Nga: Genta Kaloçi Skënderi
Më mirë të dish, sesa të kesh!
Çudira financiaro pollitike e plluralizmit partiak.
Bizneset duan ndërhyrje për rënien e euros. Harrojnë kaqolat se jetojnë në Shqipëri dhe monedha zyrtare fatkeqësisht për shqipfolësit, politikën, mafian dhe biznesin është akoma Leku dhe jo euro. Në vend që të kërkojnë ndërhyrje për forcimin e monedhës sonë kërkojnë për euron për të cilën nuk mbajmë përgjegjsi shtetërore. Ankohen se do të kthehemi në 92in. Me këtë dekllaratë na sjellin në vëmendje se edhe atëherë në 92in do duhej të bënte saliu përpjekje të forconte Lekun dhe jo ta zhdukte nën forcimin e monedhave të huaja.
Çfarë nacionalistësh e patriotësh jeni ju shqipfolsat me sorra nëpër kokë e duar kur ja keni lëruar monedhës suaj kombëtare?
Pas kësaj do dalli se kush do mbijetojë është më i miri. Fundja edhe Darvini e thotë, mbijeton ai që lexon situatën e merr masat, përndryshe zhduket, akoma edhe nëse quhet nënvleftësim i monedhës së huaj në të cilën ju bëni trafiqet dhe jo biznesi i vërtetë. Ky ka qënë në krizë që në 92in siç e pohoni efhe vetë pasi e morën e gllabëruan mafia e bandat me vulat partiake në pushtet.
Biznezi i mirëfilltë shqiptar ka tre dekada në krizë. Nuk është diçka e re që nuk e njohim, prandaj i larguat 3milion shqiptarë nga ky shtet. Të tjerat vazhdoni të lexoni më poshtë, nëse keni akoma nerva e kohë.
Bizneset në hall, paguajnë punonjës nga azia, afrika, nepali, bangladeshi, filipinezë dhe më pas pa pikë turpi ankohen në polici e media se u largohen që pa gdhirë me natë.
Ka vajtur një punonjës afro 3000€ për bileta, dokumenta, akomodim në biznese të ndryshme.
Harrojnë budallenjtë me biznese se ata që pranojnë të vijnë nga vendet e treta gjoja të punojnë këtu e shohin si korridor për tu hedhur në Europë. Biznesi i rroitur vendas në vend që të paguaj shqiptarin aq sa duhet sipas kohës edhe punës pranon të sjelli të huaj për ti shfrytëzuar. Kujtuan këta pseudobiznesmena të hurit e të litarit se me këtë mënyrë u’a lehtësojnë të kalojnë zonën e rrezikut të emigrantëve/refugjatëve që është turqi/greqi. Pasi vijnë opa opa me dokumenta, bileta si zotrinj deri në Shqipëri bëjnë edhe ca punë e plazh relaksi disa ditë e vazhdojnë për në vendet e europës që është destinacioni i tyre fillestar.
Sinqerisht, biznes më budalla, injorant, tendencioz ligësie idjotash seç ka rajoni i shqipfolsave nuk njeh bota.
Shenja e inferioritetit te biznesi e politika në vend e rajon buron nga niveli i ulët që kanë ata që konsiderohen burim i kapitalit që vjen kryesisht nga bandat dhe maçot e analfabetizmit shqipfolës.
Mafia me ndihmën e politikës bëhet hotelier/biznesmen e ç’ti dojë kaplloqja e parazitit kriminal pasi ka trafikuar njerëzit dhe drogën përtej me pagesa të majme tani kërkon krah të lirë pune. Tani që me ato pare të korrupsionit e krimit bëri tulla e llaç kërkon burime njerëzore për punonjës në ato ndërtesa pa kushte e pa kritere. Në vend që të rrisi rrogat sipas rrogave në europë kujton se bëhet i zgjuar. I bie shkurt, në vend që të paguaj sa duhet humbet dhe ato që s’ka, por mendon se do i fitojë.
Eh, budallai me biznes nuk bëhet kurrë i hajrit.
Kot nuk ka dalë shprehja, më mirë të dish, sesa të kesh. Kur s’ke, por di, i vendos ato që të mungojnë, nuk vuan kurrë nga skamja, por kur ke e s’di, i humbet çdo herë e s’kupton asnjëherë mizerjen që përjeton me marsh përsëritjeje.
Shteti ecën përpara me bërjen e politikave njerëzore nga njerëz që qëndrojnë me këmbë në tokë e sa më pranë krahut të punës që mban në këmbë ekonominë e shoqërinë.
Jo si ajo puna e bordit të çmimeve, që e bënë tok pushtet, opozitë, biznes për të na bindur se punojnë për ne. Ranë dakort, opozitës i dhanë një pseudokauzë që të bëjnë sikur na mbrojnë xhepin e majtë nga vjedhja, por na zbrazin xhepin e djathtë, të gjitha këto me ndihmën e biznesit (që janë nga të tre palët).
Diferencën e çmimit e marrin për të paguar median, fushatat, sanduiçet, transportin, lluksin e fodullëkun dhe më pas bëjnë sikur e çojnë bordin në gjykatë për të na mbushur mëndjen se pozita e vuri për të na vjedhur, por opozita bën sikur i dërgon para ligjit. Opozita mendonte se do krijonte pakënaqësi, protesta marranëndse dhe pushteti ja dha mundësinë për ti thënë, urno merreni, bëni ç’të doni, por s’keni asnjë shans për revolucione, rrëzime e zgjedhje të parakohshme etj etj. Ngeli salikmona shpk dhe oligarkët me rritjen e çmimeve në çdo sektor nëpërmjet një marrëveshjeje të fshehtë si mut nashi, sidomos pas kapjes së bandave përditë që dobëson pozitat e tyre të pushtetit pozitë/opozitë.
Talljen këta kaqola e quajnë politikë. E habitshme.
Por, për aq kohë që politika shkon tok me krimin e mafian do kenë mungesë për krah pune dhe po ashtu krahu i punës do të vuajë për vlerësim e pagesë dinjitoze.
Kjo histori e pagesave më solli në mëndje edhe atë sopranon e njohur që s’ja fërshëlleu njeri në klasën e masterit të kantos. Psikosinteza e saj njësoj si e biznesit vendas. Nuk kanë lidhje, as me veten, as me vendin, as me realitetin. Janë aut fare të gjithë së bashku vipa, rripa, biznes, politikë, media, nuk kanë asnjë lidhje me realitetin dhe lënë nam me njerëzinë. Të gjithë këndojmë për hesap tonë kur na ngrefet e na do kallami, për qefin tonë siç thotë edhe Halit Berati te filmi. Nuk ka shqiptar që mos të këndojë për hallet e vuajtjet e jo kantot e të tjera si ato.
Ajo iku nga vendi për kotheren e bukës (sipas intervistës së saj) sapo i zuri dhëmbi bukë harroi se këtu vuajnë për punë, rrogë, pagesa e jo për këngë e kanto.
Njeriu këndon në punë e pas pune, këndon akoma më mirë, më bukur e më rehat me barkun plot. Ky popull po ikën jo nga kënga, por nga vuajtja e nga fukarallëku. Ajo harroi se kur ishte këtu këndonte me barkun bosh e nuk ja varte njeri (sipas rrëfimeve të saj në media), iku për një jetë e pagesë më të mirë, për arsye ekonomike u bë emigrante.
Përse mendoi se po të vinte ajo do bëhej nami!?
Apo se mos i zgjidhi popullit problemin e politiqenve, papunësisë, rrogave mizerabël, mirëqënies, problemeve të përditshmërisë, shëndetsinë, arsimin, transportin, ngrohjen etj etj?
Joo, atëherë përse kërkonte t’a dëgjonin, ndërkoh që ajo si person e si profesioniste nuk i ka zgjidhur asnjë problem vegjëlisë?!
Një zgjidhje për bizneset dhe për kanton, le ti marrin në hotelet e tyre t’u këndojnë arja sa të duan. Janë të njëjtët që janë në media, politikë, mafia e biznez me të cilët i kanë punët grurë pas famës, se para famës nuk u’a varte njeri.
Poshtërsia më e madhe që mund të bëj njeriu ndaj vetes është kur pranon “lavde e lajka” nga ata që të detyruan të marrësh rrugët e botës e të largohesh nga mjerimi e krimi që po ata krijuan, sponsorizuan dhe përfituan nëpërmjet politikës së tyre të mbrapshtë çnjerëzore.
Të shesësh veten për një çmim e pastaj të ankohesh te të njëjtët se s’ta varin, kjo është për habi.
Megjithatë vegjëlisë aq i bën, ashtu si për biznesin e mafias me vulën politike edhe për kanton pa lidhje me realitetin. Të dyja palët janë me emërues të përbashkët.
Fatkeqësia më e madhe e njeriut është kur nuk e ke idenë se ç’bëhet përreth teje e nuk arrin të lexosh, dëshifrosh kohën në të cilën jeton dhe si duhet të veprosh ndaj problematikave që i ke braktisur dikur i ndjerë si me fat, por ato të kthehen sërish e të rëndojnë më shumë ndërgjegjen, por dhe xhepin, nëse jo edhe jetën.
Thirrini kaplloqeve sa jeni akoma në kohë se ju vjen rryma e kohës e ju hedh përtej si mbeturina e mbeteni relike e shëmtuar, shembull për të mos u ndjekur.
Kaq e thjeshtë!
Foto kolazh të titujve kryesore për biznesin.
Më poshtë adresat elektronike të lajmeve;
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!