BIJTË E SHQIPES NË FUSHËN E LAVDISË

12
Oct
2025

Sonte u dridh Ballkani mbarë,
nën flakë kuq e zi që s’kanë t’parë,
kur shqiponjat me krahë t’çelun
fluturuen mbi tokë ku loti s’është shterrun.
–
Nuk ishte lojë veç me top,
por betejë për shpirt e për tokë,
krismë e gjallë e shekujve t’vjetër,
rrahje zemre n’krahnor t’etërve.
–
Një djalë nga Lushnja, si rrufe,
ngriti flamurin n’qiell mbi re,
Rei Manaj – emën që s’harrohet,
si pushkë e lirisë që kurrë s’shohet!
–
Ai s’gjuajti top, por lot e shpresë,
ngriti n’qiell një komb që s’vdes,
ngjalli nderin, gjakun e t’vrarëve,
flakën e Arbrit, shpirtin e t’parëve.
–
Në fushë t’gjelbër, si n’altar,
ra heshtja – u ngrit zani shqiptar:
“Jemi nji – prej detit në Drin,
prej Shkupit në Vlorë, Çamëri e Ulqin.”
–
U ngrit flamuri, valë mbi plagë,
e dielli i lirisë s’u mbyt askund,
se ku bie gjaku i Arbënisë,
aty ngrihet kulla e drejtësisë.
–
Urime, Shqipni, në zemër t’botës,
që s’dridhet ma prej gjëmës s’lotës!
Rei Manaj, biri i Lushnjës, Myzeqar,
sonte kombi u bë krenar.
–
Ti s’fitove veç një lojë,
por ndeze n’zemer flakën e moçme,
ringjalle t’parët që flejnë n’gurë,
e na tregove si luftohet për Flamur!
—
Autor: Genc Sefa – Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të Atdheut
—————————————
DRITA NUK NDRIÇON TRADHTARËT
Dielli s’ngroh çdo shpirti faqe,
as drita s’zbret në udhë t’errta;
ajo ndalet mbi plagë e gjak t’shenjtë,
ku liria rritet – nuse e vërtetë.
–
Në mal, në gur, mbi shkëmb e tokë,
rritet kujtimi i trimave t’Atdheut,
që dhanë jetën pa pyetë për shpërblim,
veç nderin e pastër mbajtën në zemër.
–
Dielli ka me ra mbi ta,
për ata që ranë me gjak e besë;
por spiunët që shitën tokën,
mbeten hije, të humbur në errësirë.
–
Se drita s’ka udhë për tradhti,
ajo s’ndriçon fytyra t’pista;
hap rrezet mbi zemra që nuk dorëzohen,
dhe mbjell shpresë mbi tokën e lirë.
–
Lulëzoftë përjetë mbi varret e tyre,
dielli i drejtë, flakë që s’vdes;
gjaku i shenjtë i bijve t’lirisë,
asht vula e përjetësisë n’ne.
——————————–

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 12/10/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk