Bota rrtullohet!

11
May
2023

Shkruan: Medai Shaholli
‘Njëherë më hipe një herë të hipa’ thonë mes vete kundërshtarët azganë të injorancës shqiptare, kur nuk pajtohen mes vete për gjëra të ndryshme por gjithsesi, më në fund e pranojnë se jemi baraz’ në të hipur e në të zbritur’, duke i qetësuar gjakrat e nxehtë mes tyre për të vazhduar garën për dominim brenda kampit shqiptar.
Megjithatë, ‘fiton’ i ligu pasi ai konsiderohet më i zoti, më i afti nga të gjithë në këtë konkurencë mes të ndershmëve dhe të pandershmëve të turmës, që zgjedh të ligun para të ndershmit dhe të aftit, para profesionistit dhe kompetentit, zgjedh kopukun dhe rrufjanin.
Demagogu dhe mediokri reklamohen sot nga turmat e shashtisura si lider dhe burrë i zoti, ata që janë të ligj nga më të ligj që ka sot bota, por që ‘ashtu i do mushka drutë’ se këta janë më të zotët thonë ‘ekspertë’ nga injoranca jonë.
Shfaqja e mediokritetit dhe marrja e përgjegjësisë nga të paaftë dhe jokompetent është evidente, me udhëheqës dhe drejtues institucional amatorë dhe gjysmë analfabetë funksionalë nuk kundërshtohet por miratohet si zgjidhje e duhur.
Ne nuk e shohim akoma që kemi ‘rënë në fund të pusit’ si popull, si për nga niveli arsimor ashtu edhe për nga përfaqësimit i mediokritetit dhe jo i profesionalizmit të kuadrove në rang kombëtar, pasi kemi në krye të institucioneve drejtues mediokër që nuk ‘dinë ku lidhet gomari’ e lëre më ta nxjerrin ‘gomarin nga balta’ ku janë zhytur edhe vetë.
Sharlatani dhe rrufjani sot kanë kapur majat e pushteti dhe nuk i lëshojnë jo se i kanë fituar ato poste ndershmërisht por i kanë rrëmbyer dhe uzurpuar padrejtsisht.
Një fjalë e urtë popullore sado e ashpër që është pa dorshaka akuzon:
Ranë malet u ngritën haletë!
Kjo është bota shqiptare që rrotullohet rreth vetvetes me të ligj e me rrufjanë të mbështetur nga një injorancë e konsoliduar tashmë, do të shkaktojë për gjeneratat e reja pasoja të rënda me dekada në mos më shumë si ndëshkim nga të parët!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 11/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk