Bota sot është në pikën më të rrezikshme të egzistencës së saj. Kjo, falë krizës së gjithanshme politike, ekonomike e morale të sitemit kapitalist. Sistemi kapitalist, që sundon në shtetet më të shumta e më të fuqishme të botës, ka arritur në pikën kulmore të tij, që quhet Imperializëm. Thënë me gjuhën e thjeshtë të popullit, ka arritur në “majë të mullarit”! Mirëpo dihet se në majë të mullarit, vendi për të qëndruar është tepër i vogël dhe duhet zbritur. Kjo zbritje nuk i pëlqen “sër Kapitalistit”. Por edhe të mbahet “në majë të mullarit” e ka të vështirë. Ndodhur në këtë situatë, mbeten tri variante të mbijetesës së kapitalistit të imperializuar:
1.-Lufta e Tretë Botërore
2.-Revolucioni Proletar
3.-Risjellja në skenë e nazifashizmit
1.- Lufta e Tretë Botërore, nuk është “varianti” i duhur, sepse falë mjeteve vrastare që egzistojnë sot, do të ishte edhe fundi i vetë kapitalist-imperialistit
2. Revolucioni proletar, jo vetëm është i papranueshëm nga kapitalist- imperialisti, por nuk është as në pikën optimale si revolucion. Ndonëse pothuaj në të gjitha vendet e botës, janë formuar e veprojnë Partitë Komuniste, që organizojnë e drejtojnë revolucionet proletare, organizimi e uniteti i tyre është nën nivelin që kërkohet për një revolucion fitimtar. Imperialisti është kujdesur që krahas “krijimit” të pashmangshëm të Partive Komuniste, të punojë për sabotimin e tyre, duke nxitur e krijuar disa PK në të gjitha vendet, të cilat nuk arrijnë të merren vesh për domosdoshmërinë e revolucionit dhe nevojën e internacionalizmit proletar.
3. – E vetmja rrugë për zgjidhjen e situatës në krizë të imperializmit, mbetet risjellja në skenë e Nazifashizmit. Siç u veprua në vitet e krizës së madhe botërore të viteve tridhjetë.
Shenjat e kësaj lëvizje nazifashiste janë çfaqur. Madje me shumë forcë, kryesisht në Gjermani, në Francë, në Itali, etj., pikërisht në ato vende që sollën nazifashizmin dhe shkaktuan kasaphanën e Luftës së Dytë Botërore.
Është koha të kujtojmë Thirrjen e revolucionarit Julius Fuçik:
POPUJ, JU KAM DASHUR; JINI VIGJILENT!
Dhe të deklamojmë më forcë e më kurajo parullën luftarake të Partizanëve Shqiptarë “VDEKJE FASHIZMIT, LIRI POPULLIT”!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!