BLERIM ISUFAJ, JE PROKUROR
I KOSOVËS APO ZËDHËNËS
I VUÇIQIT?!
Blerim Isufaj po e përdor zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit si mjet për frikësim politik, jo si armë kundër krimit.
E keqja nuk është që nuk po arreston kriminelët serbë, e keqja është që po e ndihmon heshtur krimin e tyre, duke e zhvendosur vëmendjen te ndërtimi i urave në Mitrovicë!
Blerim,
Nuk na tronditi kur e tërhoqe fletëarrestin e Radojçiçit sepse atë e dinim si padrejtësi. Por tani e ke kapërcyer kufirin: po e trajton një projekt zhvillimor, një simbol bashkimi, si krim. A e kupton çfarë absurditeti je duke udhëhequr?
A je Prokuror i Kosovës apo zëdhënës i Vuçiqit?
Ti je në pozitën ku do duhej të luftoje për interesin shtetëror, jo ta godasësh atë. Dhe kur një prokuror bëhet pengesë e ndërtimit, ndërkohë që hesht për shkatërrimin, ai nuk është më në shërbim të drejtësisë, ai është në shërbim të agjendave të errëta.
Populli të sheh, Blerim. Historia të shënon. Dhe kur drejtësia bie në dorë të njerëzve që kanë frikë nga e vërteta, detyra jonë është ta themi me zë të lartë: nuk do të lejojmë që urat e Kosovës t’i trajtoni si krim, ndërsa armikun e shtetit ta përkëdhelni në heshtje. Nëse mendon që mund ta ndalësh ndërtimin e urave, ta dish se kjo do të mbetet vetëm një ëndërr e jotja që nuk do të realizohet kurrë!


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
