BETEJA PËR KISHË UNIATE NË MAQEDONI

05
Feb
2023

Shkruan: Akademik. Abdulla Mehmeti
Nga kujtesa: rilexim për reflektim
“Qendra e kësaj lëvizje fetare të banorëve të krishterë nga Maqedonia dhe rajoni ka qenë në qytetin e Kukushit (Kulkish), vendlindja e Goce Dellçevit (Gjergj Nikollës), banorët e të cilit kanë qenë në konflikt të vazhdueshëm me Patrikanën e Konstandinisë (Stambollit).”
Familja e Gjergj Nikollë Dhimitrit (i njohur si Goce Dellçev) nuk ka qenë sllave dhe as ortodokse, nga lufta dhe përpjekjet për lirimin e vendit nga sundimi i Perandorisë Osmane, kjo fimilje si dhe shumë familje të tjera shqiptare të krishtera gjetën mbështetje në Bullgari, ku edhe u shpërngulën, nga Kulkishi në Xhuma të Epërme (Gorna Xhumaja), atje i shkolluan fëmijët e tyre dhe i edukuan me idealet e revolucionarëve vendës, Dhimitër Nikolla Obshti, Gjergj Pula, Vasil Levski, Risto Botevi etj., ndërsa më vonë u bënë pjesë aktive dhe udhëheqës të kësaj lëvizje për liri dhe më vetësi të vendit të tyre, krahinës së Maqedonisë. Në të gjitha këto përpjekje janë ndihmuar me para, literaturë, propagandë dhe armatim, nga pushteti i atëhershëm i principatës së Bullgarisë, pas vitit 1878, e cila u shpall mbretëri nga viti 1909, por ndihmën kryesore e kanë pasur nga Rusia cariste, e cila edhe zyrtarisht e ka administruar Bullgarinë pas vitit 1878.
(5 shkurt 2023)
————————————————————————-
Shpalime historie
BETEJA PËR KISHË UNIATE NË MAQEDONI
“Ne banorët e Maqedonisë nuk kemi aq telashe nga turqit (pushteti i Perandorisë Osmane), sa nga grekët, bullgarët dhe serbët, që si korbat mbi kufomë e kanë pushtuar vendin tonë të shumëvuajtur dhe duan ta copëtojnë.”
-Teodos Golloganov, Peshkop i Shkupit (nga shkresa drejtuar Papa Leonit VIII, më 4 dhjetor 1891)
Pas lëvizjes së tretë fetare gjithëpërfshirëse për Kishë Uniate të Maqedonisë, Peshkopi Teodos Golloganov i shkruan letër Papa Leonit VIII, më 4 dhjetor 1891, me të cilën i lutet Papës për rimëkëmbjen e Peshkopatës së Ohrit dhe besimtarët (tufën) nga Maqedonia t’i merr në përkujdesjen e tij.
Qendra e kësaj lëvizje fetare të banorëve të krishterë nga Maqedonia ka qenë në qytetin e Kukushit (Kulkish), vendlindja e Goce Dellçevit (Gjergj Nikollës), banorët e të cilit kanë qenë në konflikt të vazhdueshëm me Patrikanën e Konstandinisë (Stambollit).
* Uniat/i: Rit fetar që shpreh lidhjet e komuniteve fetare të krishtera në Evropën Lindore, Lindjen e Afërt, në vendet ballkanike etj., që e pranon supremacinë (autoritetin) e Papës, por i ruan traditat dhe liturgjinë e vet (predikimi dhe liturgjia zakonisht zhvillohen në gjuhët amtare dhe sipas traditave vendëse). Kishat uniate. Pjesëtar i një komuniteti uniat, etj.
(5 shkurt 2022)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 05/02/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk