BREZIN E RI DUHET TA FRYMËZOJMË DHE EDUKOJMË NDRYSHE

08
Aug
2023
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti


Pse është mbjellur dyshimi dhe frika ndër shqiptarët se mund të ndahet Kosova?
Kjo është ndjenjë e fshehtë frike e kultivuar nga vetë shqiptarët, për shkak të robërisë së gjatë nën sundimin e egër serb, nga presioni, dhuna dhe terrori mbi shqiptarët.
Me këtë logjikë nuk duhet të edukohen edhe brezat e rinj të shqiptarëve.
Nga kjo frikë e stisur, nga këto qasje dhe botëkuptime, duhet të pastrohen jo vetëm shkrimet e autorëve të sotëm, por edhe tekstet shkollore, literatura dhe librat e hitororisë.
Kosova sot është e lirë, shtet i pavarur dhe sovran i popullit shqiptar dhe i pakicave që jetojnë në të. Dhe, jo vetëm shtet i shqiptarëve që jetojnë në Kosovë, por shtet amë edhe i mbi 30 milion shqiptarëve që jetojnë kudo në botë, si edhe mëmëdheu i tyre, Shqipëria, sepse të gjithë kanë kontribuar dhe derdhur gjak për lirinë e tyre, sepse asnjë shqiptar në botë nuk ka atdhe tjetër përveç tyre.
Ky nuk është shekull i ndarjeve dhe cipëtimeve, por shekull i bashkimit dhe integrimeve globale.
Mjaft është ndarë e cipëtuar Kosova gjatë shekujve, më 1878, 1913, 1945. Kjo sot është Kosova më e tkurrur që kemi trashëguar nga të parët tanë, të cilët në ato rrethana të pavaforshme mezi arritën t’ia ruajnë këtë territor, këtë qenie, shtat dhe frymë që ka sot Kosova.
Lutjet dhe uratat, dëshirat dhe ëndrrat, sado të mira që mund të jenë, nuk e kanë shpërtuar asnjë popull dhe asnjë shtet gjatë historisë, por puna, veprat, përkushtimi dhe sakrifica, pa u ndalur ditenatë, që ta kemi Kosovën tonë siç e duam!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 08/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk