Bugar Osmanov godet sërish gjuhën shqipe!

15
Apr
2023



Shkruan: Medai Shaholli

Siç bën të ditur gazeta Lajm se edhe sot Bujar Osmani (Bugar Osmanov shënimi im) në lidhje me ndryshimet kushtetuese ka deklaruar se heqja e “20%-shit” s’është interes i shqiptarëve që të bëhen alibi për bllokimin e eurointegrimeve!
Kësisoj, Bugari ynë nuk e do gjuhën shqipe në Bruksel por sllavishten e Dhimos si gjuhë të ‘drzhavës’, si kusht për vazhdimin e negociatave për anëtarësim të ‘Severnës’ në BE.
Vargjet epike të poetit tonë kombëtar Ali Asllani, të shkruara para shumë dekadash janë akoma aktuale dhe i atribuohen pikërisht këtij lloj pushtetari renegat dhe tradhtor siç janë këta të pabesët dhe rrufjanët nga ‘Severna’, që shkelin mbi identitetin kombëtar në emër të integrimeve europiane.
Para interesave kombëtare nuk na duhet asnjë integrim i cili mohon identitetin kombëtar.
Kurrë mos mbërriftë të hy ‘Severna’ në BE nëse nuk fshihet njolla e turpit, e cila i cilëson shqiptarët si bashkësi shifrash pa identitet gjuhësor!
Ndaj, le t’i themi të gjithë së bashku Bugar Osmanovit : Ndal revanit kundër gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 15/04/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk