si quhen njerëzit, që studimet i kanë mbaruar nën dorë? – e pyeti gazetari inspektorin e arsimit.
Meshkuj dhe femra, – u përgjigj me ironi inspektori i arsimit, në vend se të thoshte akademikë me universitet.
35. PAQJA
Çka po vizaton? – e pyeti politikani i BE diplomatin rus.
Po e vizatoj paqen në hartën gjeografike të Ukrainës, – tha diplomati rus.
36. URREJTJA
A ka ndonjë gabim në transparentin opozitar “Unë jam kryeministër i analfabetëve që më votojnë”? – e pyeti arsimtari kandidatin.
Patjetër, për shkak se miqtë e Zajednicës e urrejnë Albin Kurtin, prandaj duhet të jetë “Unë jam kryeministër i popullit të arsimuar”, – u përgjigj kandidati.
37. IRONIA
Si quhet deklarata e diplomat Blerim Canajt: “Vetëvendosja edhe Adem Jasharin do ta quante tradhtar po të ishte gjallë”? – e pyeti gazetari analistin.
Ironi quhet, pasi që është sajim i diplomatit që flet pa kandar, – u përgjigj analisti.
38. ORAKULLI
Orakull i nderuar, kush do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë: Lëvizja Vetëvendosje apo partitë opozitare? – e pyeti gazetarët Orakullin.
Sipas urrejtjes që po tregojnë opozitarët ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duket se kjo fundit do të fitojë. Është një e vërtetë që partive opozitare u shkakton dhimbje, mirëpo detyrohemi të tregojmë të vërtetën, – u përgjigj Orakulli.
39. SHEQEROSJA
Dajë, shumë sheqer po blen, mos e ke për dasmë?! – e pyeti nipi me habi dajën.
Jo, për dasmë, e blej për të sheqerosur gënjeshtrat e opozitarëve që po garojnë për pushtet, – tregoi daja.
40. LUFTA POLITIKE
Çka domethënë shprehja “luftë politike”? – e pyetën analistin politik.
Luftë Politike domethënë kur dy vëllezërit e mëdhenj, siç janë LDK me PDK, mundohen ta marrin qeverisjen, që populli ia ka besuar Lëvizjes Vetëvendosje, – u përgjigj analisti.
Suedi, 6 janar 2026


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
