Besa – Ura që S’Shkëputet

31
Jul
2025
Nga: Genc Sefa – Lushnja

(Poezia e XII, nga cikli “Zëri që S’Pushon”)

Besa është ura që lidh çdo zemër,
mbi gur e shkëmb, mbi mal e mbi emër,
është fjala që rri në gjuhën e t’parëve,
shpirt i gjallë në gjoksin e shqiptarëve.
-Në besë ngrihet shtëpia, Atdheu,
është premtim i shenjtë, i thënë pa zë.
Është dritë që hap rrugë e sjell shpresë,
është fryma që lidh breza, dhe kurrë s’vdes.
–
Pa besë, s’ka njeri e s’ka dhe,
pa besë, fjala tretet në mjegull e re,
është zjarri që djeg por s’shuhet kurrë,
është gjaku që vlon n’zemër te çdo burrë.
–
Në çdo dorë që jepet me nder,
rri besa që s’thyhet as në terr.
Është lidhje që rritet ndër votra,
zani i saj rron në kulla të forta.
—
Pa besë s’ka jetë – as Atdhe, as emër.
Cikli poetik “Zëri që S’Pushon” vazhdon…
Faleminderit për ndjesinë, për leximin,
dhe për çdo zemër që mban besën si dritë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 31/07/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk