Më 10 Tetor 680 u zhvillua Beteja ose tragjedia e Qerbelasë, (Iraku i sotëm), midis ushtrisë së kalifit të dytë umajad Jeziti dhe një ushtrie të vogël të udhëhequr nga Hyseni, i biri kalif Aliut, nipi i profetit islamik Muhamet.
Para vdekjes së tij, kalifi umajad, Mavijeja, i cili e kishte marrë me dhunë pushtetin, e kishte emëruar djalin e tij Jezitin si pasues të tij. Emërimi i Jezitit u kundërshtua nga djemtë e disa shokëve të shquar të Muhametit, duke përfshirë edhe Hysenin, djalin e kalifit të katërt, Aliu, Pas vdekjes së Mavijes në prill të vitit 680 të erës sonë, Jeziti kërkoi besnikëri nga Hyseni dhe disidentët e tjerë. Pikpamjet e imam Hysenit i mbështetnin, madje në mënyrë edhe më radikale e militante, shumica dërmuese e shi’itëve, të cilët e kundërshtonin në mënyrë të vazhdueshme pushtetin së pari të Mavijëse, pastaj edhe të Jezitit. Pas vdekjes së Mavijësë në prill 680, shi’itët e Kufës në Irak e vlerësuan se ishte momenti i volitshëm për ta përmbysur regjimin e Jezitit, dhe e ftuan imam Hysenin të vinte në Kufë, dhe me këtë rast ia dhanë fjalën e besës se do të luftonin në anën e tij nëse Jeziti do përdorte ushtrinë.
Duke qenë i bindur se ishte e drjetë përmbysja e Jezitit, ngaqë pushteti u takonte pasardhësve të Muhametit, Hysenit, djali i madh i Aliut, udhëtoi për bisedime në Mekë.
Gjatë rrugës së Hysenit për në Kufë me një grup prej rreth 70 vetësh, përfshi edhe gjithë familjen e tij, karvani i tij u kap nga një ushtri prej 1.000 trupash e Jezitit (i biri i Mavijesë). Hyseni duke e parë se gjasat për të ngadhënjyer ishin të pakta, por edhe shi’itët e Kufës nuk u treguan besnikë, pranoi të bëheshin negociata, dhe filluan menjëherë. Bisedimet filluan në drejtim të kompromisit dhe të marrëveshjes; mirëpo, një anëtar i grupit të negociatave të ushtrisë së Jezitit, papritmas dhe mën jë ton fyes kërkoi nga Hyseni që të dorëzohej menjëherë pa krrfarë kushti. Kjo ishte e papritshme për Hysenin dhe negociatat u ndërprenë dhe më 10 tetor të vitit 680 (apo më 10 të muharremit sipas vitit 61 Hixhri), filloi lufta dhe Hyseni ra duke luftuar, i prenë kokën, e lidhën për kali dhe e tërhoqën zvarrë në mënyrë shtazarake.
Së bashku me imamin Hysen u vranë të gjithë bashkëluftëtarët dhe pjestarët e familjes së tij, përveç një djali të vogël të imamit Hysen që ishte i sëmurë dhe gjatë luftës së përgjakshme kishte mbetur shtrirë në shtrat: Ai ishte i vetmi njeri që mbeti gjallë dhe që me sytë e tij e pa tragjedinë e familjes dhe të miqve të tij.
Pasi ushtria e Jezitit u tërhoq, trupin e martirit imam Hysenit e varrosën aty ku gjendet varri i tij në Qerbela; ndërsa koka e tij është varrosur në Kajro, në xhaminë “Sejjidna Husejn përballë xhamisë së Universitetit të famshëm “Al-Azhar, ku egziston edhe një mauzole i Hysenit.
Kjo ishte një traum e madhe për shi’itët; martirizimi dhe dinjiteti i imam Hysenit la mbresë të thella dhe shkaktoi dëshpërim e pikëllim më të madh se vdekja e atit të tij halifit Ali në vitin 661. Pasi që ndërkohë u dobësua shumë pushteti Umajadëve dhe vdiq edhe Jeziti (11 tetor 683), shi’itët e Kufës dhe të tjerë zunë ta vizitojnë varrin e imam Hysenit në Qerbela
Shi’itët besojnë se mosdhënia e përkrahjes së mjaftueshme imam Hysenit nga ana e shi’itëve të Kufës paraqet “një mëkat fillestar historik”. Dita e vrasjes së imam Hysenit, 10 tetori,, përkatësisht dita e 10-të e muajit muharrem (Tetor), është ditë feste dhe ditë zie, ditë pikëllimi për shi’itët dhe jo vetëm për ta; në këtë ditë në Iran dhe Irak nuk bëhet punë, nxirren flamujt e zi dhe organizohen “procesione”, në të cilën shi’itët me grusht i mëshojnë vetvetes në gjoks.
Tragjedia e madhe që ndodhi më 10 tetor (muharrem) 680 në Qerbela i preku thellë, i traumatizoi dhe i pikëlloi shi’itët anëekënd botës (dhe jo vetëm ata) dhe njëherit i vuri në lëvizje ndjenjat e shumë shkrimtarëve myslimanë. Poeti dhe mendimtari i shquar i kombit tonë, Naim Frashëri (1846-1900), i cili ishte bektashi dhe panteist, shkroi poemën e tij të titulluar Qerbelaja, ku aksesohet lufta midis të mirës dhe të keqes e mbështetur mbi religjionin.
Beteja e Qerbelasë ka një vend qendror në historinë, traditën dhe teologjinë shi’ite, dhe është rrëfyer shpesh në literaturën shi’ite. Për shi’itët, vuajtja dhe vdekja e Hysejnit u bënë simbol i sakrificës në luftën për të drejtën kundër të keqes, dhe për drejtësinë dhe të vërtetën kundër padrejtësisë dhe gënjeshtrës. Ai gjithashtu u siguron anëtarëve të besimit shi’it një katalog të normave heroike.
Beteja përkujtohet gjatë një periudhe dhjetë-ditore të përvitshme gjatë muajit islamik të Muharremit (Tetor) nga shi’itët, duke kulmuar në ditën e dhjetë të muajit, e njohur si Dita e Hashures. Myslimanët sunitë gjithashtu e konsiderojnë incidentin si një tragjedi historike; Hyseni dhe shokët e tij konsiderohen gjerësisht si dëshmorë si nga myslimanët sunitë ashtu edhe nga shi’itë.
Tragjedia e Qerbelasë e shkaktuar nga Jeziti, ka bërë që Shi’itët dhe Bektashinjtë mallkimin më të madh ta kanë, dukë të thirrur: Mavije!, ose Jezit!, duke presupozuar se je person i të gjithe të këqijave njerëzore.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!