Bilbili i dashurisë për tokën dhe njerëzit!

26
Nov
2025
Shkruan: Zeni Bilimani

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Kushtuar Hysni Kurt Milloshit shokut, mikut tim revolucionar në dy kohërat.

Ky uragan i poezisë shqiptare, që dhe në shtetet e mëdha, këta poetë viganë si Hysniu; janë tepër të rrallë.
Hysni Milloshi, në këtë drejtim është identik me heroin e një poezie emblematike për virtytin e qëndresës dhe të besës; të Viktor Hygoit, i cili shkruante:

“Njëmijë në qëndrofshin,
Do të qëndroj dhe vetë,
Po dhe njëqind të mbeteshin,
Nuk tundem kurrsesi,
I dhjeti do të jem, po qe se mbeten dhjetë;
E në mbetët veç një,
-unë do të jem ai…

Cili është Hysni Milloshi, në gjashtë e kusur dekada, të një jete; e cila vërtet rridhte në dukje e qete si uji Bunës, por që në shpirtin e poetit; përcillte përditë llohëra, mjegulla, stuhi të vrullshme që vetëm ai i kuptonte se, ku e kishin burimin dhe nga vinin, teksa anëtar partie të ushqyer “me duartrokitje të tyre frenetike shkallmonin me buçima tavanin e kaltër të qiellit.
-Hysniu, nuk qe anëtar partie; ishte i thjeshti njeri.

Pastërtia e tij shpirtërore është e kulluar deri në dhimbje, ndërsa kokëfortësia e tij ishte e pa arritshme, e pa imagjinueshme Kur thoshte se “jo” kishte marrë fund, asgjë dhe askush nuk mund t’ia kthente mendjen dhe natyrisht kur ndodhte e kundërta ai pa e shuar buzëqeshjen e vinte gishtin në tëmthin e kokës si për të thënë pas asaj -“joje” një po të madhe.
Hysniu qe dhe mbeti një nga lirikët me emocionues dhe njëri ndër poetët më të mëdhenj atdhetar shqiptar.
______________________________
Nga poema “Atdheu”:

Sytë e bukur të Atdheut,
më vështrojnë pa pushim,
Gjersa zhyten dalëngadalë,
m’u në shpirtin e gjakut tim.

Dhe tani e di, a jam dyzet vjeç ,
a katërmijë?!
Turrem si korrier i kombit,
ku flamuri të më prijë…!
______________________________
Hysni Milloshi ishte dhe mbetet vazhduesi me besnik i poetëve të Rilindjes; Naim Frashërit, Anton Zakos -Çajupi, Aleksandër Stavre Drenovës Asdrenit, Millosh Gjergj Nikolla-Migjenit, Ndre Mjedjes e të tjerëve…
Në përfundim arrihet; për poetin uragan i mendimit dhe i veprimit revolucionar, komunist shqiptar.

Poezia e pakufishme e letërsisë botërore liriko-epike; ka shumë vepra për dashurinë; që kanë filluar dhe përfunduar në romanca të këndshme, apo në balada të tmerrshme që kanë lënë gjurmë të pashlyera në historinë -liriko-epike botërore.
Njihet si perla e zhanrit dramatik; Romeo dhe Zhuljeta; mirëpo, vepra me të bukura me vlera të larta artistike letrare që tingëllojnë si trille dhe zbehen përballë dashurisë reale të skalitur në art nga Hysni Milloshi i cili syzheun e tejkalon përtej
sublimes, përtej çdo ndjenje shqiptare dhe njerëzore; që e çelikosi, e shndërroi atë, të tërin në “Esenin shqiptar”.

Fjalën e shkruar, Hysniu e ka brumosur, e ka trajtuar në disa gjini letrare, apo disa disiplina të artit letrar; në prozë, poezi, dramë, gjegjësisht në komedi- satirë si dhe ndër më e vlefshmja kudo në botë; -publicistika e tij sfiduese…
Ka jo pak krijime sot nga kalemxhinjtë mediokër në gjinitë e sipërme edhe pse emërtohen të tilla, ato s’ kanë objekt, motiv as bosht, as arritje të duhur artistike; ato as të të ngrohin, as të të ftohin?!!!
-Ato janë anemike, sterile, pompoze dhe tejet skandaloze, thjesht janë propagandë të shpëlara; çdoherë në shërbim të padronëve,-shefave të partive politike borgjeze të rendit degjenerues reaksionar kapitalist; gjithnjë në shërbime pakurrizore të individëve snobë, të fetarëve obskurantistë të kapitalit të grabitësve kapitalistë burokratë, teknokratë e rrymave të tjera të prapësive të vjetra e të reja, që bëhen si paçavuret për pak para të qelbura.
Në këtë batak të pistë kanë rënë që prej tridhjetë e ca vitesh kalemxhinj të cektë me botime të tilla “shqiptare”; gjithashtu, në mjerim të thellë ka rënë dhe gazetaria; mediat e shkruara dhe ato televizive të cilat nuk kanë as histori të mbarë, as kulturë të pastër dhe fatkeqësisht; për rininë dhe popullin nuk japin mendime me vlera të larta…

-Unë them me bindje dhe deklaroi me përgjegjësi morale se, gjendja e librit gjatë këtyre tridhjetë viteve është në ditët më të zeza…
Citoj:
Te poema “Atdheu”, Hysniu ka kapur majat më të larta të krijimtarisë atdhetare që nuk e ka arritur deri me sot asnjë poet tjetër.
-Mendoj, nuk do jetë e largër dita, kur veprat letrare të Hysni Milloshit, do bëhen model për programe, si “tharm i brumit”, në stil-metodë, udhërrëfime, orientime teorike pune në shkollat e letrave shqiptare.
Si duket në këtë konstatim final arrin dhe poeti tjetër Arben Duka; i cili në një elegji; pas vdekjes të shokut, sivëllamit të tij, Hysni Milloshit; poeti do të shkruane:

Qaj moj Shqipëri,
djepi i kreshnikeve,
Se t’u shua sot,
fisniku i fisnikëve.

Shkoi, Hysniu,-si ylli në re,
Ai që të donte,
më shumë nga ne!
Qaj sot poetin,
mos e ndal vajtimin,
Hysniu e kaloi, malin e Naimit,
Në vargjet e tij, xhevahire rrodhën,
Po famëm, nuk ia njohën,
po famën, ia vodhën…
______________________________
Kthehemi përsëri te margaritaret e poemës, “Atdheu”?!

Ti, Atdhe, je shkëmb për buste,
ti Atdhe, je fjalë që dhemb,
Rritur je ne shtatin tim,
Rritur jam në shtatin tënd.

Ti je Kryekomandanti, që firmos se çdo të bëj unë…

Poeti, tërë jetën e tij e drejtoi tehun e shpatës së artit të fjalës kundër të metave të rendit socialist, ashtu vazhdoi të sfifonte më ashpër dhe kundër regjimit kapitalist vendor dhe botëror; që për fatkeqësitë tona, u instalua ne Shqipëri pas viteve nëntëdhjeta.
Kapitalizmi në vendin tonë është fataliteti për popullin tonë; i solli varfërinë, mjerimin, krimet, e çdo mostër; siç janë: analfabetizmi, sëmundjet e shekullit; gjakmarrjen, drogën, prostitucionin, hajninë në hierarkinë e pushtetit dhe të opozitëa dhe jo pak plagë të tjera që në vitet e socializmit ngadhënjimtar, për afër gjysmë shekulli i kishim harruar.
______________________________
Dua të vazhdoj me vargjet brilante nga vepra, “Atdheu”, këtu poeti thërret që populli ta rrisë vigjilencën:

Atdhe, ruhu se demagogët,
Borgjezët, perin ta tjerrin hollë,
Në çdo sofër me heronjtë, do ketë dhe tradhtorë.
Mbahu fort, te vegjëlia,
-mbahu, te vegjëlia,
Veç kështu Atdhe, ne shekuj,
të vjen prapa historia!…

Poeti e donte socializmin,
por intuita e tij e thellë dhe inteligjenca e tij, me kohë e kishte kuptuar tradhtinë e lartë që po i bëhej rendit socialist.
Prandaj, e them me bindje se, veprimtaria e tij letrare është gjithnjë aktuale edhe tani që poeti nuk është fizikisht në mesin tonë.
Krijimtaria e tij, është shkruar dhe për kohën që po jetojmë.
Të tillë flakadanë, duhet të jenë poetët e vërtetë, siç ishte dhe mbeti i madhi, Hysniu.

Jo, si shume sehalëpirësit në të dy sistemet që i rriti, i veseliti,i shkolloi dhe i mbajti në sjetulla pushteti i kohërave…
Ata, shanë e mallkuan vendin e tyre nëpët botë?!!!
Ndërsa, Hysni Milloshi qëndroi stoik me bindjet e tij, në identitetin e tij!

Hysni Milloshi gjithë krijimtarinë e tij letrare e bëri si ushtarak në shume rrethe, në male dhe në fusha si në Shkodër, Tiranë Delvinë, Berat e gjetkë.
Gjate këtyre viteve ka një prodhimtari të madhe krijuese për t’u admiruar.
Gjatë gjithë këtyre viteve, ai ka hedhur për botim shumë vepra të të gjitha gjinive letrare.
“Dëshira e një skëndebegasi (1969).
“Tek postablloku pret një vajzë (1972).
“Pushka dhe poeti” (1974).
“Vatra e Kuqe” (1976).
“Djaloshi nga Dropulli” (1979).
“Hysni Kapo” (Poemë) 1981.
“Kasollja e Galigatit” (1985).
“Me dëborë mbi supe (1990).
“Fjala e Dëlirë” -Lirika (2004).
Poema “Atdheu” (1988).
“Skënderbegasit e vitit 1945”
(2001).
Gjenerali Legjendar (2001).
Vajza e Komitit (1982).
“Komediani në Mal (1986).
Gjyqi ne familjen Bulku (1988).
Romani Historik, “Shqiptari i Madh”.
“Enver Hoxha (vëllimi i parë- 1990).
Komisari i Epokës (2000).
PKSH e Re, për Çështjen Kombëtare (2003).
“Fashizmi po troket në dyert e Evropës (2006).
“Njëqind vjet” (2010).
“Masakra e Tivarit” (2010).
“Nga Himara në Bonoshticë” (2012).
“Legjenda e Kuqe (2012).
Shumë poezi të poetit Hysni Milloshi janë kompozuar në këngë, si Nënë moj do pres gërshetin,
Shqipe o vendi im,
Gasollja e Galigatit,
Trëndelinë e Kengë,
Një djep në barrikadë;
e shumë të tjera…
Me urdhërin “Naim Frashëri” të klasit të tretë, në vitin, 1982.
Për kontribut neëë fushën e kulturës dhe artit, Hysni Milloshi është dekuruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor; me medaljen “Naim Frashëri” të klasit të parë në vitin 1985.
Me urdhërin e “Naim Frashërit” të klasit të parë e të dytë, në vitin 1987.
Në vitin 1991 nuk pajtohet me denigrimin e figurës së Enver Hoxhës dhe doli hapur në mbështetje të personalitetit dhe veprave të tij heroike.
Nisur nga ky fakt, më 10 Shkurt, 1991, krijoi organizatën politike atdhetare, “Bashkimi i veprimtarëve e vullnetarëve Enver Hoxha në Shqipëri dhe më 10 Shtator, 1991, duke mos u pajtuar me kthimin e PPSH-së në PSSH me orientim kapitalist, drejtoi dhe ri-themeloi PKSH e Re dhe zgjidhet Kryetar i saj.
Në vitin 1992 nga regjimi fashist i Sali Berishës, PKSH-ja e Re, nxirret jashtë ligjit.
Hysniu arrestohet.
Mirëpo, përsëri lirohet nga burgu, pasi nuk kishte bërë shkelje kushtetuese.
Edhe në parti ilegale, deri në vitin 2012, e drejtoi partinë, derisa ndërroi jetë.
Në përjetësi,-në përkujtim të poetit të madh Hysni Milloshi, për kontributin e tij në art dhe kulturë, në shërbim të popullit dhe kombit.
Lavdi!
Sot, më 17 Nëntor, 2025.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 26/11/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk