Betohem!

15
Apr
2023

Shkruan:Genta Kaloçi Skënderi
Unë Genta Kaloçi betohem se nuk do acarohem më këtej e tutje (ja fut kot për Zotin e plotfuqishëm të ateistes së madhërishme).
Betohem se nuk do provokohem nga të tjerët (eh, tani po gënjen tu bofsha se, ti vdes ti sjellësh në fazë provokimi e pastaj tu vërsulesh para mbrapa e të shfryhesh).
Betohem se nuk do u vërsulem këtej e tutje (mos gënje se s’ka lezet, ti argëtohesh kur të futen me të kuqe)
Betohem se nuk do fryhem/shfryhem këtej e tutje (ja ke marrë dorën mashtrimit, vazhdo se do bëhesh politikare e mirë)
Betohem se nuk do dal më nga vetja (tani po mashtron e s’të ka hije, dalja nga vetja është transformim alkimist i unit tonë, është e domosdoshme për të arritur maksimumin e potencialit të vetvetes nëpërmjet veprimit dhe jo vetëm mendimit).
Betohem se nuk do lejoj të më tërheqin në llumin e tyre (tani ja ke futur kot, futu në llumin e tyre e fitoi në bllofin që lozin duke bërë edhe një trajtim trupi në baltë shumë e dobishme për lëkurën dhe organizmin)
Betohem se nuk do i lejoj të më rrëzojnë në nivelin e tyre (tani na mashtrove bukur, ky është arti yt, bëhesh një me ta e pastaj ua fut sa krahu në terrenin e tyre)
Betohem se..(aman mos u beto më se na lodhe) – nuk kam mbaruar fjalën – (s’është nevoja mjafton me kaq)
Betohem them se do të….(ooo prapë ti, opo mjaft thamë se na lodhe leshtë e rruar e të parruar)
Epo mirë pra, nuk betohem më këtej e tutje për asgjë që mos të zhgënjej veten dhe pritshmëritë e të tjerëve (ah, kshu po ka lezet)
Për inat tat pra tani betohem se …(prapë ti) ah, ç’të të them ty që harrova për çfarë doja të betohesha (tani po vjen në terezi, shumë mirë bëre që e harrove se s’e kishe me fërte, mbase gjejmë rehat me kto betimet e tua pa fund, pa bereqet)
Betohem pra se s’do lejoj askënd të manipuloj acarimin tim ta përdori kundra meje (ti vërtet e beson ktë se gjoja të manipulojnë, apo i manipulon ti ata të dalin nga vetja e aty ku do ti? Aman mooos se do filloj edhe unë tu besoj trapave me kto që thua) – mjaft edhe ti s’guxoj të them diçka se hidhesh në fyt, veten do mbysësh o e uruar bashkë me mua.
Betohem them se do të bëj një spastrim total të bajgave në brendinë time (mos u detyro kaq shumë se s’do kesh me çfarë të kalosh kohën do ngelesh pa plastelinë)
Betohem se nuk do të betohem më këtej e tutje. (Eh, shyqyr më në fund shpëtuam edhe ata edhe unë nga ti)
Betohem se..(ah, prapë ti?)
Joo kësaj rradhe betohem se ty do ta lëroj kockën more vesh mora thuaj që s’më lë të mbaroj mendimin (ah, po qe kështu vazhdo, vazhdo tu bofsha kurban)
Ç’të vazhdoj? Ma dhjeve dëshirën sublime (pika ty e sublimes tate, more vesh mora thuaj)
Betimet në një kohë të tillë janë të pavlefshme, të pamjaftueshme, duhen veprime konkrete.
Prandaj, e dini vetë ju, apo jo??

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 15/04/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk