Shkruan: Dritan Goxhaj
Historia e njerëzimit ësht e mbushur me luftëra. Në fillim, luftërat janë bërë më shpata, më pas pati risi në armët, ku shpatat u zëvendësuan me armë moderne.
Por tashmë koncepti i luftërave po ndryshon. Aspektet tradicionale të një lufte po evolojnë. Teknikat konvencionale edhe pse në përdorim të gjërë akoma, ato duket se janë në rënie. Dhe ky boshllëk që po krijohet nga kjo rënie po zëvëndësohet me taktika dhe mjete të reja të luftës, të tilla si lufta e informacionit, lufta asimetrike, lufta e propagandës mediatike dhe lufta hibride, duke krijuar kështu një përzierje të linjave të luftës midis luftëtarëve dhe jo luftëtarëve dhe midis kohës së paqes dhe asaj të luftës.
Por ama korniza bazë e luftës, qoftë ajo e hershmja e qoftë kjo modernia, është përcaktuar nga Klauzeviçi në librin e tij ”Mbi luftën”. Ai e përkufizon luftën midis shteteve si ” Një duel në shkallë më të madhe” dhe e shpjegon qëllimin e saj si ” Një vazhdimësi e politikës me mjete të tjera” me elementë thelbësorë të ” Racionalitetit të shtetit, prob abilitetit në komandën ushtarake dhe tërbimit të popullsisë”.
Luftërat kanë ekzistuar që nga fillimi i njerëzimit. Historianët sot janë të mendimit se në 5,000 vjet të civilizimit njerëzor kanë ndodhur rreth 15,000 luftëra dhe konflikte të armatosura. Bindesh për këtë kur shef sot që nga 193 shtete që janë anëtare të OKB-së, 1/3 e tyre janë në një gjëndje lufte, ose janë duke luftuar, ose kanë konflikte të pa zgjidhura më fqinjët. Kjo do të thotë që luftërat në planetin tonë kanë të ardhme.
Do të thotë që çdo gjeneratë ka pasur luftën e saj. Prandaj edhe në diskutimet rreth luftës gjithnji përmenden taktika të brezave/ gjeneratave të ndryshëme.
Por për herë të parë konceptin e ndarjes së luftës në gjenerata e solli një analist ushtarak amerikan William Lind, në vitin 1980.
Më pas kjo teori ësht evoluar nga disa teoricienë të tjerë ushtarakë por që në fund të gjithë pothuajse bien dakort se luftërat e njerëzimit ndahen në 5 gjenerata të cilat hynë te 3 valë të luftës, ku të dyja këto bëjnë pjesë në atë që konsiderohen 4 epokat e luftës.
Ҫdo gjeneratë lufte përfaqëson jë mënyrë të të bërit luftë.
Por le ti shohim duke filluar nga fundi pasi kështu do të jetë edhe më e lehtë për t’i kuptuar.
A) Epokat e luftës:
Epoka e parë
Epoka e parë njihet si epoka Njerëzore
Lufta e epokës së parë ekzistonte brenda botës klasike dhe bazohej vetëm mbi fuqinë njerëzore. Në këtë epokë bëjnë pjesë dy mënyra lufte: Lufta Helene e cila bazohej në falangat dhe Lufta Romake e cila bazohej në Legjionet.
Por ama gjithë ideologjia e këtyre dy mënyrave të luftës bazohej mbi virtytin.
Epoka e dytë
Epoka e dytë njihet si epoka e kafshëve.
Në epokën e dytë bëjnë pjesë luftërat e zhvilluara gjatë periudhës së mesjetës. Në këtë epokë bëjnë pjesë tre mënyra lufte : Për herë të parë kemi futjen e kalorësisë masive, të cilët më pas evolojnë në formacione të rregullta kavalerie dhe në fund këta shndërrohen në kalorës.
Ideologjia në këto tre forma të luftimit bazohej mbi ideologjinë kishtare.
Epoka e tretë
Epoka e tretë njiher si epoka e mekanizuar, ose si epoka moderne.
Kjo epokë dallohet nga dy forma të luftuari: në këtë epokë si fillim u pa ngritja e ushtrive mercenare të cilat shfrytëzonin fuqin mekanike në periudhën e dinastive dhe më pas këto forca u instuticionalizuan në kohën e absolutizmit. Forma e dytë është ajo e korporatizmit e cila dallohet për shfrytëzimin e motorrëve në mjetet mekanike.
Ideologjia në këtë epokë ishte ajo e shtetit e cila filloi të zëvendësonte dinastitë.
Epoka e katërt
Epoka e katërt njihet si epoka post mekanike
Kjo epokë dallohet nga dy forma të luftuari: nga lufta e teknologjissë së avancuar dhe lufta jo perëndimore. Ku kjo e dyta i kundërvihet teknologjisë së avancuar në formën e terrorizmit me konflikte me intesitet të ulët.
Ideologjia që prevalon në këtë epokë dhe që korrespondon me epokën që po jetojmë është ajo e vënies në pikëpyetje e legjitimitetit politik dhe mbijetesës së shtetit dhe kombit.
Në këto katër epokat që përmenden më lart, hyjnë 3 valë të luftës
B) Valët e luftës
Vala e parë
Vala e parë njihet si lufta agrare.
Kjo formë e luftës bazohej në ushtri të organizuara dobët, të paisura dobët dhe të udhëhequra dobët dhe që përfshiheshin në luftime sezonale. Në këtë lloj lufte urdhërat janë gjithnji verbale, pagesa është e parregullt dhe shumicën e kohës në natyrë dhe natyra e vrasjes është ballë përballë.
Në këtë valë të parë hynë luftërat që nga ato Helene, ato Romake, ato të Europës feudale dhe ato të Kinës së lashtë.
Vala e dytë
Vala e dytë njihet si lufta industriale.
Kjo formë e luftës njihet si përfaqësuese e qytetërimit industrial. Në këtë lloj lufte kemi përqëndrim të ushtrive të mëdha të paisura me armë standarte. Në këtë lloj lufte komandantët janë të shkolluar nëpër akademitë e luftës dhe urdhërat jepen me shkrim. Forcat e mekanizuara kane sjellë edhe zhvillimin e taktikave të reja të luftës. Tashmë lufta nuk bëhet mbi midis sundimtarëve por midis popujve të mëshiruar nga shtetet dhe kombet e tyre.
Vala e tretë
Vala e tretë njihert si lufta e dijes
Kjo formë e luftës dallohet nga municionet e drejtura dhe ato inteligjente, robotët, nga teknolgjia jo vdekjeprurëse, nga armët e telekomanduara dhe viruset kompjuterike.
Dhe tashmë vimë te
C) Gjeneratat e luftës
Gjenerata e parë
Lufta e gjeneratës së parë fillon në 1648 me Traktatin e Vestfalisë. Ky traktat i dha fund luftërave fetare në Evropë. Kjo gjeneratë shkon nga viti 1648 deri në vitin 1860. Gjatë kësaj gjenerate u pa përdorimi i gradave ushtarake për të ndarë trupat në njësi. Gjithashtu u prodhuan rregulla klasifikimi dhe rregulla luftarake. Gjatë kësaj gjenerate taktikat e luftës ishin të zhvilluara në linja dhe në kolona. Në këtë gjeneratë betejat zhvilloheshin ballë përballë ku si armë përdoreshin shpatat, shigjetat dhe kuajt. Gjatë kësaj gjenerate komandanti ishte gjithnji i pranishëm në fushën e betejës dhe suksesi varej kryesisht mbi sasisë e trupave.
Gjenerata e dytë
Kjo gjeneratë përfshin brënda saj tipare të gjeneratës së parë por me teknologji të përparuar, ku shpatat dhe shigjetat u zëvendësuan nga mushqetat, pushkët moderne dhe topat. Gjatë kësaj gjenerate betejat zhvilloheshin shpesh edhe ballë përballë por për shkak të evolimit të teknologjisë ushtarake u bë e mundur që luftimi të zhvillohej edhe në distancë. Gjatë kësaj periudhe hyri në veprim komunikimi me radio i cili organizoi metodologjinë e luftës. Suksesi në këtë gjeneratë nuk varej më nga sasia e trupave por nga armët moderne. Në këtë gjeneratë artileria dhe municioni u bënë më të rëndësishme se faktori njeri. Kjo gjeneratë fillon nga mesi i shekullit të 19 dhe ka vazhduar deri në fund të Luftës së Parë Botërore.
Gjenerata e tretë
Kjo gjeneratë karakterizohet nga lufta e shpejtësis së lartë e cila sheh një grup të kombinuar forcash të mbështetura nga aviacioni dhe tanket të godasi papritur armikun, në mënyrë të organizuar dhe efektive të shoqëruar nga një planizim i shkëlqyer. Gjatë kësaj gjeneratë lindi taktika më e njohur sot, ajo që quhet Blitzkrige (Goditja rrufe). Taktikë e zhvilluar nga gjermanët në Luftën e Dytë Botërore e cila është edhe periudha e shtrirjes së kësaj gjenerate.
Gjenerata e katërt
Kjo është gjenerata në të cilën është e vështirë të bësh dallimin midis paqes dhe luftës. Gjatë kësaj gjenerate ishte tepër e vështirë që të bëje dallimin midis luftëtarit dhe qytetarit. Gjatë kësaj gjenerate vendet nuk dërgonin më trupa për të sulmuar një vend tjetër por mjaftohjeshin të armatosnin e mbështesnin me trajnime, armatim dhe politikisht grupe të caktuara në territorin e vendit të cilin donin të shkatërronin dhe që kthehej në bazë të luftës guerile të këtyre grupeve të armatosura. Shëmbulli më konkret për këtë gjeneratë janë luftrat e zhvilluara në Irak, Siri, Libi, Afganistan.
Lufta e gjeneratës së katërt dominohet nga taktika asimetrike duke i dhënë fund monopolit shtetëror të përdorimit të forcës, duke përfshirë në të, fise sekte, popuj, mercenarë, duke u kthyer kështu sërish në epokën e luftës para Traktatit të Vestfalisë.
Gjenerata e pestë
Kjo është forma më e fundit e luftës dhe konsiderohet edhe si lufta e perceptimit dhe e informacionit. Kjo është lufta më e rrezikshme pasi në këtë gjeneratë viktima e luftës as që e di që është në luftë dhe nuk e di nëse po humbet apo fiton dhe për çfar e përse po lufton. Në këtë luftë kryesisht nëpërmjet dezinformimit njerëzve ju bëhet shpëlarja e trurit me qëllim të krijimit të kaosit. Kjo është forma më moderne dhe më vdekjeprurëse e luftës, që po bëhet më e rrezikshme për shkak të teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale.
Lufta e kësaj gjenerate njihet edhe si lufta kibernetike.
Lufta e kësaj gjenerate rifuti sërish shtetin si aktor në përdorimin e forcës deri diku, duke e kthyer kështy sërish në epokën e luftës së parë dhe të dytë botërore.
Luftërat e gjeneratës së katërt dhe të pestë të cilat shtrihen në shekullin e 20 dhe këtë të 21, kanë tendencën që të jenë më globale, më shkatërrimtare, por më precize në natyrën e tyre për shkak të ndikimit të ndryshimeve të mëdha teknologjike.
Luftërat e kësaj gjeneratës së fundit vërtetojnë totalisht elementët thelbësorë që specifikon Klauzeviçi ” Racionaliteti i shtetit, probabiliteti në komandën ushtarake dhe tërbimi i popullsisë”.
Luftërat që po zhvillohen dhe që do të zhvillohn tashmë i përkasin gjeneratës së pestë dhe në këto ka rëndësi përdorimi i sistemeve të inteligjencës artificiale, pasi tashmë të gjitha llojet e taktikave dhe strategjive ushtarake janë të kompjuterizuara dhe me anë të kësaj inteligjence artificiale sistemi prodhon taktikën e nevojshme që duhet në një teatër luftimi, bazuar mbi të dhënat që i jep. Duke i hequr iniciativën komandantit në terren.
Qartësisht zhvillimi i tejskajshëm i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale do sjellë shumë shpejt përplasjen e taktikave dhe strategjive të tre gjeneratave të fundit.
Mbetet për tu parë se kush do e fitojë këtë betejë midis njerëzimit dhe teknologjisë, e cila ka sjellë një rritje të madhe të mungesë së dijes dhe të analfabetizmit.
Por këtë më së miri e ka definuar historiani Alvin Tofler ” Analfabetët e shekullit të 21 nuk do të jenë ata që nuk dinë të lexojnë apo të shkruajnë, por ata që nuk m und të mësojnë, çmësojnë dhe të rimësojnë”.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!