Boshti Rusi-Kinë-Iran-Kore e Veriut dhe pasojat për BE dhe Ballkanin Perendimor

05
Dec
2025
Autor: Kol Marku (Studiues-Analist)


(Analizë e shkurtër gjeo-politiko-strategjike, e bazuar në informacionet e NATO-s, instituteve strategjike perëndimore dhe mediave kryesore ndërkombëtare)
Në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO në Bruksel, sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, paralajmëroi se «Bashkimi i Moskës me Kinen, Iranin dhe Korene e Veriut përbën një kërcënim sistematik për rendin global». Sipas tij, «ky bashkim punon për të destabilizuar shoqëritë perëndimore dhe është gati për një konfrontim afatgjatë, ndërsa NATO do t’i përgjigjet me “forcë, unitet dhe vendosmëri» [1]
Kjo deklaratë nuk është thjesht retorikë diplomatike: ajo reflekton shqetësime reale në rritje për atë që shumë analistë e përshkruajnë si një “bosht autoritar global”, i cili po sfidon rendin post-1945. Boshti në fjalë përfshin elementë ushtarakë, ekonomikë, energjetikë dhe të informacionit, dhe për pasojë, të gjitha zonat periferike të Europës, përfshirë dhe Ballkanin Perëndimor, bëhen objektiv i interesave dhe intrigave gjeopolitike. Në këtë kontekst, roli i vendeve si Kosova e Shqipëria – (me aleancë strategjike mbrojtëse tre-palshe së bashku dhe me Kroacinë), por edhe i vendeve që synojnë integrim perëndimor – bëhet vendimtar. Ky artikulli vlerëson kërcënimet, skenarët, dhe opsionet gjeo-strategjike për Ballkanin, duke pasur parasysh forcimin e boshtit Rusi-Kina-Iran-Kore e Veriut dhe qellimin ndaj Perendimit.
1. Bashkimi i ri gjeopolitik: nga retorika te kooperimi konkret
Në 12 nëntor 2024, Rutte paralajmëroi se “bashkëpunimi ushtarak dhe ekonomik i Rusisë me Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut po rrezikon sigurinë e Evropës, Indo-Paqësorit dhe Amerikës së Veriut.” [2]
Që prej pushtimit të Ukrainës nga Rusia në 2022, raportet tregojnë se Kina po mbështet ekonominë dhe industrinë ushtarake ruse – përmes furnizimit me lëndë të para, teknologji dhe mbështetje diplomatike.[3]
Shtuar kësaj, ekspertë të sigurisë paralajmërojnë se ky bashkim mund të përkthehet në “axis of autocracy” – një bllok me interesa të përbashkëta për të përballuar rendin perëndimor.[3]
Kjo do të thotë se nuk kemi të bëjmë me aleanca sporadike, por me një përpjekje e koordinuar për të sfiduar status quo-në ndërkombëtare, ushtarakisht, ekonomikisht, energjikisht dhe nga ana informacionit, kibernetikes dhe dizinformimit.
2.1. Pasojat për Ballkanin perendimor
Ballkani Perëndimor – përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë – ndodhet në pikën ku përplasen interesat e ndryshme: pasuri natyrore (Trepça) rrugë tranziti energjetike, pakica etnike, historie konfliktesh, dhe tani përballë një arkitekture të re geostrategjike. Studiues dhe ekspertë të sigurisë paralajmërojnë risqe serioze: destabilizim, ndikim rus dhe sfida për integrimin evropian. [5]
3.1. Vullneti destabilizues dhe “hapësira gri” për ndërhyrje
Vendet si Serbia mbeten thelbësore për ambientin e ndikimit rus: pavarësisht disa përpjekjeve për diversifikim energjetik, Serbia vazhdon të jetë tejet e ndikuar nga furnizimet ruse të gazit dhe naftës. [6]
Sipas raportit të një qendre për siguri në Ballkan, Serbia përdor energjinë, përkatësisht varësinë historike ndaj Rusisë, si instrument presioni politik, një element kyç i strategjive hibride.[7]
“Hapësirat gri” – sikurse manipulimi i informacionit, mediat pro-ruse, pakicat etnike, ekonomia informale – bëhen mjet për të ndikuar në stabilitetin politik dhe institucional të vendeve si Kosova. [8] Pra çdo përshkallëzim në marrëdhëniet Rusi-Perëndim mund të kthehet në krizë për Ballkanin, në formë energjetike, politike, etnike apo mediatike.
2. Pasojat për Kosoven dhe shqiperinë dhe statategjia e nevojshme
1.2. KOSOVA
Për Kosovën, rreziku është real dhe afatgjatë. Prania e pakicës serbe në veri, lënia e statusit të paplotësuar ndërkombëtarisht për disa shtete, varësia nga ndihmat ndërkombëtare dhe presioni i vazhdueshëm mediativ serbo-rus, e bëjnë një terren shumë të ndjeshëm.
Në rast një përshkallëzimi – politik, energjetik, ose ushtarak – Kosova mund të ndjekë skenarë destabilizimi: protestash, barrikadash, tensionesh etnike, manipulimi mediatik. Për më tepër, nëse Serbia qëndron si pikë tranziti energjie dhe influencë ruse, mund të ketë përpjekje për destabilizim institucional, qoftë për të përdorur Kosovën si “monedhë shantazhi”. Ky rrezik konfirmohet nga analiza e instituteve stategjike se rajoni mbetet objektiv i “operacioneve hibride” dhe “ndikimit rus përmes energjisë dhe medias”. [9]
2.2. SHQIPËRIA
Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aspiron integrim evropian. Por kjo nuk e mbron automatikisht nga presioni: varësia rajonale, rrugët e tranzitit, dhe paqëndrueshmëria e fqinjëve e bëjnë vendin vulnerabël në një rajon të trazuar. Për të mbrojtur interesat kombëtare dhe rajonale, Shqipëria duhet të ndërtojë një strategji aktive sigurie, që përfshin:
-modernizim të ushtrisë dhe kapaciteteve kibernetike
-fuqizim të diplomacisë rajonale me Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi etj.
-rol më aktiv si korridor sigurie dhe partner stabil, për shembull me investime në infrastrukturë energjetike, logjistike, kibernetike.
Vetëm kështu mund të kontribuojë në ruajtjen e stabilitetit në rajon dhe të mos mbetet pasive ndaj manovrave gjeopolitike.
3. Roli i aktoreve pro Rus: Serbia dhe Hungaria
1.3. Serbia
Pavarësisht përpjekjeve për disa diversifikime energjetike – si interconnectori me Bullgarinë – Serbia mbetet i varur për më shumë se 90 % të gazit apo naftës nga furnizues rusë ose rrjete të kontrolluara nga subjekte me lidhje me Moskën.[10] Kjo varësi i jep Rusisë mundësi të përdorë energjinë si mjet presioni politik, për të penguar vendime pro-Perëndimit, për të influencuar mbi politikat e jashtme të Beogradit, dhe për të mbajtur rajonin në vija të dobëta stabiliteti.
Raportet e kohëve të fundit flasin për përpjekjet e Serbisë për të përfituar lehtësime nga sanksionet amerikane ndaj kompanisë së saj të naftës, NIS, një tregues i qartë se Beogradi po tenton të ruajë urën me Moskën pavarësisht presionit ndërkombëtar.
2.3. Hungaria
Në sytë e kërcënimeve strategjike, Hungaria – me politikën e saj shpesh në kundërshtim me linjën zyrtare të BE-së – mund të luajë rolin e “portës brenda Europës” për interesat ruse. Sipas raportimeve, shumë prej projekteve energjetike dhe investimeve kineze në Europën Qendrore e Juglindore kalojnë nëpër Hungari e Serbia, duke favorizuar ndikimin e Moskës në brendësi të Bashkimit Europian. Në një skenar përshkallëzimi global, kjo mund të shndërrohet në një korridor të riciklimit të influencës ruse e kineze – ekonomikisht, energjetikisht, politikisht – duke minuar unitetin perëndimor.
4.Përfundim: Bashkimi i Rusisë me Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut – siç e thekson NATO – nuk është më thjesht një rrezik i largët: është një skenar konkret që kërkon reagim strategjik.
Ballkani Perëndimor – me Kosovën e Shqipërinë në vijën e parë – ka përballë sfida të rënda: destabilizim, energji, influencë, dezinformim. Por ka edhe mundësi të jashtëzakonshme: integrim real në arkitekturën perëndimore, forcim institucional, rol stabil në Ballkan. Nëse veprojmë me vullnet, bashkëveprim dhe strategji të qartë, mund të transformojmë këto kërcënime në aleanca, stabilitet dhe shanse për prosperitet.Në të kundërt, do të mbetemi vegël në lojën e të mëdhenjve.
_________
Shenim: Të nderuar lexues! Këtë artikull mund t’a komentoni dhe perhapni lirshëm por natyrisht duke ruajtur etiken dhe të drejten e autorit!
Lexim të këndshëm!
_________
Fusnota / Bibografi
1. John Irish, “NATO chief warns of threat from Russian ties with China, Iran, North Korea,” Reuters, 12 nëntor 2024. (Reuters)
2. “NATO boss: Russia remains destabilizing force over long term,” voennoedelo.com, 2025. (Военное дело)
3. “NATO chief tells allies to step up as Russia remains long-term threat,” TVP World, 2025. (TVP World)
4. “Beware the growing Russia–China–North Korea–Iran alliance – NATO chief warns,” Euractiv, korrik 2025. (Euractiv)
5. “Europe and Russia on the Balkan front: geopolitics and diplomacy in EU’s backyard,” ISPI Online, mars 2023.(ISPI)
6. “Unlocking the Western Balkans: Why Serbia Holds the Key,” ECIPE, korrik 2025. (Ecipe)
7. “Serbia’s Energy and Resource Gambit,” Western Balkans Center, gusht 2025. (Centro dei Balcani Occidentali)
8. “Serbia’s energy future: Transitioning towards sustainability and security,” Mondo Internazionale. (Mondo Internazionale)
9. “Serbia’s Energy Dilemma: Russian Ownership and the Path to Renewable Transition,” European Western Balkans, nëntor 2023. (European Western Balkans)
10. “Flashpoint: A Path Toward Stability in the Western Balkans,” Hudson Institute, 2025. (Hudson Institute)
____________
Shenim: Të nderuar lexues! Këtë artikull mund t’a komentoni dhe perhapni lirshëm por natyrisht duke ruajtur etiken dhe të drejten e autorit!
Lexim të këndshëm!
________________
Nenkolonel ® Kol Marku
Itali – 04/12/2025

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 05/12/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk